Edhe me metoda subversive, kundër Albin Kurtit, respektivisht kundër Republikës së Dardanisë

Opinione

Edhe me metoda subversive, kundër Albin Kurtit, respektivisht kundër Republikës së Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 17:55
Hafiz Shala

Opozita ka organizuar metoda subversive, sikur Serbia në kanalin Ibër-Lepenc, dy herë në këtë rast, jo përmes ujit të pijshëm, por përmes ndërprerjes së rrymës, për t’i zhgënjyer gjoja mërgimtarët ndaj Albin Kurtit, duke e mos votuar, se ua ka vështirësuar qëndrimin në vendlindje.

Kjo opozitë hajdute dhe kriminale, e cila është pasuruar duke e vjedhur dhe plaçkitur popullin dhe e cila, nga frika reale se qeveria Kurti do t’ua konfiskojë pasurinë “e krijuar me djersën e ballit”, është në gjendje të ndërmarrë çfarëdo veprimi qoftë, vetëm që Kurti të mos vijë në krye të Qeverisë. Pasurim përmes hajnisë, kolaborim i pandërprerë me armikun, koalicion me Listën serboshqipfolëse, e cila përmes shantazhit dhe veprimeve të përbashkëta antidardane, nuk janë në gjendje të marrin asnjë veprim në interes të shtetit.

Kurrë zgjedhje më të rëndësishme, por edhe më të rrezikshme, nuk kanë ndodhur.

Përsëri, arsyeja kryesore është se kjo opozitë është aq e zhytur në fëlliqësira politike, deri në afrimin me despotin rus Putin, sipas tyre “i parrezikshëm për ne, demek shqiptarët”, dhe në abuzime maksimale të natyrës materiale, sa që, kur të zbulohen nën qeverinë Kurti, do të ndodhë që jo vetëm Dardania, por edhe Evropa dhe Amerika të shokohen. Kur shteti më i varfër në Ballkan dhe Evropë i ka njerëzit më të pasur, të cilët nuk e ndajnë fatin e shumicës së atij populli. Shpresoj që Amerika t’i ketë këto informata dhe, një nga një, t’i shpallë persona non grata.

Lëvizjet e sekserëve të tyre në Washington, biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe oligarkë vendorë, të cilët përpos që themelet e tyre i kanë në Serbi, kanë blerë parti dhe liderë partiakë, të cilët, siç thotë populli, janë të mençur dhe nuk janë nga ata “që i bien ujkut në qafë”.

Prandaj, rrjeti hajdut-kriminal është bashkuar për të mbijetuar nga veprat që edhe fëmijët, familjarët dhe miqtë e vërtetë e të sinqertë të tyre do të shokohen, por gjithsesi do të distancohen publikisht dhe do të qëndrojnë larg tyre përjetësisht.

Atëherë do të jetë fundi i tyre, por duhet pritur vetëm faktin se kush sa do të qëndrojë prapa grilave, nëse drejtësia vepron sipas neneve pozitive ligjore për t’ia caktuar se kush sa do të dënohet dhe kush sa do t’ia kthejë popullit pasurinë e vjedhur. Por kurrë askush nuk do të mund t’ua kthejë moralin e humbur papritmas, bashkë me zhgënjimin dhe shpresën, të cilën askush më nuk mund t’ua kthejë.

Kjo opozitë do të mbahet mend në historinë tonë të këtij shekulli se çka i kanë sjellë këtij vendi, të cilin vetëm armiku ynë shekullor, ani pse edhe ai në bashkëpunim me shqipfolësit mercenarë, ka vepruar për t’ia arritur qëllimit: dobësimin, demoralizimin dhe zhgënjimin e popullit, duke mos besuar se shqipfolësit ishin pjesë e kësaj regjie tradhtare, e cila do të mbetet njollë e zezë e përjetshme.

Përgjegjësia jonë është që të mos heshtim, por të reagojmë për hir të së ardhmes, ndaj të këqijave, si shans ideal që të dalim e të votojmë njeriun i cili botës së fuqishme i tregoi qëndrimin e tij të paluhatshëm në mbrojtjen e interesave të vendit, në radhë të parë shtrirjen e sovranitetit në tërë vendin, i cili ishte kontrabanduar me mercenarët serboshqipfolës përmes Listës Serbe, e cila kishte rolin dirigjues-orientues kah Serbia, dhe nga Serbia, e cila të gjithë opozitën e ka në dorë, sepse kanë bashkëpunuar ngushtë në dëm të vendit, pasi i kishin futur në kurthin e tyre të vetëdakorduar dhe, si të shantazhuar, dirigjohen sipas interesave të tyre dhe të Serbisë.

Prandaj, vota për Albin Kurtin është votë për shtet sovran në tërë territorin, tani përfundimisht të liruar falë këtij udhëheqësi, të cilin çdo shtet evropian do ta dëshironte ta kishte.

Nëse e doni Republikën e Dardanisë dhe punoni për shpëtimin e saj, dilni e votoni, dhe votoni Albin Kurtin, shpëtimtarin dhe ardhmërinë e vendit tonë të dashur, Republikën e Dardanisë (Kosovës), e krijuar me gjakun e atyre që u flijuan nën emblemën e UÇK-së për këtë vend. Prandaj, ky është edhe motivi kryesor që ta mbrojmë me votë sot, kur ata e mbrojtën me jetën e tyre. Kullakët e pasuruar përmes hajnisë sot e kanë primare mbrojtjen e kapitalit, e jo të Republikës.

Sepse Serbia, Lista serboshqipfolëse, opozita, biznesmenët, oligarkët dhe shtetet aleate të Serbisë, që të gjithë janë ngritur kundër Albin Kurtit, i cili ua prishi pazarët e natës dhe ua rrezikoi interesat e tyre që lidhen me pjesën veriore dhe tërë Dardaninë, të premtuar nga ish-pushtetarët, tani të bashkuar në një zë me një kërkesë: Albin Kurti “kurrë më kryeministër”.

A jemi ne gjallë dhe a mund ta ndalim këtë hap të rrezikshëm antikombëtar? Me siguri se po.

Nëse doni që miqve dhe armiqve tanë t’u tregojmë se jemi popull i vendosur ta mbrojmë vendin dhe udhëheqësin më të duhur në këto momente vendimtare, drejtohuni kutive të votimit dhe, pa asnjë hamendje, votojeni çlirimtarin e veriut, mbrojtësin e shtetit dhe sovranitetit, përmes forcës së ushtrisë së rritur dhe të përgatitur profesionalisht e teknikisht si kurrë më parë, në bashkëpunim me aleatin dhe mikun tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u barazuar me të gjitha ushtritë e NATO-s.

Votojeni Albin Kurtin për Kryeministër të Qeverisë, me meritë për mandatin e tretë, që po ndodh për herë të parë në historinë e Dardanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat