Me që pritet me pa durim të del në skenë nevoja e ngutshme e krijimit të qeverisë së re të Kosovës, që Kuvendi sa më parë ta miratojë buxhetin e shtetit, pastaj janë edhe qindra e mijëra obligime të tjera të shtetit bashkë me hallet e qytetarëve të vendit tonë.
Mirëpo, sikur nuk po arrihet një akordim ndërpartiak, apo më mirë me thënë asnjëra parti nuk e do LVV, të hyjë në koalicion me të, për të krijuar qeverinë e re, duke ditur se as zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, por munden të krijojnë vetëm një situatë edhe më thellë të krizës.
Megjithatë, bëhet më shumë se një gjysmë viti, pa institucione të reja shtetërore dhe pa një efekt që të depërtojë dhe ti bashkojë këto forca politike të Kosovës, edhe aty ku bëhet fjalë për një çështje shtetërore, madje mungon vullneti aty ku kërkohet vigjilencë dhe përkushtim i përbashkët pa dallime partiake e klanore.
Meqenëse partia më e madhe LVV, edhe pse e ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, kjo në realitet e vetme nuk mundet ta formojë qeverinë e re pa mbështetjen e ndonjë partie opozitare për ta plotësuar numrin e nevojshëm, që në këtë rast kërkohet mbi 61 deputet për të arritë formimin e qeverisë së re.
LDK, në krye me Lumir Abdixhikun, sikur po paraqitet më shumë se frikacake dhe e duruar ndaj vendimeve të rëndësishme nacionale dhe shtetërore të Kosovës, duke u serviruar në shërbim të dikujt tjetër dhe jo të qytetarëve të këtij vendi, duke e kundërshtuar propozimin dhe thirrjen e LVV, për të ndërtuar një koalicion të përbashkët.
Shteti i Kosovës, ekziston për hir të popullit të saj, jo për hir të një individi apo të individëve të caktuar, pa shpërdoruar vlerat nacionale dhe shtetërore, duke i përforcuar marrëdhëniet brenda organizmit të vet institucional, pesha e të cilave do të vihet shpeshherë në peshoren e politikave të huaja dhe të dyshimta, që na imponohen nga jashta kundër pavarësisë së këtij shteti.
Apo, sikur kjo parti po i kushtohet argëtimeve të veta gjithnjë e më të pakuptimta në krye me Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin, Amend (Bokserin) Gazmend Muhaxherin dhe shumë të tjerë, të cilët në një formë apo tjetren nuk qojnë largë LDK, por më shumë e humbasin peshën dhe besimin e kësaj partie, ish-rugoviane.
Një zbrazje të pakontrolluar e shohim sot te LDK, si një parti me përvojë të madhe dhe që ndërlidhet me periudha të rëndësishme historike, e cila sikur ka rënë në duar të adoleshentëve politik të pa pjekur dhe të pa përmbajtur, që duhet të kenë kujdes qytetarët, sepse edhe mund të grushtohen për një fjalë goje.
Pse të mos kritikohet edhe qeveria Kurti, por kritikat duhet të kenë efektin e kritikës së mirëfilltë dhe të argumentit, por jo ato që bien në sy si praktika të mbështetura mbi dinakërinë dhe përpjekjen e tyre, që për të siguruar një karrigë të rëndësishme në pushtet, patjetër duhet ta nënvlerësojnë dhe kritikojnë qeverinë aktuale, pa marrë parasysh nevojat dhe përmbushjen e detyrave përballë përgjegjësive që ua kanë dhënë qytetarët e vendit.
Si është e mundur një deputet i Kuvendit të Kosovës, të ngatërrojë rrolin e vet me një rrol të një adoleshenti, si diçka që nuk e kupton rrolin e vet, apo nuk i takon një deputeti normal dhe aq më pak, që ka të bëjë me kulturën dhe normat parlamentare dhe deri në çmasë të frikshme është e mundur të shkurrohet në këtë mënyrë deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Kjo shtysë mund të veprojë, vetëm atëherë, kur ata njerëz në vend të shërbimit që duhet t’ia bëjnë popullit të vet, në të kundërtën duke e mashtruar dhe tradhtuar në një mënyrë do i shërbejë dikujt tjetër, për shkak të një djallëzie ndërpartiake, që ka zënë në Kosovë, ndoshta edhe më herët, por kurrsesi në kohën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.