Jo për “po”, e “po” për “jo”! Maxima e parimit, vullnetit dhe veprimit të politikanëve ruralë!

Opinione

Jo për “po”, e “po” për “jo”! Maxima e parimit, vullnetit dhe veprimit të politikanëve ruralë!

Nga: Sabahate Byci – Autore Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 13:12
Autorja Sabahate Byci

Të nderuar lexues të gazetës sonë Bota Sot, ju faleminderit për konsideratën dhe respektin me rastin e leximit të këtij opinioni, të cilin po e nis me një shpjegim të thjeshtë lidhur me fjalën maximë, të përdorur si fjalë kyçe në titull.

Katër format e konverzacionit – maxima të komunikimit – janë:

Maxima kuantitative (sasia): Të jesh aq informativ sa nevojitet, respektivisht sa është e nevojshme, e jo më tepër!

Maxima kualitative: Mos thuaj asgjë nëse diçka të duket e pasaktë apo e pavërtetë!

Maxima e relevancës: Të jesh relevant!

Maxima e modalitetit: Evito keqkuptimet dhe shprehu qartë!

Andaj, parimi personal i vullnetit dhe i veprimit të deputetëve të opozitës në ikje të shtetit tonë, Kosovës–Dardanisë, në ditën e mbledhjes së Kuvendit më 19.11.2025 (e mërkurë), për miratimin e Ligjit mbi buxhetin e vitit 2026, si dhe për zgjedhjen e Kryeministrit të propozuar pas “tërheqjes” së tij simbolike – pra, të kryeministrit në detyrë, kryeministrit më paqësor, jo të korruptuar, juridikisht të drejtë, jo karrierist, të thjeshtë, patriot, guximtar, jo lakmues dhe, mbi të gjitha, atdhetar i flaktë me aftësi të shquara ndërkombëtare – z. Albin Kurti, nga partia fituese LVV, u pa një asimetri kontradiktore dhe një anomali e dezorientuar e opozitës në largim.

Në rendin e parë të ditës ishte miratimi i buxhetit.

(Në vend që të përdoret fjala BYXHET – nuk po përdoret fare, sepse “respekti kolonizues serbomillosheviqian” vazhdon të jetë i vështirë për t’u eliminuar prej shekujsh. Shkronja jonë Y është “masakruar” dhe zëvendësuar me U ose I. Pse? Sepse serbët nuk kanë mundur dhe as sot nuk munden ta shqiptojnë shkronjën tonë unike Y. Ne gjithmonë e kemi përdorur fjalën BYXHET, kurse ata thonë BUXHET. Po ashtu, emrat LYTFI dhe HAZYR i kanë shqiptuar gabimisht si “LUTFI” dhe “HAZIR”. Çfarë kolonizimi shtypës dhe ç’vlerësimi i gjuhës sonë shqipe – haptazi!)

Buxheti ishte në vlerë mbi 1 miliard euro. Po çfarë bëri opozita?

Me gjestin e tyre, madje edhe me mospjesëmarrje në mbledhje, opozitarët thanë JO, në vend që të thoshin PO për PO!

Pra, thanë JO për BYXHETIN (BUXHETIN) – ose më qartë:

Thanë JO për kafshatën e mjerë të gojës së popullit shqiptar (e jo vetëm) të shumicës në skamje!

E kur erdhi radha e zgjedhjes së Kryeministrit, opozita e zezë e Kosovës së mjerë – gjithmonë e mjerë qofshin për këtë qëndrim të tyre – u bënë të gjithë bashkë, me dhën e me dhi, me lopë e me shki, dhe thanë PO për JO!!!

“Hajde merre vesh këtë mendësi!”

Rrnoftë shteti ynë – Kosova Dardania!

Sabahate Byci – Autore

24.11.2025, e martë, 02:26

Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat