Republika e Kosovës bëri hapin e duhur duke iu bashkuar Bordit të Paqes

Opinione

Republika e Kosovës bëri hapin e duhur duke iu bashkuar Bordit të Paqes

Nga: Gjon Keka Më: 23 janar 2026 Në ora: 12:51
Gjon Keka

Duke parë se si ekzistenca e njerëzimit dhe civilizimit të tij të krijuar me shekuj është në rrezik të vetëshkatërrimit nga armët atomike dhe rreziqet e daljes jashtë kontrollit të teknologjisë artificiale të inteligjencës atëherë idetë apo përpjekjet për paqe nga SHBA në krye me presidentin Trump janë të mirëseardhura dhe duhet përkrahur dhe përshendëtur fuqishëm nga të gjithë.

Tani kur po vendoset vija e kufirit të rendit të ri botëror dhe përcaktimit të shteteve se në cilin botë do të rreshtohen ato dhe ku do t'i japin kontributet e tyre për një botë të teknologjisë dhe të demokracisë së re të shekullit XXI.

Në lidhje me këtë po e nënvizojë këtu një përshkrim të një autori të njohur europian i cili shekuj më parë shkruante mbi idetë e reja që mbështeten në frymën e unitetit kështu : „Zgjimi i kësaj fryme uniteti dhe organizimi harmonik shënon fillimin e një epoke të re të jetës njerëzore në Tokë... Sa herë që drita e një ideje të re ndriçon të gjitha çështjet njerëzore; Sa herë që një shpirt më i lartë përshkon të gjitha përpjekjet e njerëzimit, duke punuar për të ngritur dhe fisnikëruar gjithçka që ekziston, po ashtu shfaqet një lidhje krejtësisht e re në jetën njerëzore, e cila më parë ndihej dhe lajmërohej vetëm dobët nga shenja të heshtura, si një gjymtyrë dhe organ i ri; si fryti dallues i çdo përpjekjeje të re, si xhevahiri më i bukur i çdo epoke të re.

Megjithatë, në zhvillimin e një qenieje të gjallë, asgjë nuk ndodh papritur dhe e papërgatitur; madje edhe në fazat e hershme të jetës njerëzore, Zoti mbjell fara të heshtura dhe fillime të padukshme të një të ardhmeje më të bukur. Vetëm ata që janë të ndriçuar dhe të ngrohur nga të vërtetat e përjetshme dhe në të njëjtën kohë nga historia e njerëzimit mund t'i perceptojnë këto fara dhe t'i nderojnë ato si shenja të dashurisë dhe mençurisë së përjetshme.“

Në këtë proces të madh dhe kuptimplotë dhe në këto zhvillime kohore për botën e sotme e cila gjendet në udhëkryq dhe kaos ,dalja me ide të tilla sikur „Bordi i Paqes“ nga presidenti i ShBA-s Donald Trump do të thotë se po bëhen përpjekje që idea e tillë e cila ka në zemër të saj paqen dhe Rendin e Ri bazuar në parime të traditës së vjetër të politikës amerikane që nga Ati themelues George Washington e deri më sot dhe politikës që mbanë çelësin e zgjidhjes së konflikteve qoftë ato të vjetra dhe atyre të sapo lindura ,tregon se kjo kjo e ka bazën e qëndrueshme në politikën dhe diplomacinë amerikane që si superfuqi dhe kreu politik i Rendit të Ri botëror (duhet ditur se koka e ideologjisë religjioze e rendit të Ri botëror është Papa i Vatikanit prandaj edhe është zgjedhur në krye të saj një amerikan) t'i shërbej brezave të ardhshëm duke mos i lënë në kurrizin e tyre konfliktet e së kaluarës, botës demokratike, paqësore si dhe të mirës së popujve që kanë bazë të qëndrueshme në historinë e civilizimit botëror.

Hedhja e themeleve të kësaj ideje e këtij projekti historik paqësor dhe të zgjidhjes së konflikteve në botërat e popujve të trazuar me nënshkrimin së fundi nga disa shtete tnënkupton se Bordi i Paqes tani po bëhet një organ e sistem që do të përcaktojë edhe shtyllat e Rendit të Ri botëror dhe popujt brenda kësaj ombrelle të përbashkët të kreut të këtij Rendi pra ShBA e cila po bëhet udhëheqëse këtij misioni historik të kësaj epoke te rë të shekullit XXI.

Ftesa që mori Kosova si shtet për t'iu bashkuar kësaj ideje historike, respektivisht Bordit të Paqes ,ka një vlerë të madhe dhe historike sepse e vendos Kosovën si shtet në anën e duhur të historisë dhe të ardhmes së kësaj rruge të re të Rendit të Ri botëror. Hapat e sotëm të Kosovës si shtet duke hyrë brenda ombrellës së projektit të paqes dhe rendit të ri në formim e sipër nga kreu i saj ShBA janë hapa që e bëjnë Republikën e Kosovës kontribuese simbolike, aktore të bashkëpërgjegjësisë brenda Bordit të Paqes dhe mbi të gjitha një nga të parat nënshkruese të këtij aktij themelues.

Edhe po të ishte gjallë sot presidenti dr.Ibrahim Rugova do t'i bashkohej ShBA në çdo ide, projekt të paqes e lirisë,të çdo iniciative sepse ai donte që populli i Kosovës, shteti e shoqëria të kishte një lidhje të veçantë miqësie dhe sigurisht se brenda kësaj miqësie ai do t'i bashkohej kudo që do ta ftonte Amerika të bëhej pjesë e misionit të saj historik për të ardhmen e botës, shteteve,kombeve,popujve dhe njerëzimit në përgjithësi. Sado që nënshkrimi dhe hyrja e shtetit të Kosovës brenda këtij Bordi të Paqes të trumbetohet, mjegullohet e të kritikohet nga individ e grupe të ndryshme ideologjike politike e fetare këto janë zëra të paqartë dhe të parëndësishëm krahasuar me vlerën qoftë edhe simbolike por edhe si një veprim i duhur dhe në kohë pra që në fillim i Kosovës si shtet për t'u bërë pjesë e kësaj ideje të madhe dhe historike të politikës dhe diplomacisë amerikane.

Nënshkrimi nga presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani për t'iu bashkuar këtij Bordi të Paqes është një hap i duhur dhe në përputhje me vizionin profetik të presidentit vizionar e burrështetit të urtë të Dardanisë dr.Ibrahim Rugovës. [Gjon Keka]

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat