Në vitet 2018–2019 Kosova ka shpenzuar mbi 4.6 milionë dollarë për kontrata lobimi në SHBA, duke angazhuar kompani si "Ballard Partners", "Pillsbury e Alston & Bird."
Kjo periudhë përkon me tentativat e Hashim Thaçit për marrëveshje kapitulese me Serbinë e Vuçiqit ku një nga idetë e çoroditura të tij ishte "korrigjimi i kufijve", në thelb rivizatimi i tyre, me spekulime se "veriu i Kosovës mund t’i jepej Serbisë në këmbim të një pjese të Luginës së Preshevës!"
Kontratat kushtonin shuma marramendëse mujore (50 000 $ e më lartë) ndërsa rezultatet për Kosovën e vjedhur ishin të tmershme.
Procesi i kapitulimit kulmoi, ndër tjerash, edhe me dështimin e takimit të 2020-s në Shtëpinë e Bardhë pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit, i cili më pas dha dorëheqje.
Të dashur lexues,
Si ka mundësi që 4. 6 milionë dollarë nga buxheti i Kosovës së plaçkitur, paratë e qytetarëve më të varfër të Evropës, të shpenzoheshin për kompani lobimi, ndërkohë që në prapaskenë përgatitej projekti i rrezikshëm i ndarjes së Kosovës në të mirën e Serbisë?
Çfarë mendonte Hashim Thaçi me këshilltarët e tijë injorantë e të shkretë?
- Se Serbia e moçme, Vuçiq, zëdhënësi i Millosheviqit, do t’ia falte peshqesh Kosovës Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kur Kosova nuk kishte asnjë kontroll praktik mbi atë territor?
- E në anën tjetër, mendoni se Serbia do të hiqte dorë nga veriu i Kosovës, (nga Ujmani e nga Trepça) të cilin e kishte nën kontroll të plotë politik, ekonomik, mediatik dhe të sigurisë?
Të nderuar lexues,
A nuk është ky një mashtrim politik i madh, ku në emër të "korrigjimit të kufijve" fshihej një projekt i copëtimit të Kosovës në shërbim të "Serbisë së Madhe?
Si mund të justifikohet që Thaçi, me mbështetje çorrazi nga Edi Rama, nga opozita dhe mediat në Prishtinë e Tiranë, kërkonte të shiste idenë e një “paqjeje të përhershme” ndërsa në realitet po përgatitej pazari me territorin e Kosovës të lame n'gjak.
A nuk është tragjike që miliona dollarë të popullit më të varfër të Europës u derdhën për lobime që, në vend se të forconin Kosovën, shërbyen për të legjitimuar dhe konkretizuar planet e zeza të Çubrilloviqit, Ivo Andriqit, Rankoviqit, Millosheviqit dhe Vuçiqit?
Konsekuent deri në fund: në vend që Lekët të shkonin për zhvillimin e brendshëm, për ushtrinë, arsimin, shëndetësinë e për konsolidimin ndërkombëtar, 4.6 milionë dollarë të popullit u (keq)përdorën për të kryer një agjendë të errët të Kralevinës së moçme të Serbisë; projektin e ndarjes së Kosovës.
Phuuu, he depsëza!