Deklaratat e kancelarit gjerman F. Merz, mjaft të ndjeshme

Opinione

Deklaratat e kancelarit gjerman F. Merz, mjaft të ndjeshme

Nga: Dedë Preqi Më: 29 shtator 2025 Në ora: 16:50
Autori Dedë Preqi

Është diçka jo normale, ndoshta Gjermania nuk e ka përjetuar që mbas Luftës së Dytë Botërore, një krizë e cila në këto rrethana e ndien vetën në një situatë të pa lakmuar, që duhet të jetë e gatshme në çdo rast, mbase secili popull dhe shtet ka si parakusht mbrojtjen e integritetit dhe territorit të vet, që duhet të përgjigjet në çdo nevojë dhe rrethanë.

Si është e mundur që sot Gjermania, e sotme përballet me një situatë të tillë, e cila sipas kancelarit të saj Fridrich Meerz, situata në këtë vend është shumë e ndjeshme, për shkak të kërcënimeve hibride dhe sulmeve kibernetike, të cilat po përpiqen të ia humbin imazhin jo vetëm këtij vendi, por edhe më gjerë.

Kancelari Merz, në samitin «Swarz Ecosystem» në Berlin, këto ditë para një mase bezmismenësh, e përshkruan situatën e vendit të vet në mes një krize të pa parë deri më tani nga kërcënimet hibride, të paraqitura shpeshherë edhe ndaj figurave të rëndësishme.

Gjermania është një ndër vendet më të fuqishme ekonomike dhe politike në Evropë, e cila do ta luante rrolin më unik për të vendosur mekanizmat e saj të përbashkuar në një Evropë të përbashkët, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, siq bënë pjesë edhe Kosova.

Lufta hibride dhe fashizoide, të cilën po e sjell sot Rusia dhe Putini, do ta ngriste Evropën dhe tërë botën në këmbë, për një luftë të pa drejtë ndaj Ukrainës dhe nxitjen ndaj vendeve të tjera, që do të ishte një nxitje e drejtpërdrejtë të ndonjë lufte të mundshme, që do ta paralajmëronte Luftën e Tretë Botërore.

Rusia nën udhëheqjen dhe komandën e Putinit, përveç luftës së shpallur ndaj Ukrainës, për aneksimin dhe pushtimin ndaj disa krahinave të saj, ajo planifikon edhe vende të tjera, të cilat tani për tani janë pjesë e vendeve të NATO-s, siq është edhe Danimarka, në të cilin vend sot po shpiunohet territori i saj dhe bazat ushtarake përmes dronëve të Rusisë.

Rusia i dërgoi edhe afro 20 dronë të tjerë në Poloni, për qëllime të saj, duke e nuhatur këtë vend për sulme kibernetike dhe spiunazhi, që qojnë deri te një konflikt i mundshëm ndaj këtij vendi, përmes të cilave do të tregonte dhe sinjalizonte se qëllimet e Rusisë, janë plane të rrezikshme, për ta destabilizuar Evropën.

Dhe me të drejtë kancelari i Gjermanisë, që destabilizimin ndaj saj, do ta quante edhe një destabilizim i përgjithshëm që do të ndikonte edhe më gjerë, në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, që përfshihet edhe Kosova, dhe kostoja që përmban Ukraina, Evropa dhe SHBA-të, do të paguajnë, dëmshpërblimin dhe përgjegjësinë, që u takon, duke llogaritur në NATO, e cila nuk mund të rri duarkryq.

Sikur e kemi të vështirë të kuptojmë, se çfarë do të thoshte kultura e sotme moderne, e cila do të shpërthente në plotësinë dhe të ardhmen e ndritshme njerëzore, matematika e të cilave nuk llogaritet në kërcënime dhe luftëra, por të lidhura ngushtë me kulturën dhe ekonominë, që nxjerrin në dritë burime dhe përfitime të nevojshme për mirëqenien e një populli dhe vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat