Politikanët e shteteve tona, Kosovës dhe ata të Shqipërisë, në çdo takim apo bisedë ndërshtetërore, (ku merrë dhe s’merrë pjesë Serbia) duhet të ishin moralisht të ndërgjegjshëm dhe njëkohësisht të obliguar që të shpalosin haptas dhe të publikojnë gjithëçka që është faktike për krimet dhe gjenocidin e forcave serbe të kryera ndaj popullit tonë! Vlera e lirisë nuk matet me hajni, korrupcion, tradhëti dhe egoizëm, ajo matet me respektin më të lartë për të gjithë brezat që u flijuan për këtë ditë, ajo matet me respektimin e ligjeve të mirëfillta shtetërore, të cilat ligjërisht mbrojnë të pa fajshmit dhe dënojnë fajtorin!
Sa dhe si kryhet ky obligim për kombin, dhe kush n’a ndalon të mos kërkojmë drejtësi për të gjithë njerëzit tanë, është pikëpyetja e rradhës!
Pse, përsëritja publike e trishtimit tonë, shkakton siklet për palën serbe, por dhe për të gjithë ata që ua mbajtën gjallë krenarinë ndërshekullore të krimit dhe gjenocidit?
Ne, shqiptarët ishim viktimë e politikës serbe, ata e kanë të injektueme urrejtjen nëpër gjenerata për të n’a vra tinëz dhe për të n’a zhdukë pa nam dhe pa nishan, prandaj vajtojnë përherë, sepse nuk u ngopen asnjëherë!
Formula e një dialogu të armatosur me fakte të gjalla për historitë tragjike të popullit tonë duhet të gjejë vend nëpër të gjitha forumet ndërshtetrore, ndërkombëtare dhe botërore!
Meqenëse pas largimit të forcave serbe dhe çlirimit të vendit, disa ndërkombëtarë në kor por në emër të dialogut “kinse reciprok”, thuaja se mbyllën sytë përpara veprave monstruoze të krimit serbosllav! Në anën tjetër heshtja e ish qeverive tona, kompromiset e dhimbëshme dhe të dëmshme për vendim dhe pranimi dialogut pa asnjë kusht ndaj Serbisë ishte lakmia e rradhës me bindjen se ndërkombëtarët do të përqojnë dhimbjen tonë në emër të lirisë dhe shtetit!
Ide e mirë, sepse gjithëçka pritej të servohet në pjatë!
Ndërkombëtarët e ligjit për Kosovën, jo që nuk lejuan të përsëriten haptas mizoritë e kohës së luftës, (sepse gjindosej Serbia) por u hap edhe një shteg tjetër për miqtë e Serborusisë të cilët ishin të punësuar në UMNIK dhe EULEX, që të fillojnë me gjahun e shtrigave, për të njollosë tinëzisht të drejtën e luftës për liri! Zotërinjtë në fjalë, nën uniformën e gazetarëve të huaj filluan të marrin në pyetje shumë njerëz tanë ! Atyre u shroheshin pyetje nga më të ndryshmet për kohën e luftës, luftën , për vrasjet e bashkëpunëtorëve të Serbisë dhe për shumëçka që kishte të bënte me UÇK-në për serbët e viktimizuar!
Është e lehtë me qenë trim pas përfundimit të luftës, por edhe më e lehtë është me u çaraveshë përpara “gazetarëve të huaj” për të bë emër!
Leverdia tjetër ishte lakmia për lekun dhe rehatinë në parajsën e Perëndimit, nëse flet keç ose akuzon filan udhëheqësin e UÇK-së!
Në të njëjtën kohë, por në vazhdimësi, (po të njëjtat forca të huaja të rendit dhe ligjit për Kosovën), thuaja se cenzuruan artin e shtatë( filmin) ku bëhej fjalë për krimet serbe, arsyetimi ishte banal; dëmtohet përparimi i dialogut ndërshtetëror! Pastaj nuk hezituen me cungue edhe shumë drama skenike të cilat përshkruanin dhe përkujtonin realitetin e kobshëm të gjenocidit serbosllav. Kështu në harmoni të plotë, djalli bëri punët për kryedjallin dhe dekadat ikën! Asgjë nuk ndryshoi për të mirë në raport me dialogun dhe njohjen reciproke, përderisa Serbia vetëm sa u këndell nga mjelja e ndihmave dhe investimeve për të vazhdue me traditën e mashtrimit ndaj BE-s dhe Perëndimit!
Sot jemi në një pozitë tjetër, dhe më t’mirë, sepse gjithëçka frymon më ndryshe në shtetin tonë, kur edhe bota demokratike ka filluar të ngopet me rrenat e politikës mizore të të njëjtit brum të serbo-rusëve!
Do të ishte fatkeqësi kombëtare, nëse grupet politike të vendit, vetëm për çështje të politikës ditore ( për pushtet) vajtojnë në përvjetorët e përgjakshëm!
Idividi, grupet politike shqiptare dhe të dy shtetet tona, nuk duhet të jenë në garë të egoizmit, heroizmit folklorik dhe krenarisë pa formë!
Nëse vazhdojmë kështu siç jemi duke shkallua me këtë teh të ndryshkët në trupë të njomë, dhe sidomos ndaj njëri tjetrit, vetëvrasja do t’na bëhet dëshmitari më fatal i ndëshkimit kolektiv dhe kombëtarë!
Serbosllavët nuk krenohen fare edhe atëherë kur të vrasin dhe të masakrojnë, por në të njëjtën kohë nuk turpërohen për të luajnë rolin e viktimës, pa qenë fare viktimë!
Vikrimizimi i Serbisë është politikë e djallit, gjegjësisht strategjia në shërbim të botës serbe!
Ne shqiptarët kemi fakte të mjaftueshme ndaj kësaj politike çfarosëse, kuptohet prej se u dyndën këta gjakëpirës në këto vistet tona, por për fatin e keq të kombit, s’kishim William Walkera nëpër Reçakat e shqiptarisë që të dëshmojnë botërisht, prezencën barbarisë pansllave!
Obligimet tona si komb dhe si dy shtete shqiptare janë të përjetshme, falë gjakut të derdhur ndër breza për këtë vend dhe për këto troje, dhe falë ndihmës së miqve të Amerikës, prandaj jemi këtu ku jemi!