Sinqerisht, edhe pse nuk kam pikën e paragjykimit e të dashakeqësisë, në të kundërt me njohje shumë të hershme me shoqërore me pjesëtarë të familjes Ypi, së pari më babain e saj, të internuar për shumë vjet në qytetin tim të lindjes, Kavajë e Durrës, jam i bindur se në Shqipëri e Diasporë, ka plot figura dhe personalitete me nivelet e shkollimit, diplomimit, karrierës, krijimtarisë shkencore, kulturore, letrare, të përafërta apo të krahasueshme me ato të Lea Ypit! Për kohën e afrimit me Shqipërinë, politikën dhe mediat proqeveritare, nxirren e jepen arsye të mendohet se hyrja e saj “në zemrën dhe planet e Edi Ramës”, pikërisht në këtë kohë të vështirë për atë, nuk është krejt e rastësishme dhe pa prapamendime dhe interesa të sotme e më të largëta. Nëpërmjet “dashurisë së madhe” e të beftë për Lean nga mediat proqeveritare, shumëkush shtyhet të mendojë edhe se ajo, pa qenë në dijeni paraprakisht, mund të jetë më tepër zgjedhje dhe investim nga Edi Rama dhe klani i tij politik, oligarkik, “investitor-strategjik”..., si zëvendësim me sa më pak humbje nga familja Rama e familjet e tjera të politikës, oligarkisë, të bosëve të trafiqeve...Merret me mend se e rrethuar apo telekomanduar prej tyre, megjithë dashirën e mirë të saj dhe përpjekjet konsumuese jo vetëm fizikisht e psikologjikisht, Lea mund të bëjë një vërë në ujë apo, e shumta, një bidon me ujë të ndenjur, për shumicën e shqiptarëve dhe për vendin, përmbytur jo vetëm nga shirat e dherat, por edhe nga plehrat dhe shumë halle të moçme e të sotshme, 81 vjeçare apo 35 vjeçare! Domethënë, përfshirë edhe shqetësimet e shumta nga furnizimi i shumicës së familjeve me pak orë në ditë me ujë për gatim dhe higjenë si dhe nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, edhe në pikun e ditëve të verës!? Kështu, pa e merituar, Lea mund të dëmtohet në emër, imazh, reputacion... Nuk mund të kundërshtohet prerazi edhe dyshimi, se ajo mund të jetë përzgjedhur nga Edi Rama, për ta zëvendësuar fizikisht, si gjini, pamje, cv. Më shumë, për origjinën dhe trashëgiminë familjare, sidomos për persekutimin rreth 45 vjeçar familjar gjatë epokës së diktaturës komuniste...
Nëse vjen dita që Edi Rama të kuptojë dhe bindet se nuk ka rrugë tjetër mbijetese dhe ndëshkimi fare të lehtë, formal e kohë shkurtër, veçse të pranojë dhe bëjë largimin e tij nga froni kryeministror e t´ia dhurojë atë Lea Ypit, ai do të ketë plot arsye t`u thotë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve: “E deshët largimin tim, si “i majtë” dhe si “ombrellë korrupsioni” për shumë bashkëpunëtorë dhe vartës të mi në qeveri e në bashkira? Ja, ua plotësova kërkesën dhe dëshirën, duke ia lënë kolltukun e kryeministrit Lea Ypit, një “të majte” më europerëndimore dhe shumë më pak të njollosur apo aspak të njollosur nga “këneta e politikës shqiptare” dhe e korrupsionit, se sa e si unë! Lëreni të qetë në krye të qeverisë teknike dhe mbështeteni sa më shumë, që t`i bëjë ca punë në dobinë tuaj e të Shqipërisë, më mirë e më pastër se unë dhe qeveria ime e fundit...!”
Edi Rama ia del që t`i shpëtojë dosjeve të korrupsionit, me jo pak firma, vula dhe gjurmë të tij, domethënë, thirrjes dhe dënimit ligjor nga SPAK dhe nga prokuroria e SHBA-së më 20 janar dhe mbetet në krye të PS e të 83 kukullave të tij në parlament, ai do të gjejë rrugë, mënyra e forma për t`u rikthyer tek vetvetja e për t´u bërë ai që ka lindur, ka qenë dhe është, deri më sot. Edhe për t`i kujtuar Lea Ypit se është në atë post e kolltuk falë dëshirës dhe vullnetit të tij dhe se është borxhlie ndaj tij si individ e si parti. Edhe se nderi lahet me nder...! Merret mend edhe se Lea Ypi, edhe pse është me arsimim të lartë perëndimor dhe rritur në Perëndim, gjithsesi, për nga gjaku, trashëgimia, ndikimi i ambientit dhe mentalitetit shqiptar, ka mbetur edhe shumë shqiptare. Si e tillë, për shumë arsye, lidhje, interesa..., krahas krenarisë që është “e majtë”, mund të ketë dhe alergji ndaj PD-së, “të djathtës”, “opozitës”, sidomos ndaj disa liderëve të tyre, ndaj të parit, Berishës. Në këto kushte, gjithnjë në planin hipotetik, Lea, jo vetëm për pragmatizëm, mund të shtyhet më tepër drejt bamirësit të saj Edi Rama dhe partisë së tij...Kështu, dalin të dy fitues të mëdhenj. Ajo qëndron si kryeministre e qeverisë teknike, organizon dhe monitoron “zgjedhjet alla shqiptare”! Edi Rama dhe partia e tij fitojnë përsëri, duke mbetur në pushtet, edhe 4 vjet të tjerë. Për më tepër, duke pasur në krahë apo duar një “aset me vlerë” apo “thesar” plot pasuri intelektuale dhe të lakmueshëm edhe jashtë Anglisë dhe Shqipërisë, si Lea Ypi. Pas “fitores së re”, në ekstazë nga gëzimi, Edi Rama mund t`i propozojë krahas shpërblimeve shumëformëshe, edhe me statusin e “investitores strategjike”, përveç postit të kryeministres në qeverinë e tij “të re”! Më vonë, nëse pas disa muajsh Lea “dështon” si kryeministre e “qeverisë teknike”, edhe postet e tjerë të lartë të zv. kryeministres, të ministres së jashtme, të presidentes...? Nuk është në të mirë të gjetjes të së vërtetës nëse përkthehet apo interpretohet si fantazi dhe paranojë dyshimi dhe pista që Lea Ypi mund të jetë e përzgjedhur pikërisht në këtë kohë nga diplomacia britanike. Pas rreth 100 vitesh lënie të Shqipërisë nën ndikimin francez apo në hartën e frankofonisë, Londra qeveritare e politike, sidomos ajo laburiste, duke shfrytëzuar edhe qenien e Tony Bler si një nga këshilltarët kryesorë politikë të kryeministrit Edi Rama, mund të ketë vlerësuar si objektiv edhe ndërrimin e kësaj tradite. Pra, që në Shtëpinë e çerekut të dytë të shekullit 21, frankofonia t'ia lërë vendin anglo-saksonizmit! Kjo do të ishte edhe në interes e dobi të uljes së ndikimit dhe rrezikut rus në Europë! Kuptueshëm, edhe në Shqipëri e në gjithë Ballkanin, vlerësuar nga diplomacia politike dhe ushtarake e Putinit, ashtu ajo e carëve dhe përandorëve të vërtetë dhe të atyre komunistë, pas 1917-tës, si një pjesë e hartës europiane, që duhet të jetë sa më gjatë e më fort në krahun e Rusisë...!? Edhe një sqarim tjetër: nuk e ve aspak në dyshim intelektualizmin dhe nivelin e përgjithshëm profesional, kulturor, universitar, akademik...të Leas! As cilësinë artistike, publicistike, filozofike të krijimtarisë së saj të deri tanishme. Por, kam frikë se ardhja në Shqipëri, si kryeministre, mes këtyre ekipeve politike nga të dy palët në parlament, nuk do t´i japë mundësi t'i shprehë dhe kthejë me sukses në vepra pozitive aftësitë, vizionin, idetë... e saj, prej një FEMRE, INTELEKTUALEJE, POLITIKANEJE..., të moderuar e të emancipuar, shumë më elitare, e vërtetë dhe e sinqertë, shumë më SHQIPTARE dhe EUROPERENDIMORE se ato femrat që rrethojnë Edi Ramën, sidomos se Linda Balluku, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu, Frida Krifca, Mirela Kumbaro, Mirlinda Kërçanaj...
Duke iu shmangur idealizimit të Lea Ypit, domethënë mbylljes së dy syve dhe të dy veshëve ndaj ndonjë mangësie e gabimi të saj, kur flet për politikën aktuale botërore dhe shqiptare, ajo më shumë të zhgënjen se të bind! Si “bijë e denjë e “të majtës”, edhe shqiptare, fajtorja e parë e Shqipërisë në këtë gjendje, nga 29 nëntori 1944 deri në fillim janar 2026, Lea Ypi, ndoshta e dehur nga një dozë e fortë euforie, ka nxjerrë nga truri e nga goja edhe disa slogane e "receta" bajate nga “ e majta” e saj e zemrës. Nuk besoj ta ketë harruar se nga ky “brumë” apo nga kjo “furrë", janë gatuar për shumicën e shqiptarëve, në këta rreth 81 vjet, më shumë parulla, premtime të harruara brenda ditës së publikimit; propagandë dehëse dhe mashtruese; pisllëqe njerëzore dhe natyrore...!? Edhe më shumë plumba e litarë, për gjokse e koka shqiptarësh...!
Nëse Lea Ypi ikën vërtetë, siç u lajmërua në mediat shqiptare, më 7 janar 2026, para se të futet deri në fyt në këtë llum të pafund dhe "kënetë", padyshim, më e fituara do të jetë ajo vetë! Kur e pashë në intervistën me Roland Qafokun, në mbrëmjen e 4 janarit 2026, kur gjykoi rreptë arrestimin e Maduros nga SHBA, me urdhër personal të Presidentit Trump, pas disa orëve komentova në faqen e facebook të një mikut tim jo vetëm nga ky rrjet, tekstin e më poshtëm: ...Lea nuk ka pirë as raki e as verë, por, fatkeqësisht, qenka dehur keq, sa të guxojë edhe AMERIKËS dhe Presidentit të saj, Donald Trump qejfin me ia ndreq! Mjerë Shqipëria dhe shqiptarët nëse kryeministri Edi Rama e çon deri në fund skenarin e tij të ri, ndoshta edhe të fundit, për t'ia lënë, qoftë edhe për pak muaj, kolltukun e kryeministrit të Shqipërisë “majtistes së flaktë”, Lea Ypi!? Sepse, kundërvënia e saj e hapur dhe e vendosur ndaj personalisht dhe institucionalisht Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një veprim që u festua dhe festohet nga shumica e venezuelasve në vend e jashtë, mund të përkthehet dhe interpretohet si një shprehje e qartë majtizmi, globalizmo- sorosianizmi apo edramizmi...prej Leas. Nëse Lea do të vihej në krye të qeverisë teknike të Shqipërisë, me këtë deklarim dhe qëndrim antiamerikan, me siguri, ajo nuk do të kishte mbështetjen amerikane!? Por, për ne si vend e si popull, pavarësisht pakënaqësive, vërejtjeve, padurimit...të mos vjeljes të shumë frutave nga proamerikanizmi, përsëri aleanca shumë formëshe dhe shumëpalanëshe me SHBA-në, ka qenë dhe është jetike, për mbijetesën tonë të përjetshme përballë armiqve disa shekullorë, serbë, grekë, rusë dhe “ushtrisë së shqiptarëve”, që kanë qenë dhe janë armiqtë më të mëdhenj të vetvetes”...!