Normaliteti i rremë dhe rindërtimi i shteti!

Opinione

Normaliteti i rremë dhe rindërtimi i shteti!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 28 shtator 2025 Në ora: 23:50
Autori Shefqet Avdimetaj

"Unë jam normal, por dukem ekstrem. Kjo është për shkak të paraardhësve të mi, të cilët nuk kanë qenë normalë." – Albin Kurti

Paradhësit e Kurtit vërtet nuk ishin normalë. Ata ishin servilë para të huajve, hajdutë të pasurive shtetërore dhe zhvatës të pamëshirshëm të mundit të qytetarëve. Në vend që të ndërtonin institucione dhe një kulturë demokratike, ata ndërtuan sisteme korrupsioni dhe nepotizmi. Hajninë dhe kapjen e shtetit e kthyen në “normalitet”.

Shembujt janë të freskët dhe të dhimbshëm: privatizimi i KEDS-it për një çmim të ulët, aferat me autostradën me kontrata të fryra, shpërndarja e tenderëve përmes ryshfeteve dhe nepotizmi i hapur, ku institucionet u mbushën me familjarë dhe militantë partiakë. Në këtë realitet, qytetarët u mësuan me një “normalitet të rremë”, ku shteti shihej si bankomat i partive dhe pushteti si privilegj për t’u pasuruar. Populli u lodh dhe u zhgënjye, por për një kohë të gjatë nuk pati alternativë.

Ardhja e Albin Kurtit e thyeu këtë cikël. Ai nuk pranoi të bëhet pjesë e klubit të hajdutëve, nuk e mbylli njërin sy para hajnisë dhe nuk e pranoi pazarin si metodë qeverisjeje. Përballë servilizmit solli dinjitet; përballë korrupsionit kërkoi ligj dhe llogaridhënie. Pikërisht për këtë arsye e sulmojnë çdo ditë, sepse nuk është njëri prej tyre.

Sot, dallimi mes Kurtit dhe paradhësve është i qartë! Njëra anë simbolizon zhgënjim, hajni dhe turp, ndërsa tjetra përfaqëson shpresë, dinjitet dhe mundësinë e një shteti që i përket qytetarëve. Zgjedhja është mes një të ardhmeje që ndërtohet dhe një të kaluar që grabitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat