Urime qeveria Kurti 3 dhe me këmbë të mbarë

Opinione

Urime qeveria Kurti 3 dhe me këmbë të mbarë

Nga: Dedë Preqi Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 17:37
Autori Dedë Preqi

Është e pa mundur të na shërohen plagët që na i shkakëtoi pushtuesi i kohës, edhe pse ato ngjarje kanë ndodhur pak më herët dhe kërkojnë shërim dhe kanë zgjidhje afatgjate, por janë pasojat, që na shtyejnë dhe vazhdojnë të na shqetësojnë edhe sot.

Kjo bëhët e qartë dhe dihet botërisht se lufta e UÇK-së, u zhvilluar në kushte të regjimit të egër serb, që donte të bënte spastrimin etnik dhe me akte gjenocidi ndaj popullit civil dhe të pafajshëm shqiptar, ndërsa UÇK, ishte në mbrojtje të këtij populli dhe vendi, për deri sa së bashku me NATO, ia ktheu përgjigjen e merituar.

Si edhe në vendet tjera, mbas zgjedhjeve të jashtëzakonshme kërkohet angazhim dhe kohë për t’u konsiliduar dhe rehabilituar institucionet e një vendi, ashtu edhe në Kosovë, përshkak të disa ngërçëve dhe ngecjeve politike kishte një përzgjatje të proceseve për krijimin e qeverisë së re.

Dhe ndoshta sikur në asnjë vend tjetër të botës demokratike, kemi këto ditë një ngjarje të rrallë dhe sa të çudishme, ku ditën kur ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës, në të njëjtën ditë dhe kohë mbahen seancat gjyqësore në Hagë, ku po gjykohen krerët e UçK-së.

Pse Kosovës i ndodhin këto gjëra, në njërën anë e konceptojnë historinë si proces të domosdoshëm, dhe nënkuptojnë përpjekjen e një procesi të paqës globale, në anën tjetër nuk mirret parasysh dhe e arsyeshme sakrilegji i një populli, i cili në ç’masë ka vuajtur me shekuj për të pasë lirinë dhe pamvarësinë e vet.

Fillimet e proceseve demokratike në Kosovë, do të ishin të vështira, por edhe sikur kombet tjera, edhe populli i ynë me përpjekjet e veta hynë në radhët e popujve të lirë dhe të një realiteti të ri dhe të natyrshëm, më pastaj përmes zhvillimit të vet dhe integrimi në shoqëritë integruese ndërkombëtare, duke i drejtuar sytë kah vlerat e qytetërimit evropian.

Por, duhet veçuar se hapi më i rëndësishëm i kësaj shoqërie dhe i këtij vendi do të ishte krijimi i një atmosfere mirëkuptimi me njëri-tjetrin, dhe një atmosferë e tillë duhet të merr parasysh ndjenjat e të gjithëve pa dallime kombëtare e fetare, pa dallime politike dhe ideologjike.

Dhe demokracia si një mjet i vërtetë dhe i domosdoshëm, që gjithë popujt e botës pa dallim do i ngritë në gjendje që të vetëqeverisin, në mënyrë që vetë të kontrollojnë problemet e veta që lindin në qeverisje, poashtu edhe te shqiptarët, sa do të influencojë ky element i demokracisë, të cilin tani më, të tjerët e kanë përvetësuar kaherë.

Duhet të besojmë se një atmosferë paqësore dhe demokratike do të mundësojë sëcilin popull, si edhe popullin tonë në Kosovë, i cili ka forca të shëndosha intelektuale dhe politike, që janë në gjendje ta qeverisin vetëvetën dhe ta mundin çdo dogmatizëm të këtij vendi.

Është e rëndësishme të vërejmë dhe të kuptojmë, se cilat janë përshtypjet e botës së qytetëruar të këtij vendi, që do na lakmonin edhe të tjerët kur ne qeverisim. Ndoshta, vetëm atëherë kur, duke parë të arriturat dhe një zhvillim të gjithanshëm të proceseve demokratike, që do sigurojnë edhe zgjidhjen e problemeve të këtij vendi.

Së paku sot, nuk duhet të rënkonim prej plagëve që mund të ia shkakëtojmë vetëvetës, dhe nuk ka gjë më ç’njerëzore se të shantozhojmë njëri-tjetrin dhe të hedhim baltë mbi të arriturat tona të një strukture të avansuar të historisë tonë, që synon të arrijë dhe më shumë zhvillimin e plotë të qenjes dhe të veprimtarisë së saj me vetë natyrën dhe meriten e kësaj mase.

Megjithatë, qeveria e re, do të fillojë me këmbë të mbarë, në krye me Albin Kurtin, që në thelb do bëjë përpjekje të realizoj qëllimet dhe premtimet që i ka dhënë nga programet e veta dhe në harmoni të plotë me strukturat dhe energjitë e përbashkëta, dhe kjo mundësi të kurorëzohet për një qëllim të përbashkët për një Kosovë multietnike, të zhvilluar dhe të integruar në NATO dhe në strukturat tjera ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat