Zgjedhjet lokale si dëshmi e legjitimitetit kombëtar

Opinione

Zgjedhjet lokale si dëshmi e legjitimitetit kombëtar

Nga: Muhamed Halili Më: 23 tetor 2025 Në ora: 06:53
Autori Muhamed Halili

Në BDI, deri me paraqitjen e “Grupit të zjarrit” kryesuar nga Izet Mexhiti, kryetari i saj Ali Ahmeti bindshëm e zotëronte skenën politike në Maqedoni dhe fuqimisht ishte i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare si BE dhe SHBA si dhe nga disa liderë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbahen mend kohët kur aty-këtu rridhnin fjalë për destabilizim të qeverive të Maqedonisë (AKSH,2002-2003) Ahmeti i “kanalizonte” tendencat e këqija ndër disa grupe shqiptarësh të rinjë me sintagmën “koha e luftërave ka përfunduar dhe tash është koha për demiokraci”

Mbi dy decenie Ali Ahmeti e mbante thuprën e dirigjentit në orkestrinën politike shqiptare deri në çastin kur e refuzoi propozimin e Izet Mexhitit për reformim të brendëshëm të BDI-së dhe instalimin e demokracisë së brendëshme partiake të saj, e cila ishte fuqimisht e okupuar nga ardhacakut Artan Grupi si kryekomandant” sportiv i më duket “shvercerëve” në Shkup dhe i “patriotit” zulmëmadh që e “prishi” Kalanë e Shkupit, para se të vijë në BDI dhe të bëhet shef i kabinetit të Alisë.

Deri tash ka vetëm supozime pse Alija u bë shumë i dëgjueshmi i Grubit. Disa e lidhin me” bombat” e Zaevit që i paska në disponim Grubi (Xh. Hajredini) e ku paska mijëra fajla për veprimet e Alisë, kurse disa mediume kosovare e lidhin me dëshminë e Alisë për Hashim Thaçin ku Grubi ka qenë përkthyes e gjoja Alija paska “kënduar mirë”. Sido që të jetë me veprimet e tia prej një çallamxhiu Grubi e varrosi veten por nuk e la rehat edhe Alinë.

Me faktin që u bë personi më i fuqishëm dhe më i besuashëm i Alisë, Grubi krijoi pozicion më të fuqishëm edhe në qeveritë e LSDM-së: zavendëskryeministër i parë i saj.

Si njeri me pozitë të lartë partiake dhe pozitë shumë të fuqishme shtetërore, Grubi në emër të partisë e Alisë, një nga një i eliminonte nga skena politike kundërshtarët e tij politikë e në veçanti Ermira Mehmetin për ti forcuar pozicionet politike të “ideologes” për krijimin e kombit politik të njohur si “shiptarët maqedonas”, Teuta Arifi, e cila e turpëroi veten politikisht e kombëtarisht gjatë udhëheqjes katastrofale me komunën e Tetovës.

Atë kohë Grubi bënte çdo gjë: krijonte politikë kadrovike, luante futboll në zyrat e qeverisë, shiste politikë dhe nuk harronte që brenda pesë fjalive dhjetë herë ti thurrë himne lavdie Alisë si shqiptari më i mençur dhe më i aftë në rruzullin tokësor.

Ai ishte lokomotiva e çdo gjëje: ndante tendera, punësonte dhe nxjerrte prej punë, merreshte me proekte zhvillimore; e shpiku burimin e parave Behtel dhe Enka dhe gjithnjë e kishte për merak ti rijë në krah të Alisë dhe ti përshpërit në vesh gjatë përkthimit. Arrijti që gjithnjë në krahë të djathtë ta mbaj ambasadoren amerikane dhe Girin e Evropës derisa një ditë përfundoi në listën e zezë amerikane si persona non grata.

Kur erdhi në Maqedoni Ali Ahmeti e proklamonte veten si lider i cili nëpërmjet luftës shqiptarëve u soli barazi kombëtare, Kosovës “ia solli lirinë” por ata që e njohin nuk thonë ashtu: analisti i madh i çështjeve të mbrojtjes nga Shqipëria koloneli (më duket) Dritan Goxhaj, anëtar i UÇK-së, pjestar në luftë, deklaron se Aliu në vend të luftës për të drejtat paska bërë luftë kadrovike: zbrit Arben prej qeverie të hypi unë në qeveri!.

Nga familja e Haradinajve, heronjëve të luftës së Kosovës, ish kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi për një medium se Aliu paska nisur të shkoj në luftë por si i pa stërvitur paska mbëri deri në Kukës dhe qenka ndalë aty se e paskan zënë ethet.

Megjithate, në një prononcim për Portalb, Xh. Hajredini,njohësi i mirë i çështjeve kombëtare ka deklaruar se Ahmeti do të kishte merituar busta në shumë qytete,poqese të mbronte vetëm narativin e mbrojtjes së kauzës kombëtare poqese politikën nuk do ta kuptonte si biznes, fitim parash etj.

Ai shpesh lëvdohej se e ka prishur Jugosllavinë, por doli e kundërta. Me qeverisjen e tij Aliu e prishi totalisht Maqedoninë. Nga qeverisja e tij mbi njëzet vitesh Aliu në qarqe brendapartiake, sipas akuzave të opozitës, krijoi sistem të korrupsionit, të krimit të organizuar, gjithnjë sipas opoozitës, sistem të vrasjeve politike, krijoi raste të shumta që shqiptarët gjatë kohë nuk do ti harrojnë, si Monstra etj., etj.

Izet Mexhiti hero i demokracisë ndër shqiptarët e Maqedonisë

Më tepër se dy decenie Ali Ahmeti shumë lehtë i fitonte zgjedhjet në vendzgjedhjet shqiptare. Nuk ishte e rëndësishme në çfarë mënyre: me apashë, me dilerë, me gazetarë që i kishte shërbëtorë besnikë, me të ashtuquajtur intelektualë të cilët ai i rekrutonte nga disa universitete, me punësime fiktive, polici partiake, me gjyqësinë e korruptuar partiake e kështë me rradhë deri me paraqitjen në skenë të Izet Mexhitit dhe më vonë partisë së tij LD.

Atë që ne si parti politike shqiptare dhe zgjedhësit shqiptarë nuk mundën ta arrijnë për 24 vite, Izet Mexhiti e arriti me më pak se një vit

Para një viti isha dëshmitar i një euforie të pa parë të rradhëve të mëdha të qytetarëve përpara notariatit ku bëhej dhënia e nënshkrimeve për regjistrimin e partisë LD.

Пред една година бев сведок на невидена еуфорија на граѓани кои се појавија на големи редици пред нотаријатот да потпишуваат изјава за членство во новата партија. Aty e pashë se po përsëritej euforia e viteve 90 kur u themelua Partia për Prosperitet Demokratik.

Izet Mexhiti nuk pati nevojë për armë për të formuar parti politike, siç veproi Ahmeti në vitin 2001, por vetëm një thirrje e thjeshtë qytetarëve, 1000 nënshkrime qytetarësh dhe nga një program dhe statut partie.

“ Referendumi “dështoi: athua Bujar Osmani u bë kurban i zgjedhjeve lokale?

Gjatë këtyre zgjedhjeve lokale Aliu bërë fushatë regjionale mediatike (në Kosovë dhe Shqipëri) dhe shpërndau një retorikë përçarëse ndër shqiptarë.

Duke e shpallur veten “patriot” të regjur ai nuk la pa “zbuluar” edhe “tradhtarët” ndër shqiptarë të llojit të Rahman Morinës. Kështu ai shpiku lakej, tradhëtarë, zagarë, shqiponja e çka nuk i ra ndërmend dhe harroi se ata kandidatë për kryetar komunash janë bijt e bijat e 100.00 votuesve nga vendvotime të pastërta shqiptare.

Mllefin e tij të madh “kryekomandnanti” dhe “kryeimami” i Zajazit e drejtoi te mandatari Zoran Mickoski i cili refuzoi të bëjë qeveri me shqiptarë hajduta, të korruptuar dhe amoral. Retorika e tij politike drejtohet kah emri i Mickoskit që të fitojnë përshtypje shqiptarët se Aliu është mbrojtës i shqiptarëve dhe të të drejtave të tyre ekonomike e gjuhësore ndaj arrogancës së një vmrovci që quhet Mickovski dhe e lëvduar në të njejtën kohë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhjetëvjeçar gjatë qeverisjes me një vmrovc tjetër Nikolla të cilin e evakuoi në Budapest si shpërblim që qeveria e tij e amnistoi për vepra që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetrohen.

Sa për rikujtim amnistimin e pjestarëve të UÇK-së së pari më këmbëngulje e kërkoi në konferencë për shtyp më 16 mars 2001 PPD.

Madje PPD e ila në Kuvend fuqimisht mbrojti kauzën e UÇK-ës në Parlament dhe amnestinë e pjestarëve të UÇK-ës e parashtroi si kusht për fillimin e bisedimeve.

Amnestinë e vetëvetes dhe udhëheqjes Aliu e bëri në qeverinë e tij duke i bërë Nikollës lëshime të mëdha në kurriz të të drejtave të shqiptarëve.

Akuzat e parreshtura të Alisë se Mickoski dëshiron ti rikthej në procedurë rastet e Hagës nuk qëndrojnë sepse ai as që i ka përmendur ato si prioritet qeveritar. E vërteta është se sikur edhe BDI të ishte në qeveri do të ishte e obliguar ti jap përgjigje kërkesës së Komisares evropiane Dunja Mijatoviq për të drejtat e njeriut për këto raste.

соработувал со АЛИ,пропадна. Али ги евакуираше Никола и Груби на сигурни места но самиот доживеа дебакл на 19 октомври 2025

Klasifikimi i shqiptarëve të Maqedonisë në atdhetarë e tradhëtarë dhe qarjet e pareshtura dhe nënçmuese si dhe gjunjëzimi i Alisë para Mickoskit që ky ti merr në qeveri si përfaqsues legjitim i shqiptarëve definitivisht u varros më 19 tetorin qëshkoi dhe udhëheqjes së BDI-së iu vazhdua kohëzgjatja e lotëve deri në vitin 2028, në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Koalicioni i ri qeveritar AKI, ditën që e shpalli si referendum kombëtar, pësoi debaklin më të madh zdhedhor në 24 vitet e fundit.

VLEN korri fitore bindëse në tërë territorin e Maqedonisë.

Madje edhe komunat që Aliu i nxori nga xhepi dhe ia dha Taravarit në numër 5, përfshi Gostivarin nuk e dëgjuan Aliun dhe do të duhet një kohë tjetër për legjitimitet.

Në ditën e zgjedhjeve kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski burrërisht para zgjedhësve pranoi se, sipas rezultateve të zgjedhjeve del se edhe në maj të këtij viti VLEN ka qenë përfaqsues legjitim i shqiptarëve në vqeeri

Më tutje, theksoi Mickoski, si fitues absolut i zgjedhjeve, nuk do të ketë zgjedhje parlamentare deri në vitin 2028 dhenukdo të lejojë qëAKI pa legjimitet shqiptar të hyjë në qeveri dhe përfaqsuesit e saj të jenë në funksione si “shqiptarë të ndershëm” të prototipit të rahmanmorinës milosheviqjan, edhe përkundër faktit se atyre zemra u digjet për qeveri.

Bujar Osmani, një djalosh i edukuar dhe inteligjent, kandidat për kryetar të komunës Çair, i cili sëbashku me Ali Ahmetin 19 nëntorin e shpallën ditë referendumi për legjitimitet shqiptar në qeveri, burrërisht e pranoi humbjen dhe i informoi shqiptarët e AKI se lufta për legjitimitet shqiptar ka përfunduar sepse ai i takon VLEN-it deri në vitin 2028 dhe mos ti ëndërrojnë zgjedhjet e pranverës, siç u pat premtuar më herët.

Pas humbjes të pranuar në mënyrë gjentelmene, Bujoari mësoi një të vërtetë të hidhur për te se kandidimi i tij për kryetar të Çairit kishte qenë një sherr i Alisë Bujarin ta largojë nga kandidatura për kryetar të ardhëshëm të BDI-së duke e pritur kështu kthimin e Grubit nga tokat tona.

Nga ana tjetër Aliu pranoi se ka bërë një gabim të madh. Kur e thirri Taravarin në qeveri i premtoi pesë komuna, mes të cilave edhe Gostivarin dhe populli nuk ia kishte dhënë vizën jo vetëm të fitores por edhe të cenzusit

Pas ciklit zgjedhor Aliu e vërejti se Gostivarin nuk e kishte pasur në xheppor ai kishte qenë në duart e votuesve-qytetarëve.

Gabimi tjetër i Alise kishte qenë se Frontin evropian për korrupsion e shpërndau për të formuar lidhjen AKI, me çka ai e largoi Kurto Dudushin nga koalicioni dhe e mbajti Arbenin.

Sikur Aliu Kurto Dudushin ta kapërcente prej Frontitt evropian në AKI, do të kishte rast të lëvdohej në konferencë shtypi se DUI, partia e tij, debaklin e pësuar nga humbja në Gostivar e ka kompenzuar nga fitorja e Kurto Dudush në Shuto Orizare . Një komunë multietnike më tepër për AKI.

Anëtari i koalicionit AKI, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore Zijadin Sela u zgjua nga një ankth dhe bërtiti. Bëre Zot ëndërr!

Iu duk se ndonjë gazetar e pyet se a do të hyjë në qeveri pas zgjedhjeve?

Sa qesharake ishte përgjigja vetevehtes: “do ta shohim, nëse mandatari i pranon kushtet tona!!!

Sela harroi për cilën qeveri ëndrron.

Harroi kush duhet dhe pse duhet ta thërret në qeveri pa legjitimitet shqiptar të vërtetuar në këto zgjedhje lokale Mickoski vmroist!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat