Arbanasët ortodoksë të Vranjës me rethinë

Opinione

Arbanasët ortodoksë të Vranjës me rethinë

Nga: Nehat Hyseni Më: 15 janar 2026 Në ora: 17:02
Nehat Hyseni

Në veprat e tij për Serbinë jugore, Jovan Hadži-Vasiljević identifikon një shtresë banorësh të vjetër në Vranjë dhe rrethinë, të cilët i përshkruan si “Arbanasë” ose “të vjetër”, dhe që në kohën e tij tashmë ishin ortodoksë dhe pjesërisht të sllavizuar.

 Kjo kategori përfaqëson shqiptarët ortodoksë, një komponent historik i rëndësishëm i strukturës etnike të Vranjës, para konsolidimit të elementit serb.

Ky artikull synon të analizojë origjinën, identitetin dhe mekanizmat e asimilimit të Arbanasëve ortodoksë, duke u mbështetur në citime direkte, analizë onomastike dhe krahasim rajonal.

Hadži-Vasiljević përdor qartë termin Arbanas për të dalluar këtë popullsi nga serbët:

“Në Vranjë dhe rrethinë ka pasur familje të vjetra arbanaase që me kalimin e kohës e kanë pranuar ortodoksinë dhe gjuhën serbe.” (Hadži-Vasiljević, J., Vranje).

Ky citim është thelbësor sepse pranon origjinën jo-serbe, konfirmon ndryshimin fetar dhe gjuhësor dhe përshkruan një proces asimilimi, jo migrim serb!

Autoktonia e Arbanasëve ortodoksë në Vranjë me rethinë

Një tjetër formulim i përsëritur është:

“Këto janë shtëpi të vjetra, vendase"! Në terminologjinë e përdorur nga Hadži-Vasiljević, "starosedelački" nënkupton popullsi para ardhjes së elementit të ri, çka e përjashton kolonizimin serb si burim të tyre.

Origjina etnike dhe onomastika e tyre. Arbanasët ortodoksë mbajnë emra që në shtresën fillestare janë shqiptarë, por të sllavizuar më vonë. Këta emra janë të njëjtë me ata të shqiptarëve ortodoksë të Preshevës, Bujanocit, Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës dhe Masuricës.

Marëdhënia e tyre me kishën ortodokse serbe, ndryshe nga Latinët (katolikët), Arbanasët ortodoksë u asimiluan më shpejt, sepse kishin të njëjtën konfesion me serbët, ishin më të ekspozuar ndaj shkollimit kishtar serb, administratës fetare serbe dhe ndryshimit të emrave në regjistrat e kishës orgodokse serbe.

Hadži-Vasiljević vëren se origjina e tyre arbanaase sot mezi mbahet mend"!

Mekanizmat e asimilimit të shqiptarëve ortodoksë në Vranjë me rethinë ishin fetar (formal), dmth kalimi nga ortodoksi shqiptare lokale → në ortodoksi serbe institucionale.

Mekanizmi i dytë i asimilimit të shqiptarëve ortodoksë - Arbanasëve në Vranjë me rethinë ishte gjuhësor: shqip → sllavisht, zhdukje relativisht e shpejtë, "tretje" e gjuhës shqipe në ate sllave - serbe brenda 1–2 brezash!

Mekanizmi onomastik: emra shqiptarë → forma sllave dhe patronime me prapashtesën "iq", "viq", "oviq".

Mekanizmi administrativ dhe politik, ishte i pranishëm sidomos pas vitit 1878, me integrimin e Vranjës në shtetin serb.

Arbanasët ortodoksë si “serbë të vjetër”

Një element kyç në narrativën serbe është përvetësimi i këtyre familjeve si “serbë të vjetër”. Hadži-Vasiljević e bën këtë, por njëkohësisht ruan gjurmë të origjinës së tyre, "nga origjina nuk janë serbë, por sot janë.” të tillë! (Hadži-Vasiljević, J., Južna Srbija). Ky është një pranim i qartë i asimilimit etnik.

Krahasim rajonal i fenomenit të Arbanasëve ortodoksë të Vranjës me rethinë është analog me shqiptarët ortodoksë të Nishit, shqiptarët ortodoksë të Toplicës dhe me shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë Veriore.

Në të gjitha rastet kemi autoktoni → ortodoksi → sllavizim → zhdukje etnike!

Përfundim

Analiza e Arbanasëve ortodoksë të Vranjës, Hadži-Vasiljević dëshmon se ata janë "shqiptarë autoktonë", kanë qenë të pranishëm para kolonizimit serb dhe janë asimiluar përmes kishës, gjuhës dhe administratës, si dhe janë përfshirë në historiografinë serbe si “serbë të vjetër”.

Kjo shtresë përbën hallkën qendrore të zhdukjes së identitetit shqiptar në Vranjë më të heshtur, por realisht më efektive se dëbimet fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat