Pas Dr. Ibrahim Rugovës, LDK pësoj rënie të vazhdueshme. Një takim në janar të vitit 2006 në Restorantin “Trofta në Istog me Znj. Klaudia Nolt, pas vdekjes së Presidentit Rugova, ajo me pyeti: Çka do të ndodh më LDK tani pas shkuarjes së Dr. Rugovës? Unë u përgjigja ashtu si mendoja.
Për katër vite kryhet një fakultet. Këta bashkëpunëtor të Presidentit Rugova ishin bashkë me Presidentin për plotë 15 vite. Mendoj që LDK ka kapacitete të mjaftueshme dhe do të vazhdoj të njëjtën rrugë demokratike që tani më, është e trasuar dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme, që nuk i ka pritur shumëkush. Ajo me pa me dëshirë, por me një dozë skepticizmi e priti këtë përgjigje. Nëse kështu si thoni ju, do të ndodh, do të u përgëzoj për këtë vlerësim në këtë restorant. Fillimi ishte fatkeq.
Me deklarata të rrejshme së dikujt Presidenti Rugova ia paska lënë testament postin e Presidentit etj. Fushata për Kuvendin zgjedhor të LDK filloj ashpër dhe pa takt demokratik.
U ngjallën disa figura që kishte kohë që kishin rënë në kundërshtim me strategjinë e LDK dhe vizionin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Tani ata që dikur ankoheshin se Prizreni ishte larg nga Prishtina dhe nuk vinin në mbledhje të LDK, tani vinin për çdo ditë në Prishtinë.
Për Kryetar të LDK dolën dy propozime: Dr. Fatmir Sejdiu dhe Dr, Nexhat Daci. Në Kuvendin zgjedhor i sollën votat për të dy kandidatët. Dr. Fatmir Sejdiu kishte 12 vota më shumë së Dr. Nexhat Daci. Kuvendin e udhëheqtë Fadil Ferati. Ai me plot dashamirësi tha: “Që; deri tash njëri përball tjetrit, tani njeri pas tjetrit”. Por pas kësaj fjale udhëheqjen ia mori Fatmir Sejdiu. Ai iu drejtua sekretarisë më këto fjalë: “Ato 75 propozime i vendosni në fillim pastaj këto që dalin nga kuvendi i bashkëngjitni në vazhdim”. Kjo fjali ndezi kundërshtimet. Kuvendi përfundoj me skena të tmerrshme që nuk do të harrohen kurrë. Kryetari Sejdiu, nuk arriti ta menaxhoj as kuvendin e parë. LDK pas këtij kuvendi u polarizua, elektorati i LDK u zhgënjye shumë. Proceset jo demokratike pas shkuarjes së Presidentit Rugova, dhanë rezultatet e veta degraduese. LDK u nda në LDK dhe LDD.
Por kjo ndarje nuk u ndal as këtu. Propozimi i LDD që të shkojnë në koalicion më LDK u refuzua me një nënçmim. Ky ishte momenti i shkëlqyeshëm për të kthyer përsëri anëtarësinë e vet LDK. LDK e ka derën e hapur kushdo mund të hyj kush do mund të dali. Ky ishte shansi i dytë për t’u rikuperua, por nuk u pranua nga ata që pretendonin se kanë testament LDK.
Tani nëpër derë të vogël futet Dr. Isa Mustafa në kombinim që deri tani nuk ishte as anëtarë i LDK. Ky i bëri nderë kryetarit Fatmir Sejdiu duke e larguar nga kryetari zyrtarë i LDK dhe duke e dekoruar me kryetarë nderi të LDK. Dr. Isa Mustafa filloj me reforma në LDK.
Reforma ishte centraliste me kahe të kundërt nga zhvillimet LDK deri në këtë kohë. Ishin reforma vetvrasëse. Ky hoqi nga strukturat organizative të LDK Nëndegët( niveli i Bashkësisë lokale) dhe i la vetëm aktivet në fshatra( që tani quhen nëndegë) tani këto ishin për një hallkë me afër qendrës por kishin një strukturë organizative shumë të rëndësishme më pak n strukturën e vet.
Një Kryesi të nëndegës dhe një kuvend të nëndegës më pak. Por jo vetëm kaq. Kjo lexohej çartë se Dr. Mustafës nuk i interesonte LDK e fortë, por Isa Mustafa i fortë në LDK. Në terë elektoratin në Kosovë dhe Mërgatë u çrregulluan strukturat e LDK dhe njerëzit që kishin punuar në kohët më të vështira dhe kishin dhënë rezultate në punën dhe luftën e tyre u larguan pa kuptim dhe shpjegim.
Kështu vazhdoj të largoj edhe njerëzit që kishin shumë influencë në elektoratin e LDK. Derisa partitë tjera lusnin dhe joshnin personalitete intelektuale dhe politike që të aderojnë në partitë e tyre Dr. Mustafa urdhëronte sigurimin e tij të tërhiqnin zvarrë Donika Gërvallën për ta larguar nga Kuvendi i LDK. Pastaj kjo nuk u ndal vetëm me kaq, në LDK erdhën disa figura që fare nuk ishin në LDK por në Listën Ora, apo nga ndonjë listë tjetër që deri atëherë kishin qenë bashkë me ata që trumbetonin kundër shpresës për liri të Kosovës. Më vonë doli edhe një edhe një përfundim tjetër. Nuk e zinte zyra e LDK Vjosa Osmanin dhe varësit e Isa Mustafës.
Toleranca demokratike kishte rënë. Pastaj Vjosa të largohet nga kryesia e LDK-së. Dr. Isa Mustafa arriti që LDK ta sjellë në më pak së 11% . Koalicioni LVV-LDK i themeluar ishte afatshkurtër. Pas prishjes së këtij koalicioni LDK vazhdoj rrugën e vet të rënies. Kuvendi i LDK nuk u mbajt më rregulla demokratike, me vota të fshehta por me aklamacion, duartrokitje si në komunizëm.
Të zgjedhurit në këtë formë nuk gëzonin besimin e shumicës së LDK. Në këtë kuvend kryetar i LDK u zgjodh Dr. Lumir Abdixhiku, njeri nga grupi i “Reinvestit” ky i fundit privatizoj LDK. Tani nuk ishte më LDK në planë të parë por ”Unë dhe LDK” “Lumiri 2025” kjo dalje kështu ishte degraduese, zhgënjyese dhe ofenduese për elektoratin e LDK. Pra nga humbjet e mëparshme Z. Lumir Abdixhiku nuk nxori asnjë mësim, për vazhdoj me të ashtuquajturën “Rrugën e tij të re” që nuk doli fare rrugë por një qorrsokak shumë i shkurtër, në të cilën e futi LDK. Në një rast e pyeta për rrugën e re dhe më pat thënë: “Rruga e re në hartë të vjetër”.
Kjo doli një eksperiment i dështuar që prodhoj humbje ofenduese dhe zhgënjyese për LDK. Lista me Kandidatët e LDK si në zgjedhje lokale ashtu edhe në këto qendrore ishte lista më e mirë nga të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë. Në këtë listë kandidatët ishin më përgatitje superiore për fusha të ndryshme që i kërkon shteti. Ishin njerëz me përvojë dhe të dëshmuar, por ishte eksperimenti kryeneç i Kryetarit Lumir Abdixhiku që prodhoj këtë humbje.
Nuk pranoj Kolaicionin e LDK më LVV , pikërisht për shkak të një ofendimi që i kishte bërë Albin Kurti. Kjo tregonte që rruga e re as në hartë të vjetër nuk ishte. Dr. Ibrahim Rugova thoshte interesi i vendit ishte mbi të gjitha. Atij i vriteshin aktivistet nga terreni, disa herë pat tentim atentati edhe ndaj tij, por nuk e ndalte atë që të bej koalicione me PDK ose AAK. LDK nuk votoj buxhetin dhe u shpejtuan zgjedhjet.
Në zgjedhje pas zgjedhjeve brenda një viti elektorati ishin të pa përgatitur. Beri një fushatë shumë të dobët dhe përkundër listës së mirë që e kishte. Kështu që çdo veprim i tij ishte në favor të LVV. Kjo përqindje është meritë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përndryshe këto zgjedhje të jashtëzakonshme krijuan një situatë tepër të jashtëzakonshme në Kosovë dhe LDK. Këta kandidat të LDK i dogji Kryetari i LDK me fushatën e tij të dobët dhe udhëheqjen pa demokraci.
LDK duhet të pushoj me lojën e eksperimenteve. LDK është parti që ka themeluar shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës. Rruga e vetme është LDK për Kosovën dhe popullin e sajë. Diagnoza e kësaj humbje dihet: (është dalja jashtë rregullave demokratike).
Terapia e shërimit të shpejt nga këto tronditje të rënda, është kuvendi zgjedhor nga nivelet themelore, me respektimin e plotë të votës së fshehtë deri në krye të piramidës udhëheqëse. LDK ka anëtarësi të ngritur dhe të aftë për udhëheqje, këta i gjënë vetë anëtarësia e sajë me kuvende zgjedhore demokratike. Kjo anëtarësi pret që LDK të jetë e Kosovës dhe kombit shqiptarë ashtu sikur ishte.