Kur vendëpunishtet e djallit të paguajnë mirë!

Opinione

Kur vendëpunishtet e djallit të paguajnë mirë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:12
Hamdi Rafuna

Asnjëri nga njerëzit e grupeve të partive politike në shtetit tonë, qofshin ata në qeveri dhe opozitë, nuk duhet të ishin imunë ndaj veprimeve të shëmtuara dhe të dëmshme për shtetin! Kjo vlen edhe për ndërgjegjen e secilit individit,  i cili edhe mund të mashtrohet nëse lakmon rrugëtimin kësaj egjre në politikën e vendit!

Çdo kritikë e shëndoshë, e cila buron nga mendja e kthjelltë e njeriut tonë dhe nga një vullnet i çelikt për të mirën  e shtetit dhe kombit, është i mirëseardhur për Republikën!

Por, kur edhe matrapazit të egër i hapet porta që të  hyjë në politikën e shtetit, atëhere nuk priten ditë të mira për shtetin! Dihet se kjo e ashtuquajtur  “ajkë e kombit”, të vetmin qëllim e ka, të armatosë vetëveten me imunitet politik dhe uniformë shtetërore!

Prapaskenat e këtij qëllimi të errtë ngjallen pak më vonë, sepse për të kontrabandua interesin personal, dhe tregëtinë e kësaj egjrë për grurë, duhet të jesh mbrenda politikës së shtetit!

Fatkeqësisht, edhe klientët e këtyre të pa fytyrëve po blejnë premtimin dhe fitimin e sakrificës!

Nëse,sipas  këtyre “profetëve” të vërtetë në gazetari dhe politikë, nuk qenka  turp të bëhet kjo “sakrificë” për ardhmërinë e shtetit, turp sipas tye qenka të përgëzohen të gjithë ata që bëjnë punë të mira për shtetin dhe kombin.

Ky mbivlerësim i antivlerës mbi vlerën e mirëfillt është duke lulëzua sikurse ai bari i keq në grurë por mbrenda shoqërisë tonë, sepse dora e ligjit, ende nuk e ka fuqinë e plotë të bëjë punën e vet.

Mëkati më i pa falshëm ndaj shoqërisë tonë është, sepse po tentohet të mbulohet drita me terrin e këtyre faqezinjëve, të cilët nuk përtojnë edhe të mburren se janë shqiptarë dhe krenar për punët që bëjnë!

Tipat në fjalë në rolin e “advokatit” për politikë të vendit, nuk hezitojnë të përulin vullnetin, forcën, sakrificën dhe gjakun e derdhur rrëke të të gjithë atyre shqiptarëve të cilët u flijuan ndër breza për këto troje të shqiptarisë! Duket sikur nuk kanë fare ndjenjën e fajit, përderisa metilat në fjalë, janë katandisë shumë keq nëpër vendëpunishtet e djallit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat