Fatkeqësisht gazetari shqiptar e sidomos ai në Kosovë po bëhet objekt i infiltrimit dhe manipulimit nga agjenturat e huaja,me theks të veçantë nga ajo serbe.
Forma e veprimit ka ndryshuar.Në vend të spiunazhit klasik me “dosje e valixhe”, agjentura synon kontroll narrativash, ndikim psikologjik, rrjedhje të qëllimshme informacioni dhe krijim “figurash publike” që punojnë për agjendat e Beogradit.
Gazetarët tanë duhet të instruktohen për t’i njohur këto metoda.
Duhet të mësojnë të dallojnë burimet e rrejshme të informacionit,të detektojnë influencuesit e paguar, që të mos bëhën palë për të deformuar realitetin. Njohja e agjenturës serbe dhe formave të saj operative,interesave , teknikave dhe taktikave të saj është sot më e rëndësishme sa vetë etika profesionale e gazetarisë.
Nëse media jonë vazhdon të mos instruktohet në këtë fiushë ajo nuk do di të mbrohet,dhe do të shëndërrohet në vegël. Dhe nëse gazetari nuk di të njohë lojën e fshehtë, ai pa e kuptuar bëhet pjesë e saj.
Prandaj edukimi i gazetarëve në siguri kombëtare, inteligjencë informative dhe vetëmbrojtje digjitale duhet të trajtohet si politikë publike urgjente.
Kjo detyrë bie mbi shtetin; Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe AKI në!
Nëse vazhdon mosedukimi gazetarëve tanë për ta lexuar saktë këtë „luftë të padukshme“ por që na „zgerdhihet hapur“ nga studiot tona, do të mbesim përditë duke luftuar me pasojat.
Pse të mos prekim rrënjët e problemit!?