Mërgata jonë, një kategori vitale dhe arterie kryesore në gjithë trojet tona Etnike.
Mërgata një thesarë shekullorë, që bëri historinë, dhe bartëse kryesore e të gjitha të arriturave Kombëtare e shtetërore, ndër shekuj ku do nëpër botë.
Në Kosovë, kjo kategori ende është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, shtetërorë, infrastrukturorë, investiv, dhe bazë e mirëqenjes së qytetarëve të shtetit më të ri në Europë, me mbi 1 milliard remitencave vjetore. Duhet T’ju jemi miënjohës. Respekt për të gjithë.
A po penalizohen Mërgimtarët, me (jo) organizimin shtetërorë, në zgjedhjet e RK..?!
Jemi në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga zgjedha Serbe, si dhe në 17 vjetorin e shpalljes së Kosovës Shtet Demokratik Parlamentarë, i njohur ndërkombëtarisht nga më se 120 shtete të botës.
Mundi dhe sakrifica sublime historike e popullit shqiptarë pa dallime, ndër shekuj dhe ndër vite, si dhe ndihmesa jashtë zakonisht e madhe e ndërkombëtarëve, krijuan mundësinë e tillë që sot frymojmë lirshëm. Respekt gjithë të rënëve për liri, respekt udhëheqësve te të gjitha periudhave, respekt gjithë popullit liridashës. Respekt miqëve tanë ndërkombëtarë.
I gëzohemi pa masë, gjithë të arriturave, të pas luftës. Dhe po ashtu duhet t’i gëzohemi pa masë edhe gjithë dashurisë që pat popullata e shenjtë për vendlindjen pas çlirimit, për shtet-ndërtim të Kosovës.
Jo vigjilenca, mos organizimi shtetërorë dhe mos sigurimi I kushteve të mjaftueshme të jetesës në Kosovë, e sidomos për gjeneratën e re, kuadrot e reja profesionale, ishte një dobësi, po thuajse e çdo Qeverisje në Kosovën e pas luftës. Kjo, bëri që egzodi, apo migrimi të jetë në shkallë-rritjeje po thuajse çdo vit e më tepër. Andaj, duke u bazue në faktin, se jashtë shtetit të Kosovës, jetojnë afer 1 miljonë banorë në shtetet e ndryshme të botës, ndihet nevoja imediate, që këta qytetarë mergimtarë, të përfshihen domosdoshmërisht në sistemin shtetërorë zgjedhorë.
Forma dhe mënyra e organizimit të votimit të Mërgatës në zgjedhjet e RK, së paku deri më tani, ka patur defekte shum të mëdha organizative dhe një byrokraci jasht normalës, që nuk njef sistemi zgjedhorë, po thuajse në asnjë shtet demokratik botërorë.
Kjo ka rezultuar, me shum nervozizëm, ftofje nga procesi zgjedhorë dhe ka reflektue në manipulim dhe devijim total të procesit zgjedhorë nga Mërgata. Kjo, është vërtetue nga shum aktivist, vëzhgues dhe komisioner të Mërgatës, e në veqanti nga kandidatët mërgimtarë, që ishin në Listat, qoftë për zgjedhjet Lokale, qoftë për ato Nacionale.
Agjendë e pa menduar mirë..?!
Caktimi I ditës dhe datës së 28.12.2025, për Zgjedhjet Nacionale në RK, bie ndesh me synimet tona për integrimin e Kosovës në mekanizmat Euro-Perendimorë dhe Euro-Atlantik.
Në kohën, kur e gjithë bota demokratike, nga 20 Dhjetori e deri me 5 Janar, ka kohën e pushimeve dimërore dhe festave të fundvitit, pjesë e së ciles janë edhe Mërgata jonë. Tani ne, duhet të angazhohemi në procedurat e regjistrimeve, aplikacioneve, votimeve, fushatës, dhe për disa, edhe shkuarja në zgjedhje me 28 Dhjetorë. E gjithë kjo procedurë, kërkon kohë, mund, sakrificë, dhe përkushtim. Thënë troq, I bie, që pushimet dimërore për mërgimtarët, këtë vit, sikur nuk egzistojnë. Aq më tepër, krijohet bindja tek ndërkombëtarët dhe shtrohet pyetja: ,,Kah po shkon ky popull I Kosovës, që pretendon të jetë (dhe më të vërtetë është) populli më demokratik, dhe më pro perendimorë në Europën Jug-Lindore’’ apo në Ballkan.
Andaj, kësaj radhe, si Mërgimtarë, po bëjmë përpjekje të ju falim, ti mbyllim sytë dhe të punojmë. Urojmë që herave të tjera të mos kemi raste të tilla.
Urojmë që për zgjedhjet Nacionale të 28 Dhjetorit të sivjem, RK të organizoj diçka më ndryshe me një byrokraci më të lehtë dhe më të kapshme, në mënyrë që çdo mergimtarë, me të drejtë vote të ketë qasje më të lehtë në votim. Ky, edhe do të jetë nje akt besueshmërije dhe shum më bindës ndaj institucioneve relevante të RK.
Propozim:
Format dhe modalitet e organizimit të votimeve në Mërgatë, duhet trajtuar, dhe hartuar, nga ekspertët dhe profesionalistët që ka Mërgata, po thuajse në çdo shtet. Jo, të dalin nga propozimet e disa anëtarëve të KQZ-së, që po thuajse, fare nuk e kan idenë se si mund të oragnizohet, apo të homogjenizohet mërgata, në shtetet demokratike me një demokraci të avancuar me shekuj.
Pra, duam t’ju bëjmë me dije, se Mërgata ka strukturat e veta shum të orgaizuara, në çdo rrafsh, dhe në çdo fushë, ku me vullnet e dëshirë, pa kompenzime, do të involvoheshin në këtë proces, si model, që kishte me pasë efektet e veta pozitive, dhe njëhere e përgjithmonë, do të zgjidhej ky problem.
Nuk do të mirrem me raste të veqanta, apo specifike. Por, e themi në formën e përgjithësuar, se Mergata ende nuk e ka të kjartë, si është e mundur, me një buxhet marramendës të RK, të ndarë për zgjedhje, nuk po gjenë formën më të mirë të mundshme, për gjithëpërfshirje të Mërgatës në procesin zgjedhorë, me një pragmatizëm real dhe të kapshëm për secilën kategori mergimtarësh.
Reperkusionet:
Kështu që, mos të ketë befasira, në të ardhmën e afërt, nëse kjo kategori e çmuar dhe thesarë I vendlindjes, të pasivizohet në këtë drejtim. E një ditë, nga byrokracija e ngarkuar, fare mos të merr pjesë në votime dhe fare mos të shfaqë intersim më, për proceset zhvillimore dhe investive, nëpër të cilat po kalon vendi ynë-Kosova e dashur. Kosova e penalizuar nga sistemi ynë I pa përgjegjshëm politiko-zhvillimorë, që shum e shum vite.
Me 28.12.2028, shpresojmë në ditë të mira.
Urojmë të kemi zgjedhje demokratike, fer dhe mjaft cilësore. Proqeset të shkojnë pa ekcese dhe pa ndonjë prishje të rendit dhe ligjeve të RK në fuqi.
Urojmë që këto zgjedhje Parlamentare të gjenerojnë Deputet të përgjegjshëm, që kanë pikë-synim zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, duke i lënë anash çdo lloj interesi, qoftë individual, gruporë apo partiak. Parlamenti, dhe Qeverija e re që do të dalë nga këto zgjedhje, të ketë përgjegjësi për të gjitha proçeset dhe sfidat që e pret vendin në të ardhmën. Kan rëndësi të veqantë, sepse nga këto zgjedhje mvarët po ashtu Institucioni i Presidencës, dhe gjeneron Presidenti/ja, i/e ardhshëm i RK. Pra, duhët të jenë zgjedhje me standarte Euro-perendimore, dhe të pranueshme për të gjtihë.
Shpresojmë, që njëherë e përgjithmonë, mos të shofim më skena të pa hijshme, dhe fjalorë, aq banal të gjuhës dhe urrejtjes politike, në politik-bërjen mbarë shqiptare.
Tema e trajtuar, është një argument dhe dëshmi, edhe e vet autorit të këtij shkrimi, si një ekonomist I viteve të 80-a, me mbi 35 vite mërgim, me përpjekje maksimale, dhe kontribut-dhënje, në të gjtiha proceset pozitive, për Atëdheun dhe vendlindjen tonë të dashur Kosovën martire.
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë kudo që janë.
Zoti e bekoftë Kosovën tonë, Dardaninë Antike.