Kushtetuta, paradoks i tolerancës shtetërore!

Opinione

Kushtetuta, paradoks i tolerancës shtetërore!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 tetor 2025 Në ora: 06:32
Autori Hamdi Rafuna

Kontraditat dhe absurditeti i Kushtetutës tonë mund të përbmbanë një të vërtetë edhe më të errët, kur të zbulohen kufizimet ligjore për Republikën!

“Filozifi austriako-britanik, Karl Popper në librin e tij "Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj", përshkruan  për herë të parë atë që njihet si paradoks i tolerancës”!

Nëse Kosova është shtet, por vetëm shtet i durueshëm dhe pa kufizime ndaj sherrit të Listës serbe dhe disa ndërkombëtarëve të korruptuar,(të cilët nuk e vlerësojnë sa duhet shtetin tonë) nëse si shtet nuk jemi në gjendje të mbrojmë dhe përparojmë vlerat e lirisë dhe themelet e Republikës, atëherë pse nuk shkatërrohet ky durim, bashkë me ata që obligohen të durojnë?

Jemi në një situatë të errët, përderisa politika shtetërore, qëllimisht bllokohet, dhe askush nuk e merr guximin të pyet qytetarët e shtetit tonë se çfarë duhet të shteti jemi, dhe çfarë Kushtetute kemi?

Fatkeqësisht, në vendin tonë është  krijuar një krah i politikës, e cila nuk shiqon paradoksin e durimit si një paralajmërim për t’keq, por si një udhërrëfyes drejt pushtetit pa shtet të mirëfillt!  Dje dhe sot, krahët e opozitës përdorin gjuhën dhe vlerat e demokracisë, në emër të tolerancës shtetërore!

Këta nuk ngurrojnë fare të reklamojnë vetëveten përpara ndërmjetësve ndërkombëtarë, edhe me flamurin e mediumeve të vendit, për të akuzua shtetin, gjegjësisht qeverinë në detyrë, se këta  “shkelin Kushtetutën por edhe veprojnë në dëm të shtetit”!

Sulmet me këto turre të pa mëshirshme kundër qeverisë në detyrë, u lidën që atëherë kur opozita e sotme e humbi pushtetin!  Pra, falë shtyllës kurrizore të opozitës, (miliarderëve të pa cipë), sepse këta janë bë huazuesit e mentalitetin të politikës anti shtetërore, jemi aty ku jemi!

Pra këta nuk kursejnë asgjë për kundërshtua gabimet e veta me tolerancën e viktimës si shtet ndaj shtetit të Serbisë.

Atëherë, pse nuk jemi në gjendje të bëjmë një debat rreth të drejtës së Listës serbe mbi Kushtetutën dhe shtetin tonë? Ne kemi nevojë për një debat të qetë, të sjellshëm dhe të qytetëruar rreth asaj; pse ky minoritet vlenë më shumë se minoritetet tjera, por në barazpeshë me shumicën shqiptare?

Kjo është arsyeja pse paradoksi i tolerancës së shtetit tonë, është i pa kuptimtë dhe shumë i vështirë për t’u kuptua edhe atëherë kur qeveria në detyrë vepron si shtet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat