Morali dhe detyrat filozofike e demokratike

Opinione

Morali dhe detyrat filozofike e demokratike

Nga: Skender Kapiti Më: 31 tetor 2025 Në ora: 15:38
Autori Skender Kapiti

Atë që bëjnë shkrimtarët dhe dijetarët për të zbuluar natyrën dhe shkencën, atë bëjnë moralistët me moralin — duke filozofuar për të në mënyrë logjike dhe të arsyeshme për njohjen.
Arsyeja pyet për realitetin pandërprerë, sa herë që has në vështirësi: realitetin, mendimin dhe veprimin praktik.

Në filozofi bëhen gabime morale, por edhe disa shkencëtarë bëjnë gabime — dhe gabimet e disa prej tyre janë më të suksesshme se sukseset e disa të tjerëve.

Reformimit intelektual dhe atij shkencor i paraprin vullneti dhe dëshira e guximshme intelektuale e sociale e revolucionit shkencor.

Qeveria dhe pushteti janë të këqijat më të mëdha, parandalimin e të cilave e bën demokracia reale dhe e vërtetë — ajo e ligjit, drejtësisë dhe filozofisë morale.
Demokracia ka masa të ndryshme pushteti, prandaj edhe ajo ka mangësi morale, ligjore e drejtësie. As ajo, as morali nuk kanë barazi pushteti.

Mendimi më i mirë është reformimi i mendimit dhe veprimit që buron nga vullneti, si dhe reformimi e kontrolli i pasioneve që ndodh në institucione dhe në ambientet publike ku kërkohet zgjidhja e problemeve.

Dëshira kërkon ndryshimin dhe zgjidhjen normale të problemeve në mënyrë të kënaqshme.
Demokracia e mirë është ajo që e kërkon morali dhe vullneti i popullit — ajo që përmirëson dhe lartëson vlerat humane e sociale.

Detyra filozofike përmbush vlerat më të larta përmes parimeve dhe analizave logjike.

Mund të jesh doktor i mirë, por kjo nuk do të thotë se je njeri i mirë. Doktori i mirë është shërbëtori i mirë.
Etika është njohja kritike për moralin, autoritetin dhe kompetencën intelektuale e humane.

Feja është burimi i së vërtetës, i demokracisë dhe i moralitetit njerëzor — burim i jetës intelektuale e shkencore që frikëson frikën dhe nuk frikësohet prej ngjarjeve.

Njeriu inteligjent mendon dhe zgjedh intelektualisht, në mënyrë ekzistenciale dhe reale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat