Lexues të nderuar të Botës sot, mos u dëshproni fare nga parlamentarët e opozitës, sepse edhe sot, nuk pritet të ndodhë ndryshimi për t’mirën e vendit në Parlament!
Logjikisht krijohet një bindje paraprake, përderisa kuptohet se mentaliteti i tyre nuk ndryshon mbrenda natës! Ata do të vazhdojnë me të njëjtat ëndërra të këndshme për pushtet, por në emër të të njëjtës fatëkeqësi për individin e opozitës dhe partinë! Thënë thjesht ata janë të mishëruar me banalitetete të shumta, prej se rrëshqitën në opozitë!
Prandaj, keni për të pa edhe kësaj rradhe të njëjtat fytyrat të gëzuara për turp dhe pa turp, duke u zgërdhi me bindjen se po turpërojnë qeverinë në detyrë!
Më vjen trishtim të shprehem kështu “mbrapsht” për mentalitetin e tyre personal dhe kolektiv në parti politike, sepse realiteti është i dhimbshëm për gjendjen e tyre shpirtërore. Veprojnë stilin një sadizmit kolektiv dhe të përkryer ndaj shtetit, gjegjësisht qeverisë në detyrë!
Pra, këta u kënaqen dhe lulëzuan duke shkaktuar i shkaktuar dëm funkcionimit normal të shtetit!
A nuk mjafton të analizohen të gjitha shfaqjet e tyre teatrale, me ato shprehjet verbale dhe jo verbale nëpër secilin tubim të Parlamentit për formimin e Kuvendit?
Të gjitha ato fytyra të “qeshura” në kor nga shëmtimi i përbashkët me Listën e Vuçiqit, nuk do të harrohen asnjëherë!
Shpresa për të fituar në zgjedhjet komunale, është testi i parë i zhgënjimit për opozitën, pastaj vjen humnera tjetër në zgjedhjet parlamentare!