Balluku para SPAKUT apo para Portaleve `pay per view`

Opinione

Balluku para SPAKUT apo para Portaleve `pay per view`

Nga: Pirro Prifti Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 14:03
Pirro Prifti

`Gjyqi Popullor` ndaj zv. Kryeministres Balluku, i iniciuar ne fillim nga ndonj gazetar investigativ me informacione të marra jo nga investigimi personal por nga rrjedhja e sekretit hetimor me rrugë jo zyrtare, rrjedhje e cila vazhdoi me përgjimet dhe me komentet apo dhe analizat nga anal-istë të me pagë ditore, vazhdon me sukses të plotë.

Po përsëriten historitë e akuzave të prokurorisë ndaj drejtuesve të pushtetit egzekutiv `mot a mot`: në fillim del nje gazetar investigative- pastaj dalin përgjimet dhe hallka e tretë zhurma shurdhonjëse e diopozitës e drejtuar nga `Demoni` nongratta, i cili në vazhdim sjell të dhëna të hiperbolizuara apo thjesht mashtrime të marra ose nga qytetarë `anonimë` tip Angoni. Zhurma mediatike vazhdon me ditë të tëra e dihet se populli i thjeshtë dëgjon haberet i përpunon, i debaton i dërgon në komentet ku mbizotërojnë sharjet, fyerjet, por më e veccanta është sepse herë pas here, sapo zhurma histerike kundër individit duket sikur fashitet dalin menjëherë përsëri në media e portale informacione që pikojnë nga dosja hetimore që ushqen përsëri dalldisjen histerike të sharjeve , madje pa e ditur si është në të vërtetë problemi.

Këtu dalin disa probleme që kanë të bëjnë jo vetëm me ligjin por edhe me etikën, moralin dhe sjelljen e zyrtarëve të lartë kryesisht të opozitës që derdhin helm në veshët e popullit apo të portaleve të paguara dhe të papaguara , me një qëllim të vetëm- krijimin e një zhurme politike të vazhdueshme kundër qeverisjes e cila fitoi zgjedhjet e 11 majit:

Së pari, si një alibi për humbjen e tyre të turpshme, ku populli e refuzoi non grattën

Së dyti, për të larguar nga vëmëndja e publikut problemin e nongrattës i cili ështënën hetim edhe ai por për të cilin asanjë media apo portal nuk krijon ndonjë `gjyq popullor` për të sharë nongrattën si ky i Ballukut apo dhe i të tjerëve para saj. Duket fare qartë se lufta politike është një e drejtë demokratike ndërmjet partive që kërkojnë drejtimin e shtetit shqiptar, por nga ana tjetër ajo që nuk shkon nga ana ligjore është se nëse maxhoranca hesht dhe nuk komenton problemin dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria, opozita përkundrazi, kërkon të justifikojë vehten me të dy pikat e sipër përmëndura, duke shkuar shumë më larg, duke detyruar prokurorinë të nxjerrin nga dosja hetimore sekretet hetimore të cilat përfundojnë atëhere kur dosja shkon për në gjykatë.

Përse bëhet kjo zallamahi, dhe përse disa Prokurorë nxjerrin sekretet hetimore (sigurisht jo pa ndonjë rrushfet apo ndonjë lehtësirë tjetër në kërkim të së ardhmes së tyre ne kapjen e ndonjë posti drejtues apo ndshta nga nga frikësimet e Demonit)?

Problemi del se është më i ngatërruar kur analizon luftën politike jo brënda ligjeve por ashtu si e kërkon Demoni që mban zap opozitën: qëllimi justifikon mjetin. Pra kërkon që të ndotë e të nxijë Shqipërinë për ti thënë shqiptarëve dhe botës se …`edhe këta që janë nuk janë më të mirë se unë kur isha në krye`, por harron se vula e non grattës nuk hiqet dot sado që prokuroria i ka zvarritur shkeljet e këtij njeriu deri në pafundësi.

Kjo duket fare mirë që sipas ligjit korrupsioni dhe shkeljet ekonomiko-financiare parashkruhen deri në 10 vjet. Në këtë mënyrë Prokuroria dhe SPAK kanë zvarritur ccështjet e disa individëve të Opozitës derisa ato quhen të parashkruara. Shkeljet për ccështjen e klubit Partizani zvarriten ose me qëllim ose se pndonjë prokuror është i pa-aftë në profesionin e tij. Sa për pa-aftësinë e Prokurorëve apo për ndonjë djallëzi tjetër e tyre për të përfituar nga ana financiare nga të pandehurit duket qartë nga numri i madh i të paraburgosurve.

Pjesë e kësaj strategjie skizofrenike janë marrja e pjesë e ndonjë gazetari investigative të cilët kësaj rradhe thyen cdo parashikim... po perhapin sekretet hetimore tashme falas, SPAKU i ngopur me rrushfete me urdher te Demonit po i shperndan falas tani qe do te vije nje kryetar i ri pas Dibranit qe e mbrojti sa mundi kete Demon qe po përpiqet të shkaterrojë Shqiperine ....

Populli megjithës e ka experiencën nga e kaluara, i sheh këto portale dhe han e pertyp pislleqet e portaleve te non grattes qe i ben recel politik per të me qëllim..per harruar pislleqet e veta. Me e rregullta le te shohim se cdo beje drejtesia...

Nuk është e rastit që në shkrimin e Manjanit shkruhet: ``teksa merr si shembull rastin e Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut, për të cilët opozita kërkon dorëheqje me pretendimin se janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, ai thotë se njësoj janë dhe drejtuesit e opozitës, duke përmenduar Berishën, Metën, Mediun por dhe Flamur Nokën. “Tani, ky standardi që kërkohet se po qe i pandehur duhet të japësh dorëheqje, duhet kuptuar për të gjithë njësoj besoj apo jo?` (Ylli Manjani - opozitës: Ky standardi që po je i pandehur duhet të japësh dorëheqjen, a vlen për të gjithë?! Edhe për Saliun, ilirin, Fatmirin dhe Mulin... - Politika).

Disa nga këta gazetarë investigative (që vetëm investigativë nuk janë, sepse nuk kanë nxjerrë asnjë fakt me punën e tyre, përveccse kanë marrë nga dosjet prokurorëve sigurisht me shpërblem nga më të cuditshmet), janë bërë vetë si hetues, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, dhe e japin vetë verdiktin se ccfarë denimi duhet. Po të shohësh miqtë e Demonit duket se përfundimet e gazetarëve investigative janë mot a mo me opozitën, duke e ditur fare mirë (meqënëse janë edhe me shkollë të lartë), se derinë vendimin gjyqësor i pandehuri supozohet -I pafajshëm.

Pa i mbajtur anën Ballukut mund të thuehet se akuza për `Pabarazi në tendera` nuk i takon ministrit por Komisionit të Tenderit. Kjo është arësyeja që të jesh i pandehur dhe të jesh në liri - ka argument për Ballukun. Bërja e një ` gjyqi popullor` se ashtu i kënaqet egoja Demonit me qëllim qe te largoje vemendjen vetja dhe të duket para popullit si `engjell` i tipit Eosfor, del se kush genjehet, genjehet, por le tja leme korrupsionin Ligjit, dhe Demonin me shoket e tij le tja leme Zotit, qe te shpëtoje Shqipëria nga ai dhe nga antishqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat