Kush ishin filistinët? Jo palestinezët që janë arabë

Opinione

Kush ishin filistinët? Jo palestinezët që janë arabë

Nga: Fahri Xharra Më: 5 tetor 2025 Në ora: 15:09
Fahri Xharra

Që të flasësh të vertetën duhet të dijsh, të thuash të vertetën, duhet të kesh guxim, jo të anosh për hatër të fesë, partisë, regjonit e kjoft largë nga lakmia e parasë .

Duhet bërë dallimin në mes filistinëve dhe palestinezëve, të cilët nuk kanë lidhje gjenetike ndër veti. Derisa Filistinët ishin pellazgë, palestinesët janë arabë, të ardhur në tokat filistine në shek.10 - të.

Filistinët ishin një popull i vjetër, të cilët jetonin në brigjet jugore të Canaanit në mes të shekujve 12-6 para Krishtit. Ata janë njohur nga konflikti biblik me izraelitët. Gjurmët më bindëse të origjinës së tyre janë arkeologjike dhe të drejtojnë kah deti Egje. Megjithëse, egjyptasit flasin për ardhjen e tyre nga veriu (shih hartën), gjurmët gjuhësore provojnë që ata janë të Egjeut.

Për shumë gjuhëtarë, filistinët janë identikë me pellazgët (të përmendur edhe në Iliadë ).Tani në këtë huti shkencore, ishin apo nuk ishin me origjinë pellazge, është e sigurtë origjina e tyre nga Egjeu.

Analizat gjenetike të skeleteve të zbuluara në qytetin e vjetër bregdetar Ashkelon, që dëshmohen të epokës së bronzit dhe të hekurit e vërtetojnë që filistinët të atyre dy epokave e kanë pasur edhe një pjesë të gjenomit, i cili nuk është gjetur tek mbetjet e popujve po të asaj epoke në atë regjion. Sipas hulumtuesit të Institutit “Max Planck”, Michel Feldman kjo pjesë e gjenomit rrjedh prej popujve europian.

Historiani i madh Mathieu Aref i fut filistinët në familjen e madhe etnolinguistike të pellazgëve.

Duke e lexuar librin “Shqipja, nëna e gjuhëve” nga Xhuzepe Krispi (1831) lexojmë: “që për zanfillën e gjuhës shqipe duhet ta njohim edhe një gjuhë tjetër e lindur në atë kohë e që është hebraishtja. Kështu, kur Zoti na e dha gjuhën, ajo ishte e papërsosur me shumë kufizime, me fjalë të shkurtra, siç shihet edhe në gjuhën hebreje, rrënjët e së cilës nuk e tejkalojnë numrin prejt tri bashkëtingëlloresh. Një pikë ngjashmërie në mes të dy gjuhëve, asaj shqipe dhe hebraishte, përveç fjalëve një rrokshe është edhe përdorimi i shkronjës “ë “.

Image
Grafika
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat