Ish qeveritë e më parshme, thuaja se kishin “kompetenca të jashtëzakonshme ndërkombëtare”!Ata ishin të “autorizuar” të jenë të zgjuar për vetëveten dhe naiv ndaj naivitetit të disa ndërkombëtarëve, kur ishte në pyetje veprimi i shtetit tonë si shtet ndaj Serbisë!
Një Parlament i tanë, ishte pa ndikim ndaj qeverisë, për të ndalua gabimet e njëpasnjëshme (të nënshkruara përpara ndërkombëtarëve) nga këta të nxënës të ndëgjueshëm dhe të zgjuar për të mbetë shumë gjatë në pushtet!
Këta dorëlirë, nuk kursyen asgjë për të qëndrua aty ku ishin, prandaj dhuruan pjesë të territorit të shtetit, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa Serbisë nuk ia kundërshtuan veprimet antishtetërore, për faktin se Lista e Serbisë posedonte qelësin e portës së Parlamentit sikur të ishte Kosova pronë e shtetit të Vuçiqit!
Në emër të integrimit, këto forca të errëta u avancuan aqë shumë, sa që arritln të terrorizojnë shtetin dhe qytetarët e shtetit tonë!
Pra, qeveritë dhe Parlamenti , praktikisht u pajtuan me ndërkombëtarët, sepse kishin bindjen se vetëm kështu do të mbyllin dreqin në shishe! Pra, edhe të drejtat e pakicës serbe me kushtetutën e Kosovës, tejkaluan të gjitha normat e minoriteteve në mbarë botën, sepse qëllimi ishte që këta të ndjehen sikurse në shtëpinë e vetë!
Këto të drejta u keqëkuptuan qëllimshëm, pra minoriteti serb i ndikuar nga Beogradi cenoi dhe nëpërkëmbi integritetin e shtetit tonë. Metastazat kancerogjene në vazhdimësi, u përhapën, cenuan dhe dobësuan rritën shtetit tonë!
Pse nuk kishte kurrfarë filtrimi për këtë dorë të zgjatur të Beogradit, gjegjësisht për këtë kukëll të minoritetin serb që kundështonte pavarësinë tonë, është mirë të pyeten ish qeveritarët, të cilët armikun e shtetit e kërkonin në mesin e shqiptarëve, pse kundërshtoheshin gabimet dhe makutëria e tyre të pa fund! Fatkeqësisht edhe sot e bëjnë të njëjtën “ç’menduri” për pushtet, duke akuzuar Albin Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe Rusisë! Përndjekjet e inskenuara ndaj Vetëvendosjes për të zhdukë nga faqja e dheut, përputhen dhe dëshmojnë ndjenjën e fatëkeqësinë, nëse Albini e fiton pushtetin! Vetëvendosja kundërshtonte ish qeveritë, të cilat nuk kishin vesh për të ndëgjuar trokëllimën e Kalit të Trojës mbrenda Kuvendit të Kosovës!
Strategjia e tyre për pushtet, edhe në “dëm të shtetit” ishte amin i sinqert përballë të huajve dhe përsëritje e neveritshme! Kjo rrugë e gjatë në pushtet, më në fund u ndëshkua rëndë nga vota e lirë, por mendërisht nuk u pranua nga humbësit, në stilin e republikanëve të Amerikës, sepse Albini i mashtroi votuesit!
Vetë qertifikuan Listën serbe, fajësojnë Albinin!
Nuk e kishin guxim të deklarohen kundër qertifikimit të fundit për Listës Serbe, e cila vepron haptas kundër shtetit tonë, prapë fajësohet Albini!
I ngrisin duart lartë dhe poshtë në Parlament, në njëjtën linjë me Listën e Vupiqit, për mos konstituimin e Kuvendit, prapë fajësohet Albini!
Pse, dje dhe sot, ndjehen të mëshirshëm ndaj Listës serbe, së bashku me disa pjesë të Kushtetutës tonë, është një pikëpyetje e madhe për të gjithë shqiptarët!
-Nëse nisemi nga parimet e shëndosha të secilës Kushtetutë për cilin do shtet, kuptohet se kjo siguron sovranitetin e shtetit, ndarjen e pushteteve, demokracinë, sundimin ligjit dhe të drejtat e njeriut!
Atëherë, gjithëçka do të ishte në rregull nëse parlamentarët e zgjedhur nga populli nuk do kishin lejue prezencën e Serbisë mbrenda Parlamentit tonë!
Në këtë situatë të përballjes, me një armik fashist ndaj lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, kishte me qenë e ndershme të reflektojmë dhe të bashkohemi para se të ndodhë ndo një hata e madhe!
Nuk është e tuprshme të mbrohet shteti ynë edhe në Gjykatën e Hagës, (edhe pse ishte gabim i shtetit) përderisa edhe miqtë tanë nga Amerika dhe bota demokratike do të mbajnë anën e të drejtës tonë, sepse bashkarisht e çlirum vendin!
Nuk është e turpshme të mbrojmë shtetin tonë edhe në parlament!
Nuk është e turpshme të kundërshtojmë edhe Kushtetutën e vendit, nëse instanca e fundit nuk i del në mbrojtje shtetit për të cilën eshtë formua!
Pse kanë rrjedhë gjërat kështu, pse ende është kah veprohet me të njëjtën praktikë ndërkombëtare, pse këmbngulet për dy pushtete të ndryshme mbrenda Republikës është dilema për të cilën duhet të mendojmë bashkarisht!
Dikush paska mendua se harmonizimi i këtyre pushteteve, në mes të ujkut dhe qingjit do të shërbejë në mënyrë perfekte për të ecë bashkarisht përpara! Dëshmitë e këtij gabimi të ndërkombëtarëve janë prezent në teori dhe praktikë, prej se Kosova është shpallë shtet i pa mvarur nga Serbia! Me fjalë të tjera, shteti ynë nuk ishte ishte sovran ndaj vetëvetes, por ndaj vendimeve ndërkombëtare të pritjes, se një ditë do të demokratizohet politika shtetërore e Serbisë! Kam shpresë se ndërkombëtarët e ndershëm të jenë ngopë më në fund me premtimet e skiles pansllave!