Vërejtja e fundit për deputetët, partitë politike dhe të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës
Nëse nuk gjejnë një mënyrë ligjore për të bllokuar organizatën armiqësore "Lista srpska", pozicionet që mbajnë do të jenë të pavlera.
Ata deputetë që votojnë për kandidatët e LS-së, bashkëpunojnë ose krijojnë ndonjë koalicion me ta, do ta shpallin veten tradhtarë dhe do të regjistrohen në murin e turpit të historisë së kombit shqiptar.
Partitë humbëse të zgjedhjeve - PDK, LDK dhe AAK/NISMA që mendojnë se do të përfitojnë nga shkarravitja e shtetit dhe për këtë do të arrijnë të fajësojnë Albin Kurtin dhe koalicionin e tij, do të dështojnë keqas. Tradhtia dhe muri i turpit i presin, asgjë tjetër.
Partia Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, si fitues të zgjedhjeve, mbajnë përgjegjësinë për mosgjetjen e një mënyre për të bashkuar dhe përvehtësuar një pjesë të opozitës për të krijuar institucionet shtetërore.
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme, me dhënien e tokës në mënyrë të paligjshme Manastirit të Deçanit dhe me vendimet e tyre të fundit të njëanshme dhe të dëmshme për shtetin, e kanë humbur plotësisht autoritetin e tyre në popull dhe kanë dëmtuar shumë integritetin dhe legjitimitetin e tyre. Shumica e gjyqtarëve të tyre janë ose të korruptuar ose të hendikepuar nga servilizmi ndaj ndërkombëtarëve.
Shumica e diplomatëve evropianë janë të trazuar nga krimineli Vuqiq, i cili disa ditë më parë i quajti ata kopilë, sepse nuk e mbajtën premtimin e tyre për t'u dhënë veriun e Kosovës në tryezë me të ashtuquajturin dialog. Administrata Trump është shumë e zënë, për shkak të angazhimeve në Ukrainë dhe Palestinë. Përballë një situate të ndërlikuar në Kosovë, ajo mund ta lërë shumë lehtë çështjen për zgjidhje në duart e shteteve pro-serbe të Evropës.
Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka detyrimin dhe përgjegjësinë të mobilizojë mendjet më të ndritura të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, pavarësisht nëse i përkasin partive të tyre, për të bllokuar ose eliminuar Listën Serbe. Të gjitha vendet demokratike, të përballura me qindra organizata ekstremiste, e kanë bërë këtë. Është e pakonceptueshme që SHBA-të të lejojnë një organizatë të kontrolluar dhe të financuar nga Kuba ose Venezuela të veprojë lirisht në Amerikë si Lista Serbe në Kosovë.
Përfundimisht, nëse “Lista srpska” arrin të depërtojë në institucionet e vendit dhe të marrë kontrollin e veriut, Kosova dhe Ballkani do të dominohen nga Serbia. Ky është vërtet VËREJTJA E FUNDIT. Ne të gjithë do të jemi fajtorë, përfshirë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Megjithatë, partitë politike dhe deputetët e zgjedhur të popullit do të jenë fajtorët kryesorë.