Mërgata nuk voton për ti shkaktuar vendit ose edhe popullit mosknaqësi, ajo voton se ka drejt vote, në përqindje nuk dallohet nga votusi rezident në Kosovë.
LVv nuk e ka kriju mërgata, ate e ka kriju të majtit e PDK, LPK për ta sulmuar të djathtën LDK.
Kjo nuk ka asgje të keqe, partit ishin në garë politike, fitoi ai që e bindi sovranin.
Mërgata në zgjedhjet e fundi votoj ngjashem me votusin rezident. Dihet se në zgjedhjet e fundit kanë votu më shumë LVV edhe vendasit dhe mërgata.
Sot, qytetarë në mërgatë drejtojnë kompani, institucione shoqërore më peshë në të gjitha lamit, udhëheqin digastere të rëndësishme në vendet ku jetojnë, duke ndikuar pozitivisht edhe për Kosovën.
Polarizimi politik nga organizata e Vv i ka kaluar kufijtë e debatit publik dhe ka hyrë brenda familjeve. Ka raste kur lidhjet familjare janë dëmtuar seriozisht për shkak të bindjeve partiake. Gjuha agresive e organizatës Vv më përkrahësit e vet politikë, është e ngjashme me atë që shihet në debatet televizive, ku 99% debati në TV e kalon arsyen, madje edhe përplasjet fizike, si mjet komunikimi politik.
Një problem serioz mbetet edhe mungesa e vetëkritikës brenda subjekteve politike. Përkrahësit e subjekteve politike të bindur shpesh refuzojnë të pranojnë arsyen dhe të vertetën, me këmbngulje tentojnë broçkullat ti shesin si të vërtetë, më armën e zhurmës.
Njera tjetren e akuzojn për korrupcion, bashkpunim me Serbin, për marrveshje te damshme për Kosovën.
Më e tmershme është kur fillojnë ta mbrojnë
korrupsionin ose gabimet e partisë së tyre, duke arsyetuar edhe marrëveshje të dëmshme për shtetin.
Në këto raste, mbrojtja e individit, partisë kthehet në qëllim përsonal, ndërsa intëresi i Kosovës mbetet në plan të dytë.
Kosova ka nevojë për debat politik të shëndoshë në nivel të përgjithëshem dhe brenda partie, jo për ndarje të reja mes qytetarëve të saj, brenda apo jashtë vendit. Partit politike duhet të debatojnë fitoren dhe ato që kan humbur të analizojnë humbjen.
Mërgata nuk duhet parë si kundërshtar politik, por si pjesë e pandashme e shoqërisë kosovare. Polarizimi aktual është i madh dhe pasojat e tij janë të dukshme; vazhdimi i kësaj rruge vetëm sa e thellon hendekun shoqëror dhe e dobëson shtetin.
Nërgjegjësia për ta ndal këtë polarizim politik i takon pushtetit.