Franksionet brenda demokratëve

Opinione

Franksionet brenda demokratëve

Nga: Ilir Levonja Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 18:54
Ilir Levonja

''Fakti që mendoj ndryshe, nuk do të thotë se e dua vendin tonë më pak se ju'', janë fjalët e Musine Kokalarit, viti 1946 kur komunistët gjyqet politike i kthenin në show kinemash dhe altoporlantash shtyllash në kryqëzime rrugësh. Atëhere lufta e klasave ishte e ashpër, madje e pakompromistë me mendimin ndryshe, aq sa edhe besimet, zotat i shkrinë me parimet e njeriut të ri apo kultin e individt. Dhe sado që ka kaluar mbi 35 vjet demokraci, fryma e vitit 1946 për rolin e invidit, për kultin e tij është kaq e ashpër sa pavarsisht firove shqiptarët priren pas të fortëve me një dëshirë personale se sa kombëtare, për më tepër me një kënaqësi kafshërore bëjnë edhe krime qoftë për pasion qoftë të ndërgjegjes si e si individit të tyre të mos i cënohet kulti, si e si të sundojnë qoftë edhe me bindje krejt gjakftohtë të një vasali pervers.

E kam thënë gjithmonë se Enver Hoxha, njeriu që ruante në kasafortë floriri edhe teserën e partisë fashiste të gruas së vet, si fakt kompromentues për të ardhmen, nuk i ka bërë vet të gjitha zullumet. Fryma e viti 1946 është totalisht e ulur edhe sot dhe po vepron fort. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, madje me suportin e shtypit qeveritar ku jepen kronika me sherret e demokratëve në Kamëz apo me mbledhje grup fraksionesh që gjoja po i sjellin demokratët në një luftë të brendshme si ajo e kohës Basha dhe Foltores së Saliut e cila kulmoi me 8 janari e vitit 2022. Madje të parët që kanë rënë pre e këtij lobimi qeveritar, pavarsisht vjedhjeve milionave në euro, arrestimeve, gjyqeve, burgosjeve brenda shtetit, janë demokratët. Shqiptarët janë kthyer në qënie të budallepsura ku sado t'u thuash a dëshmosh me fakte krimin shtetëror, as e rruajnë fare, pasi i ka mbytur propaganda me zverdhjen apo apatinë e opozitës.

Një strategji që sot ka zënë vend fort kjo edhe për shkak të frymës nga koha e gjyqeve publike. Kurrë nuk e kuptuan se çdo individ apo cdo etapë ka kohën e vet dhe aq. Kurrë nuk e kuptuan se mendimi ndryshe është normë reale brenda një force demokratike ku kulti i individit përpara statutit është zero me hiç dhe aq. Kurrë nuk e kuptuan se të mendosh ndryshe nga ty nuk do të thotë se e do demokracinë më pak se njëshi, se ai në krye, Saliu. Se ai kult individi që me ligjërata kurvash, si ngriva shkriva, me nopranitetit e diktatorit nuk do që nuk do të hapi krahun, madje këmbëngul deri në atë fare feje sa sot e kësaj kultura e individit e ka kthyer strukturën politike shqiptare në një arenë të fortish, mini diktatorësh dhe rezultati është ky që kemi, korrupsion, krim, drogë, vrasje publike dhe më e poshtra e të gjitha poshtërsive, ikja përditë e shqiptarëve. Ben Blushin e bastarduan publikisht në 2017 vetëm pse demaskoi forcën e vet politike, njëshin, kultin e individit për aleancë me krimin.

E njëjta gjë ndodh edhe sot brenda opozitës. Hiqeni nga mendja se janë emrat, është statuti i një force politike, forca e demokracisë, forca e vendit, e shoqërisë. Sot kemi një kastë politike qeveritare që vjedh, vret, sundon në grup, me kultin e individit, në emër të tij, aq sa zyrat janë mbushur me patronazhistë dhe jo specialiste. Po nga ana tjetër kemi një opozitë e cila pavarsisht revanshit dhe premtimeve të një Foltoreje, pavarsisht retorikës për vjedhje zgjedhje, bash me hajdutin ulet dhe pretendon se do bëj reforma. Kemi një opozitë që ofron primare dhe po paturpësisht vendos në listat e mbyllura kryetrët e partive aleate.

A duhet demokratët të kenë franksione brenda tyre, pa asnjë diskutim, e kanë pasur dikur me status dhe kjo është shëndet për demokracinë dhe i shkon për shtat atyre që duan vërtet demokracinë. Mirëpo me sa po kuptohet si grupet dhe kastat e interesit nuk duan as vendin dhe as demokracinë, duan bythën e tyre. Ata që mendojnë se pjesëmarrja e ultë në zgjedhjet e fundit, është për fajin vetëm të qeverisë, gabojnë rënd, nuk janë realist, nuk janë demokratë, nuk e duan demokracinë, faji nuk është vetëm i qeverisë, po aq edhe i opozitarizmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat