Sepse bashkimi e bën fuqinë. E neve gjithsesi duhet të na vijë zor e inat, se si në tokën tonë dardane, në zgjedhjet lokale të shtetit tonë – Kosovës, të këtij viti 2025, në veri, po ashtu edhe në komunat (fantome), të ashtuquajtura “komuna me shumicë serbe”, të krijuara me pëlqimin dhe pajtimin e disa tradhtarëve të pushtetit të atëhershëm, tashmë në opozitë, u pa fare mirë se, pas të gjitha atyre skandaleve – e për të mos u harruar rasti i më shumë se 30 ushtarëve të lënduar, shumica prej tyre rëndë, të KFOR-it italian e hungarez, pjesëtarë të misionit të NATO-s në maj të vitit 2023 në Zveçan, si dhe rasti i terroristëve serbë në fshatin tonë Banjskë, me ç’rast na u vra rreshteri Afrim Bunjaku – heroi ynë kombëtar – përveç të gjitha atyre demonstratave në shtetin e tyre amë, Serbi, minoriteti serb shumë shpejt “u këndjell” dhe e gjeti veten, madje edhe “qetësinë” e tij, në konfliktin antipatik kundër qeverisë në detyrë, në krye me z. Albin Kurti – tek opozitarët shqiptarë të Kosovës?!
Gjithashtu është për të ardhur shumë keq se si PLANI, i cili funksionon me verbëri të plotë e disbalancuese, si “pula pa krye”, po ia zë rrugën shtetit tonë, Kosovës, me joprofesionalizëm naiv, narciso-idiotik, duke e ngulfatur me bllokada të llojit që vetëm tradhtia di t’i prodhojë!
E përderisa “trashja e qafës” politike të minoritetit serb veç ka nisur të marrë hov si metastazat kancerogjene në tërë trupin e Kosovës sonë, i njëjti poashtu është mbledhur troç dhe po e shijon faktin sipas motos:
“Kur dy njerëz grinden, i treti gëzohet!”
Andaj, realizimi i P.L.A.N-it, me moton:
“Kur s’e do nënën, do ta duash njerkën”,
mallkuar qoftë përjetësisht!
Sabahate Byçi – Autore
28.10.2025, e martë, ora 21:14
Gjermani