Esnafi politik dhe çështja kombëtare

Opinione

Esnafi politik dhe çështja kombëtare

Nga: Ilir Levonja Më: 17 tetor 2025 Në ora: 06:46
Autori Ilir Levonja

Shumë njerëz pyesin, a duhet të shkojmë në protestën e nesërme për UÇK-ën? Pasi njëra palë thotë kështu e tjetra ashtu, nuk po dimë se çfarë të bëjmë etj.? Ndihen si në kurth, si të përdorur, pasi në mes është Kosova, UÇK-ja, liderët e saj. Nga ana tjetër edhe një status ironik i kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj proteste. eshtë një lloj agravimi ku dëm rëndon mbi luftën më të drejtë në botë, mbi luftën ku numri i viktimave dhe i masakrave i përket shqiptarëve.

Për më tepër kur shikon disa kronika televizive se si një nënë shqiptare e Prishtinës, shtron tryezën çdo darkë, për afro 25 vjet me radhë, mbush pjatat me shpresën se do i kthehet i shoqi dhe djemtë. Janë dhimbje që të dërrmojnë, dhimbje që kockat tona i njohin, janë dhimbje e jonë jo e esnafit tonë.

Si popull i dhunuar, i si popull i përdorur që jemi, kurrë nuk e kuptuan se krahas shk..ut kemi një shkja tjetër që po na ha, esnafi ynë politik. Megjithatë përgjigja se a duhet shkuar në një protestë për Kosovën, për UÇK-ën është e thjesht fare, shkoni, pasi gjyqi kaq vjeçar i Hagës është një turp kombëtar, edhe pse është produkt i pa aftësisë politike i kastës politike së pari i Kosovës, pastaj edhe i Shqipërisë, ju duhet të shkoni.

Mosmarrëveshjet e esnafit, gati-gati në çdo tranzicion qeveritar, aq sa edhe shenjti Ibrahim Rugova kur i binte tranz,iti për në Prishtinë nga Tirana, rrinte në aeroport, nuk i përkasin historisë tonë, u përkasin emrave të përveçëm. Keni të drejtë të dyzoheni është koha idotëve, gjyqet e tilla me liderët që luftuan për pavarsi e liri, është bash produkt i përplasjeve të brendshme, mefshtësisë, padijes, kulisave, merimangave anti shqiptare, janë ata që organizojnë makinerinë e propagandës deri tek televizionet e ashtuquajtura ''kombëtare'' që bëjnë thirrje për pjesëmarrje, ndërkohë që babazoti, kryebudallai, thotë që nuk dalë se nuk dua që ta quajnë protestë politike.

Kosova nuk është për budallain politikë, nuk është as plan i së ardhmes, nuk është as në mëndësinë e tij pasi më shumë do bythën e vet, karriken e tij të bluajtur nga kanceri i masturbimit kolektiv të kastës rilindase, por është ashiqare konflikt social shqiptar pasi sot janë totalisht në një kontradiktë të luftës së politike të esnafit të vet politik. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri lufta politike është sa kaotike, sa ego, interesa personale, grupazheve, ku, kudo shikon si produkt një popull pjesërisht fanatik karshi njëshave, popull të dyzuar, popull që vetëm ikën.

Ndaj pikëpyetjet e tyre janë me shumicë sa nuk dinë t'ia mbajnë. Albini tallet nga Prishta me atë të parruarin e Tiranës, ashtu sikur edhe plaku 81 vjeçar plotëson trekëndshin e absurditetit me tallje të tjera, kësisoj ajo që vuan është çështja kombëtare. Shkoni në protestë për ata djemë që nuk janë më, për ata që kanë humbur, për ato pamje eksodi që edhe sot gëlojnë në internet, për ata shqiptarë të cilëve u hapët dyert në vitet 1998-1999.

Ironia e fatit të shqiptarëve qëndron në faktin se bash idjotit, penguesit, bastardit, xhelatit, mashtruesit ia pranojnë pushtetin, ia pranojnë me ndjesat provinciale, dua të ha edhe unë etj., Shqipërisë mund t'i ishin çelur negociatat që në 2011, por ky që është sot në pushtet nuk deshi, nuk la gjë pa bërë, protesta, greva, bojkote etj., sot flet për futjen në Europë në 2030-ën.

Nuk la gjë pa bërë me një m..t Open Ballkan duke shmangur Kosovën, ndaj shkoni në protestë, dhe budallait shqyjani rrugët se bëhet fjalë për Kosovën, për UÇK-ën..., harrojeni të gjithë, harrojeni Albinrat, Edrat, Salinjtë se çështja kombëtare është mbi ata. Dilni si popull që t'i thoni Europës që jeni ju të parët, pasi poshtë Kroacisë harta e lindjes është një pushtet i tejzgjatur i liderëve me stanjacion dekadash në pushtet, kjo ka domethënien e diktatorëve modernë ku me mjetet e demokracisë po sundojnë gjithsecilin prej jush.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat