Kur do të dorëzohet Putini - edhe sa mund të qëndrojë Rusia?!

Opinione

Kur do të dorëzohet Putini - edhe sa mund të qëndrojë Rusia?!

Nga: Driton Tali Më: 2 janar 2026 Në ora: 11:58
Driton Tali

Një diçka dihet, në Rusi liderët që humbin zakonisht likuidohen.

Në rastin më të mirë, nëse kanë fat si Mollotovi apo Hrushqovi, largohen tërësisht nga jeta publike. Për ndryshe pësojnë si Aleksandri i Dytë, Nikolasi i Dytë, Zheljabov, Trocki, Rykov etj.

Pa u fut detalisht në gjendjen e përgjithshme shoqëroro-ekonomike të Rusisë, të cilën gjenerali rus në pension Leonid Ivashov, fjalimin e Putinit për Viti e Ri e komentoi me:

Për katër orë nga ajo shfaqje nuk pashë asnjë udhëheqës, nuk pashë asnjë komandant të përgjithshëm, nuk pashë asnjë mbrojtës të popullit. Pashë vetëm një njeri që jeton në përralla.

Për të vazhduar me:

-Çdo industri është shkatërruar. Shkenca është në rrezik, dhe arsimi është rrënuar plotësisht;

-Rritja e çmimeve është një sinjal alarmues. Populli rus po bëhet gjithnjë e më i varfër;

-Sistemi shëndetësor është në rrënoja. Të gjitha rajonet kanë ulur shpenzimet për kujdesin shëndetësor;

-Cilësia e ushqimit po përkeqësohet. Vaji i palmës është kudo - ushqimi në Rusi po bëhet toksik, etj.

Në këtë kontekst vlen të ceket se sipas ushtarëve rus të zënë rob, është vërejtur një rritje e dukshme e numrit të arsimtarëve dhe nëpunëse shtetëror që lajmërohen vullnetarë për front. Arsyeja është se inflacioni i ka zhvlersuar pagat, ku pagat e ushtarëve, edhe pse janë ulur, ato janë akoma shumë më të larta. Dhe shpërblimet financiare që i marrin ushtarët dhe familjet e tyre në rast plagosje apo vrasje, janë motive shtesë.

Sa i përket humbjeve të jetërave statistikat po ashtu s'janë hiq më të mira.

Sipas "BBC News Russian" dhe medias së pavarur "Mediazona" dhe një grupi vullnetarësh, që së bashku kanë numëruar humbjet ruse në Luftën e Ukrainës, nga 24 shkurti i 2022, shifra kap 352 mijë ushtarë.

Te ky numër është arritur duke përdorur raportet zyrtare, gazetat, mediat sociale dhe memorialet dhe varret e reja.

Sipas kësaj analize del se 40 për qind më shumë nekrologji (njoftime për vdekje) ushtarësh u publikuan në Rusi këtë vit në krahasim me vitin 2024.

Prandaj pyetja shtohet se edhe sa kohë Putini do të qëndrojë?!

Unë them se nuk e ka larg. Sikur mos ta kishte frikën e eliminimit fizik nga rrethi tij, ashtu siç ai i eleminoi bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm si Nemstovin, Litvinenkon, Skripalin..., e s'fundmi edhe Prigozhinin, Putini me 2022, kur e pa se nuk mundet me pushtu Ukrainën brenda dy-tri dite siç pretendonte, do të gjente mënyrën për ndaljen e kësaj lufte.

Arsyeja pse e shkruajta këtë kolumne është se po shoh që shumë analistë (ju thënqin) tek ne kanë ra viktima të luftës hibride, të shpërndarë sidomos nga shumë medie serbe.

Po them vitkima e jo të paguar sepse nuk besoj që dikush i pagaun ata.

PS: Zyrtarisht Rusia nuk jep shifra për të vrarë. Të parën dhe të fundit që e ka dhënë, në shtator 2022, ishte 5 937 të vrarë.

Po ashtu lajmet zyrtare për situatën ekonomike janë qesharake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat