Abdixhiku e shpalli veten, mandatar për kryeministër!

Opinione

Abdixhiku e shpalli veten, mandatar për kryeministër!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 15:56
Autori Sherif Ramabaja

Ishte rrugë e vështirë. U deshën sa e sa seanca të bllokoheshin. Më në fund u desh ta gjenim një viktimë, pse nuk votonim për. Kjo ishte metodë e qëlluar, sepse zgjati më shumë sesa e kishim pritur.

 Edhe për kandidatin tjetër po ashtu fituam në kohë. Më në fund kur e vërejtëm se ishim afër qëllimit e lejuam të kalonte, po kishim arsyetimin tjetër. Atë s’do e lejonim kurrsesi. Më në fund edhe ai u dorëzua dhe kërkonte zgjidhje. E ndërroi veten dhe e emëroi një figurë për mandatar, duke menduar se do të ishte i pranueshëm për të gjithë.

Ne e dinim se nuk kalon. As buxheti nuk kaloi. Kjo ishte një regji, që as vetë se besonim se do të arrijmë këtu, ku sot jemi. U shpallën zgjedhjet e reja. Me rrugën e Re arrita ta shpall kandidaturën time për kryeministër. Kjo ishte edhe ëndërr e imja. Nga kjo ditë zgjedhësit u vunë në sprovë.

Tash pra gjërat janë sqaruar. Çështja mbetet vetëm te votuesit. Shanset ekzistojnë, nëse të gjithë votojnë për te. Ai është i gatshëm që të merr përgjegjësi. Nëse ai nuk do e merrte këtë përgjegjësi, cili do ta merrte.

Kostum të ri ka porositur për këtë ditë, vetëm rrobaqepësit duhet t’ia marrin masën, që t’ia qepin sipas modës dhe standardeve që ti qëndroi bukur dhe ti tërheq masat.

 Përpos kostumit ka porositur edhe çantë të re tërësisht të lëkurës, shumë më të bukur se deputetët që reklamohen nëpër qendrën e Prishtinës, të cilën mund ta bart në dorë, po edhe ta var në krahë, apo ta qes rreth qafës, kur i duhet që ti ketë duart e lira.

 Të gjitha këto do të kombinohen me kostumin që me pamje t´ua kaloi edhe aktorëve më të njohur të Hollywood - it. Kravata, po edhe disa lloj këpucësh i ka porositur që me kostumin e ri duhet t´i përshtaten tërësisht.

Pamjen e jashtme do ta kombinoi po ashtu me frizurën e re dhe fytyrën e rruar dhe të lyer me kremin më të shtrenjtë, duke e shoqëruar edhe me parfumin e prominentëve.

Pra kjo do të duhej të ishte pamja e jashtme e tij, po i duhet që të gjitha këto t´i koordinoi edhe me qëndrimin, shikimin, zërin, lëvizjet, gjestet dhe tërë qëndrimin e përgjithshëm, që të jetë një paketë e përgjithshme, që lenë përshtypjen e një lideri që t´i përfitoi zgjedhësit.

Pasi do të punoi edhe pak në këtë drejtim, i duhet pastaj që të përgatitet edhe për takimin me Vuqiçin. Aty duhet të tregohet tërësisht i pjekur si lidership që të lenë përshtypjen se e meriton, ta përfaqësoi Kosovën në bisedimet me Serbinë.

Për dallim me Kurtin, ky do të koordinohet gjithherë me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe sidomos me ndërmjetësuesit e bisedimeve. Do të përpiqet që ta fitoi përkrahjen e tyre, duke qenë gjithherë i gatshëm për kompromise, e jo të ngul këmbë siç bënte Kurti, ndaj Borrelit dhe Lajçakut.

Pas përafrimit të qëndrimeve, në lidhje me bisedimet, po ashtu duhet të përgatitet që ta bind popullin se kishte dhënë gjithçka nga vetja, për rezultatin e arritur, i cili nuk varej gjithmonë prej tij, po me miqtë e Kosovës, ishin pajtuar për këta hapa. Kosova, të jeni të bindur, nuk do të humb asgjë, po do të fitoi dhe me partnerët tanë do të ecim përpara, drejt Rrugës së Re.

Mars – Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat