Kishte qenë një politikan i mençur i cili kishte autoritet të madh brenda qytetarëve të tij. Duke parë rrezikun nga autoritetin që kishte para popullit të tij, oponentët politikë që ishin në pushtet gjenin metoda psikologjike sesi këtë mençuri politike të tij ta kthenin në urrejtje ndaj tij.
Metoda më e mirë e pushtetarëve ishte që t'ia montojnë një proces politikë dhe në marrëveshje me gjykatësin e lëndës studionin sesi këtë mençuri të tij ta kthejnë në budallaki ndaj qytetarëve.
Ia caktuan datën e gjykimit, në momentin që hyri në seancë gjykatësi qëllimshëm nisi të përdorë fjalë ofenduese ndaj tij duke e konsideruar si njeri i korruptuar dhe i pasjellshëm.
U përshëndet, por gjykatësi përshëndetjen ia ktheu "mirëmëngjes o i korruptuar, vjedhës, o pis"
Politikani i mençur ia ktheu gjykatësit:
-Faleminderit për këto fjalë, i nderuar gjykatës.
-Ti je pis e mundohesh ta përvetësosh popullin tënd me gënjeshtra për përfitime personale, i tha gjykatësi.
- Faleminderit për këto fjalë, i nderuar gjykatës, ia ktheu politikani i mençur.
Bërtiti me zë të larti gjykatësi, çohu nga banka e të akuzuarve dhe betohu se do tregosh të vërtetën!
I mençuri i politikës qetësisht ngrihet nga banka dhe i thotë gjykatësit:
- Betohem se nuk do jem i pasjellshëm, sikuse ju që jeni para meje, betohem se nuk do bërtas e nervozohem sikurse ti para meje!
- Dhe më ofendon, i tha gjykatësi, e di ti ku gjendesh në bankën e të akuzuarve dhe do të dënoj me shumë vite në burgë.
- Faleminderit i nderuar gjykatës, jam i gatshëm të pranoj burgun, po vetëm ti të jesh i qetë dhe më vjen keq që unë u bëra shkaktar për tët' nervozuar ty, i tha politikani i mençur.
Largohu prej seance, i tha gjykatësi?
-Faleminderit, i tha politikani i mençur dhe u largua.
Sapo doli nga dera e zyrës, gjykatësi mbeti i heshtur, shikoi të gjithë një nga një dhe tha:
- Dështuam, u munduam ta provokojmë për ta devijuar, për t'u kthyer te populli i pakënaqur.
Kështu politikan duhet të jesh, i nderuar Ali Ahmeti, jo si ti që 107000 votuesve shqiptarë ju thoni: " zagarë, argatë, lepuj, çakej" për tët urrejtur qytetarët shqiptarë.
Zotëri Ali Ahmeti fjala e bukur është gjysma e mençurisë, fjala e shëmtuar gjysma e budallakisë.
Fjalët: zagarë, argatë, lepuj, çakaj hyjnë në grupin e fjalëve të shëmtuara.