Pajtimi për qeverisje të përbashkët u arrit. Koalicioni ynë do t´ia kthej popullit dinjitetin. Për këtë na duhen vetëm votat e balotazhit. Albin Kurti me sulmin ndaj Veriut të Kosovës e prishi harmoninë në Mitrovicë, po me kthimin tonë, kjo harmoni do ta vihet sërish në vend.
Së pari po premtojmë se, faturat e rrymës në veri do të jenë inakceptabël. Do t´i kthejmë teneqet, të cilat Kurti i largoi nga përdorimi. Me ne do të kthehen të gjitha institucionet e uzurpuara.
Së bashku me Listën Serbe do e hartojmë planin për kthimin e dinarit, muraleve të larguara, jetës së natës, argëtimit, kriptovalutave, postës dhe identitetin për popullin serb.
Ne nuk harrojmë se me vite të tëra, me Listën Serbe, kishim qeverisur, kishim krijuar një bashkëjetesë të përbashkët dhe mirëqenie për popullin serb. Doganat funksiononin për mrekulli: kush do, hynte e dilte pa pengesa. Në fakt ne funksiononim, më mirë se vetë EU.
Me ardhjen e Kurtit, kjo harmoni u prish. Filluan kontrollet në vijat kufitare. Filluan bastisjet nëpër shtëpitë private. U akuzuan kuadro dhe punonjës të administratës shtetërore e private.
U përzunë nga puna pjesëtarët e milicisë. U çarmatosën dhe u ndoqën pjesëtarët e mbrojtjes civile. U krijuan listat e zeza për të gjithë ata që kishin protestuar dhe me dhunë, u ishin kundërvënë pjesëtarëve të KFOR - it, e policisë shtetërore.
U morën të gjitha institucionet komunale një nga një dhe në vend të tyre u vendosën nëpunës shqiptar. Ne u ankuam dhe zëri ynë pat jehonë. Kurti u vu nën sanksione.
Ne vend se të reflektonte, ai erdhi duke e ashpërsuar qëndrimin ndaj nesh. Ne e kishim Borrelin dhe Lajçakun, të cilët punonin për agjendën e Vuçiqit. Radojciqi, në shenjë të revoltës, si udhëheqës i yni, e organizoi Banjskën dhe tentoi shkëputjen, po dështoi. Vuçiqi si duket nuk i kishte bërë llogaritë si duhet.
Sot po mbështetemi te miqësitë e vjetra, te udhëheqësit racional shqiptar dhe koalicioni i përbashkët i tyre. Ne shpresojmë që me ndihmën e tyre, do ta kthejmë pushtetin dhe së bashku me ta, do t´u qasemi problemeve që e mundojnë qytetarin si në veri, po ashtu edhe në jug.
Harmonia e cila ishte para ardhjes së Kurtit, do të instalohet sërish. Ne do të punojmë sipas agjendës së mëparshme, ti mua unë ty. Kush se beson, do të bindet. Kjo është metodë e jona, e cila ka funksionuar me shekuj, pse mos të funksionoi sot. Rroftë koalicioni LDK – PDK, pse jo edhe Lista Serbe.
Mars - Rover (Satirë)