Gjithmonë Izraeli (komuniteti hebre gjithandej) do të mbetet në miqësi me shqiptarët, pa marrë parasysh sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi (qofshin ato edhe për shkak të islamistëve dhe radikalëve shqiptarë).
Arsyeja është e thjeshtë: kur hebrenjtë e kishin më së vështiri, ne shqiptarët ishim të vetmit që i ruajtëm. Bile, edhe udhëheqësit tanë fashistë, të identifikuar me Xhafer Devën, nuk bashkëpunuan me nazifashistët kundër hebrenjve.
Gjersa bie fjala, në Mbretërinë Jugosllave, në vitin 1939, qeveria e Stojadinoviçit, e orientuar pro-naziste, ndërmori masat e quajtura “Neu Claus Numre” kundër komunitetit hebre.
Hebrenjve ju ndalua trajtimi në spitale, regjistrimi në shkolla dhe madje edhe përdorimi i transportit publik. Për këtë arsye, hebrenjtë u detyruan të hapnin vetë spitale dhe shkolla.
Më pas, në dhjetor 1941, nga 6 dhjetori, filloi aksioni i mbledhjes së hebrenjve në kampin “Staro Sajmište” (Panairi i Vjetër, në Zemun).
Brenda dy javë u tubuan mbi 10,000 hebrenj.
Pastaj ata futën në një kamion special, të improvizuar nga sigurimi serb i kohës, i njohur si “dušegupka” (humbjeshpirti - mbytësi i shpirtërave).
Ishte një kamion i madh ku auspuku (marmita) i ishte futur brenda kabinës (prekolicës), dhe njerëzit futeshin brenda për t’u ngulfatur nga gazet e kamionit.
Me përdorimin e “dušegupka's" nga 6 deri më 22 dhjetor 1941, në "Staro Sajmište" u vranë mbi 10,000 hebrenj.