Demokratët, portretizohen si përkrahës të krimit!

Opinione

Demokratët, portretizohen si përkrahës të krimit!

Nga: H.Rafuna Më: 6 shtator 2025 Në ora: 20:55
Donald Trump

Trump po përpiqet t'i portretizojë Demokratët si “përkrahës të krimit" kur ata kundërshtojnë urdhrin e Trump për të dërguar Gardën Kombëtare në qytete! Është "argëtuese" për Trumpin t'i joshë ata me një kurth, të përfundojnë duke u dukur sikur nuk e marrin seriozisht krimin.

-Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi që New Orleans mund të jetë objektivi i tij i radhës për vendosjen e Gardës Kombëtare për të “luftuar krimin”!

Pra, qytetete të tjera amerikane të cilat qeverisen nga demokratët do të vizitohen nga Garda Kombëtare me urdhër të Trumpit.

Eksperti i politikës ameriksne, Eirik Løkke beson se nuk është rastësi, pse Trump po dërgon Gardën Kombëtare vetëm në qytetet e kontrolluara nga Demokratët.

Nëse,  ai vërtet do të luftonte krimin,  të dërgonte trupa në qytete të tjera me shkallë të lartë krimit, por jo vetëm në shtete të qeverisura nga demokratët! 

Kjo e bën të qartë qëllimin…)

Trump ka thënë tashmë se planifikon të dërgojë Gardën Kombëtare edhe Çikago dhe Baltimore, për deportimin e emigrantëve, jo për krimin, beson Hilmar Mjelde.

Pra, dërgon forca në qytete, të cilat nuk do të bashkëpunojnë në deportimet masive, dhe këto janë kryesisht qytete të qeverisura nga demokratët, në të kundërtën qytetet e qeverisura nga republikanët po bashkëpunojnë me Trumpin për këtë!

Si vlerësohet kjo nga ana  ligjore?

A ekziston rreziku që të shkelet  ligji?

- Vendosja e Gardës Kombëtare për të kryer detyra policore nuk është e ligjshme, administrata Trump sapo u shpall fajtore për këtë, por e ligjshme është vetëm atëherë, kur kërcënohet rendi publik.

Eksperti amerikan Eirik Løkke beson se ky është një konflikt, të cilin vetëm Trumpi e dëshiron, ai nuk ka asnjë “arsye” për të detyruar ushtrinë, të bëjë punën e policisë, si “një domosdoshmëri e ngutshme”!

Shumë amerikanë janë të shqetësuar, për kohën e qëndrimit të ushtarëve!

Pyetja është se, si do të përdoren këto forca, ndoshta kjo është një 

përpjekje e Trump, për të krijuar një lloj force paraushtarake, thotë eksperti amerikan!

- A do të kemi të pranishme ushtrinë,  edhe atëherë kur njerëzit do të shkojnë me votue?

-A duhet të ketë Garda Kombëtare një rol në vetë procesin zgjedhor?

Kjo nuk është realiste në demokraci, 

por duket sikur, ai po krijon forcat e tij policore dhe ushtarake të cilat mendon të i komandon sipas dëshirës. 

Deri më tani, policia dhe ushtria kanë arritur të qëndrojnë larg politikës në SHBA, por këto institucione, duket se kanë prirje konservatore, ndoshta në të ardhmen do të përpiqen të pengojnë edhe transferimin e pushtetit, nëse demokratët i fitojnë zgjedhjet në vitin 2028!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat