Në dialektin tonë Gjakovarë themi shkurt:
„Kush danë – kanë“.
E ata që cep më cep bashkojnë, me forcën e Zotit të madh, sot dhe herë tjetër do të fitojnë edhe gëzojnë.
Paraprakisht, dua që që në fillim të gjithë lexuesëve të këtij opinioni tim t’iu uroj vitin e ri 2026 dhe të gëzojmë ashtu sikurse zemra dhe shpirti ynë na don.
Njëherit, të gjithëve në të gjitha aspektet e jetës iu dëshiroj shëndet të plotë, gëzim e lumturi. Po ashtu, përzemërsisht i uroj bashkëpunëtorëve të portalit të kësaj gazete, „Bota Sot“, dhe pronarit të saj lojal, z. Xh. Mazreku, të drejtë dhe besnik (sipas mendimit tim) ndaj fjalës së dhënë dhe qëllimit të portalit, pa dallime të cilat mund të devijonin nga qëllimi i tij. I përgëzoj duke iu uruar punë të mbarë dhe suksese maratonike në vitet e ardhshme, dhasht Zoti mbi 100 sosh.
GËZUAR GJITHMONË E JETË
Tani po i kthehem qëllimit të këtij opinioni.
Është për lavdatë historike të përjetshme çdo fitore e Shtetit tonë, Kosovës – Dardanisë. Në vitin 2025, disa politikanë të çoroditur, të opozitës, e lanë situatën në një gjendje të vështirë, siç thotë fjala popullore:
„Ngrih e mos këput“!
Megjithatë, fitorja me vendosmëri dhe mbështetje nga shumica e popullit, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit, përmes zgjedhjeve të 28.12.2025, i dha forcë fazës së parë të bashkimit, që zakonisht fiton, gëzon dhe forcon. Sepse vetë dashuria, edhe kur ndahet, bëhet më e fortë dhe bashkon.
Pra, dashuria, edhe e ndarë, ka fuqinë që bashkon, forcon, gëzon dhe fiton kudo në botë.
Fitorja fenomenale, historike dhe krenaria që nuk mund të përshkruhet me fjalë, për mua dhe për shumicën absolute, ishte gëzimi i madh i finalizimit të Urës së re, simotër e Urës së Ibrit – urë e rezistencës ndaj çdo uragani, fatkeqësie apo presioni serb, çetnik dhe fashist.
Me shumë respekt citoj një proverbë gjermane:
„Urat më të forta ndërtohen nga muret e rrëzuara“.
URIME E GËZUAR, QYTETI YNË MITROVICË!
Qyteti ynë, Mitrovica, rezistent që nga shekulli I ndaj Rajhut të Romakëve, Bizantinëve dhe Nemadinjve, është qytet antik Ilirik – Dardan. Ai ka treguar gjithmonë forcë ndaj atyre që tentojnë ta ndajnë; siç thotë fjala popullore:
„Kush don me nda, e ndanë, në fund qanë“.
P.S. Tek e fundit, na mbetet secilit të vendosim se çfarë të bëjmë me gurët që na zënë rrugën. Sepse injoranca, qoftë e imponuar apo e dëshiruar, mund t’i japë mundësi kundërshtimit që të definohet si dobësi naive, e veshur me petkun e urrejtjes, çfarëdo qoftë ajo.