Një ftesë si të shumtat apo “magjike”!

Opinione

Një ftesë si të shumtat apo “magjike”!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 21 janar 2026 Në ora: 14:43
Autori Xhevat Mustafa

Përdorimi i kësaj ftese për konsum propagandistik dhe mashtrues shprehet lakuriq në tekstin e falenderimit të Edi Ramës, mbush me hipokrizi dhe servilizëm ndaj Presidentit Donald Trump, thua se e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për takim të mirëfilltë politik, bilateral apo kokë më kokë...!?

e njohur artin e mashtrimit dhe fuqinë e madhe financiare për të blerë ndere, medalje, ftesa..., të Edi Ramës, ftesa nga Uashingtoni për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazan, me shumë gjasa, me lutje përgjëruese prej tij, mund t'i jetë siguruar nga miqtë e tij, Tony Bler, Giorgia Meloni, Jared Kushner..., edhe për të ulur jehonën dhe peshën e FTESËS nga PROKURORIA AMERIKANE për Dosjen McGonigal- Albania, që ka ardhur ose mund të vijë po nga Uashingtoni, pas pak ditësh, javësh, muajsh...! Dyshimet për mundësinë e faturës së lartë financiare, për të siguruar këtë ftesë shtohen edhe nga fakti se ky Bord ka karakter thjeshtë financiar dhe humanitar, rindërtimin e Gazës dhe jo politik e qeveritar! Nëse, me këmbënguljen dhe pakursimin e tij financiar është përfshirë edhe kryeministri Rama në këtë Bord, ky nder nuk është as nominal dhe as ekskluziv për atë si individ apo si kryeministër. Në këtë kuptim, është e kuptueshme se ai nuk mund mburret se është vlerësuar më shumë individualisht, kryesisht për pasurinë financiare personale e familjare, se sa për peshën gjeografike, ekonomike, financiare dhe politike të vendit që përfaqëson, prej 113 vitesh më i varfri në Europë!

Nëse do ta bënte këtë “përkthim” dhe interpretim të ftesës, sipas frazeologjisë futbollistike, kryeministri Edi Rama do të bënte autogol!? Pamundësia reale e buxhetit tonë shtetëror për të kontribuar me një donacion as edhe dhjetëra milionë dollarë ose euro e jo më me qindra milionë, bëhet mur i pakapërcyeshëm, nëse është e vërtetë dhe e detyrueshme ajo që kanë thënë edhe Blomberg dhe disa burime të tjera mediatike ndërkombëtare, si Middle East Eye, The Times of India, The Straits Timesse, se "anëtarësimi në Bodin e Paqes për Gazan, kërkon si kusht apo kuotë një shumë prej 1 miliard dollarë"...!? Një arsye tjetër e fortë për të dyshuar se kjo ftesë është menduar dhe kërkuar si “barkë shpëtimi” nga Edi Rama, gjendet tek fakti se Presidenti Donald Trump, si themelues dhe drejtues faktik i këtij Bordi, pritur nga plot qeveri me rezerva, dyshime dhe kundërshtime, ka dërguar ftesa me të njëjtin tekst për pjesëmarrje presidentëve dhe kryeministrave të shumicës së vendeve anëtare të OKB- së, përfshirë edhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko dhe të disa vendeve vasale të Kremlinit e të njohura prej dekadash si antiamerikane; presidentit të Vietnamit, To Lam, e tj...!

Sipas praktikës dhe traditës protokollare ftesa për Shqipërinë mund të ketë qenë menduar, fillimisht, që t'i adresohej presidentit Bajram Begaj, mbetur, sidomos gjatë “epokës kryeministrore Rama”, me fare pak kompetenca apo pushtete, ose sipas një shprehje popullore, me “çelësat e kashtës” apo me duart në xhepa!? Por, meqenëse kryeministri Rama, në këtë periudhë pasigurie dhe ankthi për të nesërmen, është i djegur dhe përvëluar për një ftesë me emrin dhe firmën “Donald Trump”, nëpërmjet MPJ në Tiranë apo ambasadës së Shqipërisë në Uashington, mund të jetë kërkuar ndërrimi i marrësit në Tiranë!? Si shembull apo referencë pë ngjashmëri mund të merret rasti i bërë publik më 21 janar nga presidenca e Kosovës. Ftesa i është drejtuar nominalisht apo personalisht Presidentes, Vjosa Osmani e jo kryeministrit Albin Kuti.

Në mënyrë figurative dhe me një dozë humori, kryeministri Edi Rama, me mend e shpirtërisht, mund të ndjehet në gjendje aq të vështirë, sa ti lutet me përgjërim presidentit të SHBA-së: “Të lutem, një ftesë dhe një takim duarsh, qoftë edhe në këmbë, o Trump, o vëlla, sa ta shtyj në fron edhe ca!” Ndoshta, edhe “sa ta bëj Shqipërinë, për shqiptarë të moshave të reja dhe për specialistë të mirë si dhe me refugjatë dhe emigrantë nga vende afrikane, Sahara!” Fatura për sigurimin e kësaj "ftese magjike" vetëm për Edi Ramën, përveç shumës së lartë financiare që mund të jetë harxhuar për të ardhur në Tiranë, mund të përfshijë edhe ca detyrime mirënjohjeje nga kryeministri, që, si shumica gjatë kryeministërllëkut të tij, nuk janë bërë publike.

Nuk mund të përjashtohet që në kuadrin e detyrimeve kryeministrore të jetë edhe shprehja e gatishmërisë për pritjen në Shqipëri të mijëra banorëve të Gazas, në kampin e Gjadrit apo të muxhahedinëve në Manëz, nëse bie shpejt regjimi aktual në Iran...! Në këtë kuptim, ftesa për Bordin e Paqes për Gazan, mund tu bjerë shumicës së shqiptarëve, edhe si tullumbace, edhe si gur i madh apo copë shkëmbi, kresë!|? Si kriter i parë i përzgjedhjes dhe i pritshmërive për të kontribuar për Gazën e re, duket se është fuqia ekonomike dhe financiare për të ndihmuar shumë, çka i mungon Shqipërisë sonë. Shumica e presidentëve dhe kryeministrave i kanë pranuar dhe bërë publike edhe ftesat e tyre. Gjithashtu, kanë shprehur vullnetin e tyre fakultativ, me "po" ose "jo"! Krahas të tjerave, sigurimi i një ftese për prani apo anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazan, është ngjashëm si Konferencat më të freskëta për rindërtimin e Libanit dhe Sirisë, dy vende të shkatërruara nga luftra disa vjeçare...

Por, afërsisht, edhe si për ftesat për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, në Zvicër, që siç dihet e siç po duket edhe këto ditë, është një veprimtari e përvitshme me pjesëmarrje të gjerë personalitetesh nga fushat e qeverisjes, të ekonomisë, politikës, drejtësisë, sociologjisë, biznesit, studimeve dhe botimeve, etj... urdhëruar partinë dhe ushtrinë e patronazhistëve, të spiunëve të vjetër, të ish demokratëve, që e kanë dashur PD-në vetëm për poste dhe përfitime, për ta reklamuar dhe përhapur kudo, në trotuare, lokale, shtëpi, autobuzë, mikrobuzë, institucione qeveritare dhe shtetërore, edhe në ato juridikisht jo partiake, ...,ftesën për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazen..., si rehabilitim i tij i plotë nga SHTËPIA E BARDHË dhe DASH, Edi Rama, vetë i pari dhe pas tij, të gjitha tufat e “kukullave” apo “pinguinëve”, jep arsye të mjafta të mendohet se ka mbetur me fare pak shpresë, sa është kapur dhe e kërkon shpëtimin tek një degës shelgu apo...kanabizi, tek një ftesë!? Si çdo ftesë për veprimtari të kësaj natyre, edhe ajo për Bordin e Paqes për Gazan, përderisa ka dalë nga Shtëpia e Bardhë, ka emrin Donald Trump! Por, nënkuptueshëm jo sigurinë e plotë, se kryeministri Rama, qoftë edhe vetëm me një takim duarsh e kalimthi, në këmbë e në një radhë të gjatë, me atë, do t'ia fitojë vëmendjen dhe zemrën! Domethënë se do të jetë jashtë listës së tij me emra të pushtetarëve të lartë, që i kanë mbushur me kohë kupat e zullumeve të korrupsionit dhe të durimit dhe meritojnë të mos i shmangen ndëshkimit...!

Edhe me këtë "degës magjike" apo “mrekulli-sjellëse”, duket thuajse e pamundur që, Tony Bler dhe Jared Kushner e pas tyre, at e bir Xhorxh dhe Alex Soros, me "kukulla" të tyre në Uashington e në Bruksel, të arrijnë ta shpëtojnë këtë herë njeriun e tyre të zemrës e të miliardave, që prej mbi 12 vjet është ndjerë dhe ka qeverisur si faraon, perandor, mbret, sheik..., jo vetëm në "piramidën"e tij, në Surrel...! Përdorimi i kësaj ftese për konsum politik, propagandistik dhe mashtrues shprehet lakuriq në tekstin e falënderimit të Edi Ramës, mbush me hipokrizi dhe servilizëm ndaj Presidentit Donald Trump, thua se e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për takim të mirëfilltë politik, bilateral apo kokë më kokë...!? Përfundimisht, në artin e mashtrimit Edi Rama ka rreth 28 vjet që po tregohet më i talentuar se sa si piktor! Koha do të tregojë se cila ftesë do të ketë më shumë vërtetësi, seriozitet peshë..., ajo e Bordit të Paqes për Gazan apo ajo, e shpejtë apo ca e vonë, e Prokurorisë Amerikane për Dosjen McGonigal- Albania...?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat