Që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, pjesa dërmuese e mediave të Kosovës është kapluar nga një epidemi e pakontrolluar e dezinformimit, e dirigjuar dhe orkestruar enkas për ta sulmuar Qeverinë Kurti. Këto politika mediale liçuese nuk kanë funksionuar kundër qeverive të kaluara, edhe pse kanë pasur material të bollshëm për t’i kritikuar. Kjo nuk ka ndodhur nga fakti se mafia politike dhe SHIK-u, përmes shantazheve dhe kërcënimeve – jo vetëm me mbylljen e këtyre mediave, por edhe me jetën e gazetarëve – i kanë heshtur dhe neutralizuar. Mirëpo, Qeveria Kurti, edhe përkundër kritikave, denigrimeve dhe degradimeve për punën e saj, nuk përdori metoda mafioze për heshtjen e tyre, por i la të punojnë të lira, edhe pse ato me arrogancë e akuzonin Kurtin për ndërhyrje në politikat redaktuese, gjë që asnjëherë nuk ndodhi.
Fatkeqësisht, shumë televizione, nëpër emisione debative, ftojnë të ashtuquajtur gazetarë dhe analistë, por edhe politikanë të dështuar, ku debatet shndërrohen në terapi kolektive për shërimin e sëmundjes patologjike që ata kanë ndaj Albin Kurtit, që unë e quaj «Sindromi i Kurtit». Madje, këto televizione rregullisht organizojnë debate të porositura me tematika të caktuara, që nuk kanë për qëllim vetëm dezinformimin dhe manipulimin e publikut ku në shënjestër është Qeveria Kurti, por edhe mbrojtjen e qeverive të mëparshme dhe strukturave të tyre kriminale, duke i paraqitur ato si qeverisje të suksesshme dhe duke mbrojtur korrupsionin dhe krimin e organizuar, nga të cilat një pjesë edhe financohen.
Pikërisht ata të ashtuquajtur gazetarë dhe analistë që ishin më të zëshëm kundër Kurtit, tani janë shpërblyer dhe janë bërë pjesë e PLAN-it, si kompenzim për punën e pistë që kryen. Fatkeqësia e disa mediave është edhe më e madhe kur dihet se në mesin e të ashtuquajturve analistë ka të tillë që në studio vijnë të dehur dhe nën ndikimin e drogës, ka injorantë, njerëz pa dinjitet, pa integritet, pa asnjë vlerë, që mbrojnë tradhtarët dhe kriminelët.
Këto janë media të antivlerave, propagandës manipulative dhe dezinformimit të qytetarëve, që merren me kauza të rreme, sepse këto përputhen plotësisht me punën dhe vlerat e mediave të kontrolluara nga Vuçiqi. Këto televizione kanë një strukturë të organizuar financimi, që vijnë nga para të krimit dhe nga burime serbo–ruse, duke u shndërruar në laboratorë ku kultivojnë dhe fabrikojnë rrena dhe helmojnë opinionin duke ua nënçmuar edhe inteligjencën.
Pikërisht kur Kurti mbërriti pjekurinë dhe përvojën politike, simpatinë dhe përkrahjen e qytetarëve dhe shihej si një politikan i fuqishëm dhe i drejtë, qarqet e errëta dhe kriminale që kishin financuar dhe infiltruar njerëzit e tyre në LVV-ë i bënë puç partiak për eliminimin e tij politik. Ky grup i puçistëve asnjëherë nuk tregoi se kush e organizoi dhe financoi atë, edhe pse botërisht dihet se kjo u bë nga PDK-ja dhe SHIK-u, me qëllim që në një moment të caktuar ta përçajë, dobësojë dhe ta largojë nga skena politike LVV-ën. Por fatmirësisht ndodhi e kundërta, sepse grupi që dështoi formoi parti politike duke bredhur rrugëve në protesta që nuk patën kurrfarë vlere dhe ndikimi politik.
Në mesin e këtyre të ashtuquajturve analistë janë edhe ish-anëtarë të LVV-ës, që ishin ngushtë të lidhur me Albin Kurtin dhe organizuan puç partiak për ta rrëzuar dhe larguar nga partia. Për fat të keq, ish-shokët e tij, këta puçistë, tani nëpër televizione të ndryshme shprehin mllefin e shfrenuar ndaj Kurtit, nga pendimi se lëshuan mundësinë që sot ata të ishin deputetë dhe ministra në Qeverinë e Kurtit.
Për rolin negativ dhe dezinformues të këtyre mediave, gazetarëve dhe analistëve mercenar, do të përmend vetëm disa nga qindra shembuj të tjerë:
Këto media, me ditë të tëra, në emisionet e tyre debative, shkuan aq larg në mendësinë destruktive dhe insinuata, sa që sulmin terrorist në kanalin Ibër–Lepenc, infrastrukturë vitale dhe kritike për popullatën, industrinë dhe Kosovën si shtet, e quajtën një inskenim të Qeverisë Kurti. Madje, edhe pasi raporti definitiv i FBI-së, i bazuar në prova të pakontestueshme, tregoi se sulmin terrorist e organizoi dhe kreu shteti serb, respektivisht një major i BIA-s dhe dy terroristë të tjerë serbë, mediat nuk kërkuan falje dhe vazhduan me shpifjet.
Para agresionit terrorist mbi Kosovën në Banjskë, kryeministri Kurti paralajmëronte opinionin për rrezikun e mundshëm nga Serbia, e cila kishte vendosur baza të panumërta ushtarake rreth kufirit me Kosovën. Po këto media, me muaj të tëra, e kritikonin Kurtin se ai po paralajmëron luftë për t’i frikësuar qytetarët. Kur ndodhi Banjskë, në vend që të organizonin debate për suksesin e policisë speciale të Kosovës, ata ftonin çiftin e Xhavit Halitit, i cili insistonte se Radojçiqi nuk ishte terrorist, edhe pse vetë Radojçiqi e kishte pranuar publikisht sulmin.
Dhënia e hapësirës mediale të G. Muhaxherit nga LDK-ja, i cili mbledhjen e armëve nga policia e Kosovës e krahason me aksionin e mbledhjes së armëve në kohën e Rankoviqit, ose pretendimet se armët i kishte vendosur vet policia, është një deformim i realitetit.
Është e papranueshme, madje kriminale, kur një i vetquajtur gazetar thotë në emision të drejtpërdrejtë se Millosheviqi nuk ka qenë kriminel lufte, me pretekstin se kishte vdekur para gjykimit. Edhe Hitleri nuk u gjykua, por ngel ndër kriminelët më mizorë në historinë e njerëzimit.
Javë më parë, Senati amerikan propozoi një ligj me rëndësi jetike për Kosovën, i cili i avancoi marrëdhëniet me SHBA-të. Ky ligj ka tre pika: së pari, ideja për ndarjen e Kosovës ka përfunduar; së dyti, njohja reciproke është qëllimi; dhe së treti, rruga drejt NATO-s është me avancim të shpejtë. Këto media nuk e trajtuan këtë lajm, ndonëse ai është historik për Kosovën.
Në Gjykatën Speciale, dëshmitari James Rubin konfirmoi pagesa nga Thaçi për lobim për ndarjen e Kosovës. Mediat nuk i dhanë kurfar rëndësie kësaj çështjeje.
Deklarata e Grenell se Thaçi dhe PDK-LDK ishin të gatshëm të ndanin Kosovën, nuk u trajtua nga mediat.
As deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, se nuk i është kërkuar ndalesa e FSK-së në Veri të Kosovës nga NATO, nuk u përmend nga mediat.
Fatkeqësisht, mediat mercenare nuk e paraqesin të arriturat e shumta të Qeverisë Kurti. Qytetarët nuk duhet të bien nën ndikimin e tyre, të cilët përmes intrigave dhe shpifjeve luajnë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit publik ndaj kryeministrit më të suksesshëm dhe më të drejtë të Kosovës që nga pavarësia. Qëllimi i tyre është të rikthejnë në pushtet kastat e kaluara kriminale, që përdorën shtetin si plaçkë lufte.
Në këtë kontekst, presidenti kroat Zoran Milanoviq ka deklaruar se «Albin Kurti po përballet me kundërshtarë politikë dhe media të paguara nga Vuçiqi», ndërsa gjenerali amerikan Eric Friedman tha se «Kosovës i duhen njerëz si Albin Kurti që t’i bëjnë ballë ndikimit rus në Ballkan».