Shfajësimi i Vuçiqit për Sarajeva Safari!

Opinione

Shfajësimi i Vuçiqit për Sarajeva Safari!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 19:35
Autori Sherif Ramabaja

Kush më akuzon se isha pjesë e një barbarie të tillë, u përgjigj Vuçiqi. Jam 100 për qind i bindur se këtë po e bëjnë shqiptarët, nën orkestrimin e mediave botërore, të më paraqesin si terrorist. Kjo është e kuptueshme, pse ata mua më urrejnë. Për akuzat e shqiptarëve dhe të mediave të tyre, nuk kanë reaguar OKB, Washingtoni, Moska, Arabia, Turqia e as Pekini. Ata nuk më akuzojnë pa argumente.

Unë do të paraqes padi kundër të gjithë atyre që organizojnë kampanja të tilla që të më diskreditojnë para botës mua dhe Serbinë. Ky s’është asgjë tjetër përpos terror psikik, të më përshkruajnë mua dhe popullin serb, si popull gjakpirës dhe barbar.

Unë përpos që do të mbrohem vetë do të kërkoi edhe nga miqtë e mi, të cilët më përkrahnin si në rastin e Rusisë, që të më mbrojnë edhe tash, në këto ditë të vështira për mua dhe popullin serb.

 Në vitet e 90 isha ende i ri dhe me Sheshelin kishim plane të përbashkëta, po kur e vërejta që ai i tejkalonte kompetencat civilizuese njerëzore, iu bashkova Millosheviqit.

Milloseviqi më tepër kërcënonte dhe merrej me Jogurt Revolucionet, se sa bënte diçka. Ai më vonë sapo mori fuqi u egërsua, por si e vërejta, që edhe ai po i terrorizonte popujt e tjerë, u largova edhe nga ai.

 Pasi u distancova nga Shesheli dhe Millosheviqi, unë e hartova planin tim dhe vendosa që vetëm me mjete paqësore t´i realizoja idetë e tyre, e kurrsesi me mjete konvencionale. Kjo pra më dallon mua nga Shesheli dhe Millosheviqi.

 Konkretisht programi im kishte të bënte mbi Botën Serbe dhe Ballkani i Hapur. Dhe për këtë kam gëzuar edhe përkrahje e disa liderëve rajonale dhe ndërkombëtar.

Ndërsa sa u përket akuzave të tashme që po më bëhen mbi Sarajava safari, unë deklaroi sa vijon: Unë nuk kam poseduar as aeroplan luftarak, as tank, as top, as haubica, as helikopter, as dronë, as raketa kundër tankiste, as raketa bërthamore, as thikë e as pushkë në luftë. E tëra që i Kisha ishte vetëm një pushkë automatike, një çantë të shpinës me bomba dhe një snajper. Të gjitha vetëm për vetëmbrojtje. Ishte luftë.

 Në atë kohë unë isha gazetar dhe raportoja mbi luftën që bënin boshnjakët kundër Serbisë dhe popullit serb. Të akuzohem se isha një nga organizatorët e Sarajeva Safari, këtë e bëjnë vetëm shqiptarët, të cilëve tash po u bashkohen edhe krerët e opozitës, të cilët sikurse ata të Kosovës, po tërbohen për pushtet.

Mua kurti më akuzoi edhe për Banjskën e Radojçiqin edhe pse s´kisha fare të bëja me to. Radojçiqit i afrova strehim vetëm që ta mbroja nga shqiptarët, të cilët e donin me çdo kusht, të më fajësonin edhe mua.

 Tash jam në gjendje të bëjë lëshime që ta dorëzoi Radojçiqin, nëse bashkësia ndërkombëtare më premton për një gjykim të drejtë ndaj tij. Kam menduar po ashtu që edhe Asociacionin, për të cilin ngulja këmbë, do të bëja lëshime nëse bashkësia ndërkombëtare më garanton mbi të drejtat e popullit serb. Pra nuk jam i tillë çfarë më përshkruajnë shqiptarët dhe sidomos Kurti.

 Unë isha i gatshëm për një marrëveshje me Kosovën dhe po premtoi se jam në gjendje që ta nënshkruaj së shpejti. Po ashtu po premtoi se do t´i bashkohem EU dhe do të mendoi po ashtu që t´i bashkohem edhe NATOS.

Jam i gatshëm po ashtu që t´i bashkohem perëndimit, mbi sanksionet kundër Rusisë. Nëse popujt e rajonit frikësohen nga Bota Serbe dhe Ballkani i Hapur, po ashtu jam në gjendje që të heq dorë prej tyre.

Unë po ashtu nga ky moment distancohem edhe nga veprimet e Dodikut në Bosnje dhe kërkoi që ai të jep përgjegjësi për hapat e tij, ndaj copëtimit të Bosnjës.

Të gjitha këto premtime, për të cilat tash fola, e kisha plan t´i bëja publike para se të zbulohej Sarajeva Safari, po nuk më premtoj koha. Dhe derisa kjo tash ka marr hov, unë po deklaroj se jam i pafajshëm dhe i pastër si loti. Zoti më ndihmoftë, çfarë mendje e keqe u ka hyrë kundër meje.

Mars - Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat