BE-ja, bashkëkohore nuk i arrinë qëllimet e saj siq duhet deri në skaj, sepse neglizhenca e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perënimor, në veçanti duke e anashkaluar Kosovën, vazhdon të përzgjatet me zingjirin e kushteve të saj, të cilat në thelb nuk janë paraprirëse që përcaktojnë karakterin autentik të faqeve të historisë së një vendi.
Prandaj, Kosova, si shtet i ri demokratik, i përulët NATO-s, dhe gjitha vendeve mike, që e shpëtuan nga kthetrat e Serbisë, por ky vend nuk duhet të jetë tani si një poligon i eksperimenteve të demokracisë, duke hasur në shumë pengesa dhe prigje të shumta gjatë rrugëtimit të saj për të arritë linjën dhe zhvillimin e saj si shtet demokratik bashkë me vendet tjera të zhvilluara me orientim dhe parime Evropiane.
Serbia, në vazhdimsi jep shenja të qarta, se nuk është e interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe rrjedhat e ngjarjeve propagandistike dhe kërcënimet e saj ndaj Kosovës, shfaqen para syve të botës, për fat jo të mirë mungon një vullnet politik edhe nga ana e Be-së, që të dalloj viktimën me agresorin, së paku të bëjë presion ndaj saj, që ta ndryshojë çasjen, e cila do të ishte në favor të përgjithshëm.
Për fat të keq, Serbia, po tolerohet dhe përgëdhelet nga BE-ja, duke ia besuar propagandat dhe duke ia plotësuar ambiciet e saj, me qëllim që ti shërbejnë eventualisht si arsytim për ndonjë akt të saj të «mirë» mirëpo në këto rrethana globale e ndërlikuese që ekzistojnë, do të ishte një shërbim koti, sepse Serbia, është njejtë, ndoshta edhe më e disponuar me rrebelimet e saj kundër Kosovës.
Mund ta quajmë si një koncept dhe veprim të njëanshëm nga ana e Be-së, nëse palët nuk po i trajton në mënyrë të barabartë, ndonëse pala e Kosovës, i vuan pasojat e luftës akoma, e cila i ka edhe 16oo të pagjetur, tani edhe sanksionohet pa të drejtë, ndërsa Serbia, e ka një bagazh me krime dhe gjenocide, anashkalohet pa u sanksionuar fare dhe po ta kthejmë në anën e kundërt, nëse do të ishte sanksionuar Serbia, deri më tani e kishte «bombarduar» BE-në.
Çfarë argumente i duhen BE-së, dhe botës ndërkombëtare, se rasti i fundit në Banjë të Zveçanit, në veri të Kosovës, nga një grup i organizuar terroristësh serb me urdhërat e presidentit Aleksandër Vuçiq, të strehuar në Manstirin e këtij fshati, i sulmonjë dhe qëllojnë policinë e Kosovës, duke ua rrezikuar jetën e tyre, me ç’rast ia shuajnë jetën policit Afrim Bunjaku.
Kjo kryevepër e tillë kriminale që mbas luftës në Banjë të Zveçanit, e udhëhequr nga krimineli M.Radoiçiq, i cili ishte edhe nënkryetar i Listës serbe, nuk do mirret parasysh nga BE-ja, poashtu edhe sulmi i fundit në shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenc, si argumente të kompletuara me akte terroriste serbe ndaj një populli dhe shteti demokratik dhe multietnik, dhe jo vetëm, që autorët e krimit mbrohen dhe strehohen në Serbi, ata nuk ndjekën fare dhe as që dënohen në shtetin serb, apo nga organet dhe ligjet ndërkombëtare.
Dhe kjo që ndodhi në pikë të ditës dhe në sytë e gjithë botës, që ka mundur të shpërthejë më keq dhe të shkakëtojë një tragjedi të pa parë me humbje njerëzish nga të dyja palët dhe e gjithë kjo hipokrizi nuk mund të mirret si argument dhe arsytim nga BE-ja, për ta dënuar një akt të tillë që e ka organizuar Serbia dhe vetë presidenti Aleksandër Vuçiq, lind dyshimi se diçka nuk është në rregull edhe nga ana e BE-së, duke ditur se, Serbia nuk është palë e sinqertë dhe serioze, dhe më sa duket nuk e ka qëllimin e një marrëveshje paqësore me Kosovën.
Serbia, me udhëheqjen e Vuçiqit, nuk jep shembuj dhe argumente për të gjetë një rrugëdalje të vetme, që Kosova dhe Serbia, të jetojnë në fqinjësi të mirë në mes vete dhe më keq, kur popullata serbe në pjesën veriore të Kosovës, po bëhët vegël e politikave dhe interesave të Vuçiqit, që po pretendon të krijojë një konflikt dhe luftë ndëretnike, sidomos me konceptet e njëanshme të krijimit të Asociacionit një etnik të komunave serbe në veri të Kosovës.
Ecja drejt arritjes së një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, që fillon mbas luftës, që nga 2013 dhe më tutje, brenda këtij opusi negociatash që kemi parasysh deri në ditët e sotme, sikur asnjë marrëveshje nuk është implementuar deri më tani nga pala serbe, dhe çfarë pritet në të ardhmen e këtyre palëve, duke marrë parasysh edhe fjalët e presidentit të SHBA-ve, z.Donald Tramp, i cili parandaloi kohën e fundit edhe një konflikt të mundshëm, që planifikoi Serbia kundër Kosovës.
Ndonse BE-ja, po bënë përpjekje të trajtojë një problematikë të tillë, dhe në vend që do të ngriste kërshërinë e saj dhe të prezentohet si ndërmjetëse neutrale në mes palëve, sikur kjo vetë po paralajmëron një signal jo të qartë, apo me animin e një prej poalëve, siq është përgëdhelja e palës serbe dhe në këtë rast mungon vullneti dhe efekti pozitiv dhe pa shmangshëm, që palët të mos pajtohen dhe harmonizohen deri më tani.
Dukshëm mungon vullneti i BE-së, posaqërisht ndaj Kosovës, duke lënë të vetmin opsion në dispozicionin e saj, që palët «të vetëpajtohen» që e ka domethënjën e terminologjisë së vjetër të historisë së këtyre dy popujve, ku tensionet dhe mosmarrëveshjet në mes këtyre dy popujve nuk kanë gjetur ndonjë përfundim paqësor, sepse ndërmjetësuesit në mes palëve nuk kanë qenë të denjë dhe të përkushtuem që veprojnë me ndërgjegje të pastër.
Të marrim parasysh vetëm kohën e pasluftës, tërë këtë periudhe kohore të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, ndjehet më shumë jehona diskrete dhe e shpërbërjes së realitetit në mes palëve, se e ndonjë marrëveshje ndërnjerëzore dhe fqinjësore, duke e ushqyer dhe mbajtur peng një marrëveshje paqësore deri më tani, që do të jetë kufiri i ndjenjave dhe i emocooneve ndëretnike në mes këtyre dy popujve.
BE-ja, sikur përpjekjet e saj janë aq të zbehta edhe pa energji të mjaftueshme për të ndikuar ndaj vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat vende qëndrojnë në mes të këtij procesi si aktore të dyshimta në gjirin e Evropës, ndërsa vendet pak sa ma të largëta si edhe Siria, e njohin shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Dhe të qenët bashkëkohëse e një diçkaje të tillë, që edhe vetë këto vende kanë kaluar nëpër këtë periudhë kohore, sikur tani, jo vetëm se e bëjnë të vështirë përceptimin e një realiteti të domosdoshëm, por nuk e kuptojmë se çfarë është duke u zhvilluar në realitet brenda përbrenda kësaj familje Evropiane.