Përpjekje për definimin e fjalës, dashuri!

Opinione

Përpjekje për definimin e fjalës, dashuri!

Nga: Përktheu, H.R Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:19
Përktheu, H.R

Nuk ka kufi moshe për të rënë në dashuri, prandaj do të përpiqemi të flasim sa do pak për këtë fenomen!

Ne themi shprehimisht "provo" sepse nuk dihet se çfarë mund të dalë nga një temë kaq e ndjeshme, siç është dashuria.

A është e mundur të mendojmë sistematikisht për dashurinë, dhe nga vjen ajo?

- A mendoni se dashuria është një fenomen specifik, pyet filozofi, Arne Næss poetin Erlend Loe!

-A mund t’a imagjinojmë, apo jo dashurinë si një fenomen apo si një ide të fenomenit, vazhdon pyetja?

-Nga njëra anë, kur fillojmë të flasim për fenomenet, mendoj se duhet të flasim për atë që do të thotë fjala "dashuri", pastaj të themi diçka për  kuptimin ose rëndësinë, sepse fjala mund të ketë një kontekst specifik, për njerëz specifikë, në një periudhë specifike kohore. Dhe pastaj këtu e kemi fenomenin që përcaktohet nga një kuptim specifik, sepse dashuria në përgjithësi nuk mund të përkufizohet. 

-Nga ana tjetër, ne mund t’i japim fjalës dhjetë ose njëzet kuptime, por prapë do të kishim interpretime relativisht të sakta.

Njerëz të ndryshëm, mund të kenë përdorime të tjera të fjalës, por kuptimi është i njëjtë me konceptin!

- Duke supozuar se fjala ka një kuptim specifik, siç bie fjala kur flasim për një numër tek, aty ku kemi një koncept të qartë, ose me fjalën "Hekurudha për Bergen", ku dihet se kemi një rrugë të caktuar të trenit, në kohë të caktuar nisjeje dhe mbërritjeje.

Duhet të pranojmë se fjala "dashuri" mund të nënkuptojë një mori kuptimesh të jashtëzakonshme brenda të njëjtës gjuhë!

Përveç kësaj, kuptimi i fjalëve ndryshon nga gjuha në gjuhë, Love, Amour dhe Liebe kanë pasuri të ndryshme nuancash se sa një "dashuri". Mund të jetë e vështirë të gjejsh shprehje të përkthyeshme, sepse fjalët që hyjnë në lojë nuk mund të lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin kuptim. Pra, këtu kemi një mori mundësish kërkimore të mrekullueshme.

- Origjinën etimologjike të fjalës "dashuri" e gjejmë në fjalën latine “caritas”, kjo ndoshta mund të përkthehet më së miri si dashuri. Por "dashuria" ka përthithur edhe fjalën latine amor, e cila ndoshta mund të përkthehet si "dashuri"  në kuptimin e gjerë të fjalës!

- Kemi parë gjithashtu diskutime të rëndësishme rreth marrëdhënies midis erosit grek dhe agape-s së krishterë, aty ku ka dallime të rëndësishme kulturore në kuptim, por të lidhura me dashurinë me njëqind fjalë të ndryshme!

- Thuhet gjithashtu se arabishtja ka katër mijë fjalë për devenë. Por kjo nuk është shumë e saktë, sepse sigurisht që ka fjalë të ndryshme për deve të gjinive të ndryshme, deve të vjetra dhe të reja, deve të shëndetshme dhe të sëmura, deve gri dhe kafe e kështu me radhë. Atëherë po flasim për ndryshim në karakteristika, jo për ndryshim në kuptimin e fjalëve të ndryshme.

- A duhet t'i afrohemi një hap më afër qëllimit të bisedës dhe ta shohim fjalën "DASHURI" siç e përdorim kur flasim, (për shembull), për të rënë në dashuri nga njëra anë ose për miqësinë nga ana tjetër?

- Këtu kemi një ndarje shumë interesante të trefishtë, edhe pse është shumë e paqartë. Nuk kemi koncepte të qarta për asnjë nga këto tre dimensione, por mund të sugjerojmë dhe justifikojmë përafërsisht se cilin drejtim i shohim dallimet. Një mik i imi më shikoi me habi dhe indinjatë shumë kohë më parë... kur unë argumentova se shkenca duhet të jetë në gjendje të thotë diçka domethënëse për miqësinë. Ai ishte i shqetësuar për faktin se unë perceptohesha me pasion tim për shkencën.

-A mendoni se shkenca duhet të jetë në gjendje të thotë diçka vërtet të ndjeshme në lidhje me marrëdhënien midis dashurisë, miqësisë dhe pasionit?

- Mund të themi gjëra pak a shumë domethënëse, por nuk mendoj se mund të pretendojmë të themi diçka për të cilën shumë të tjerë nuk e kanë menduar. Në të njëjtën kohë, ne shohim, (për shembull), kërkimet antropologjike sociale që  sjellin vazhdimisht materiale të reja dhe interesante.

-Tash, a po flisni për fenomene sociale, dhe çfarë nënkuptoni me idenë?

-Unë shoh ide të përbashkëta si rezultat i një mënyre të të menduarit, domethënë ide se si funksionon dashuria në jetë.

- Janë fenomenet ato që janë efektive. Ne e shohim këtë ndoshta më qartë në kuptimin e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë dhe tërheqjeje midis personit A dhe B.

- A mund të imagjinoni, se dashuria mund të veprojë si një formë pulsimi, e cila përfshinë, tërheqjen ashtu edhe neverinë, midis personit X dhe Y! 

- Sigurisht se po, sepse në  një marrëdhënie dashurie, fazat me emocione negative, refuzimi, zhgënjimi dhe ndoshta urrejtja mund të jenë shumë të forta. Pra, ju gjithashtu gjeni kontradikta brenda ndarjes trefishe për të cilën po flasim. Për shembull, mund të thuash: 

-Mendova se më donte, por donte vetëm miqësi.

-Mendova se ishte dashuri, por ishte thjesht pasion.

-Mendova se ishte thjesht miqësi, por ishte dashuri.

Në të folurit e përditshëm, e marrim si të mirëqenë këtë, sepse kjo vazhdimisht nënkupton diçka të ndryshme me këto tre fjalë.

- Fjalitë sugjerojnë se dashuria është diçka më shumë sesa miqësi dhe pasioni!

-Diçka më shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e vlefshme, kur dihet se shumë filozofë kanë kërkuar të shoqërojnë dashurinë me miqësisë, por nuk do të thotë domosdoshmërisht të ketë pasion apo dashuri në një marrëdhënie seksuale. Në kulturën norvegjeze, dashuria ndoshta ka statusin më të lartë midis njerëzve ose midis qenieve të tjera të gjalla, por në rrethana të caktuara, mund të vendoset miqësia më së larti në jetë. 

-A do të thoni ju, se dashuria është një emocion?

-Sigurisht që kemi edhe aspektin emocional, sepse Romeo dhe Xhulieta ndjekën emocionet e tyre deri në vetëvrasje. Por kur fjala merr këtë kuptim, për mua do të thotë se duhet t’a vendosësh dashurinë si më të lartën, sepse ajo përmban, shumë më tepër sesa emocione, shumë më tepër sesa miqësi, sepse këtu përfshihet qëndrimi dhe sjellja. Në Dhiatën e Re thuhet se dashuria i duron të gjitha gjërat, dhe fal të gjitha gjërat, dmth. hidhërimi dhe dëshpërimi nuk mund t’a mbysin  dashurinë.

-Imagjinoni një grua të thotë diçka të tillë: “Më ke rrëzuar për tokë disa herë, dhe nëse më godet përsëri, marrëdhënia jonë ka mbaruar. Nëse ke nevojë për mua, unë do të kërkoj ndihmë nga policia dhe sistemi ligjor. Unë mendoj (thotë gruaja) dhe kuptoj diçka tek ty, dhe të fal për gjithçka që më ke bërë. Je i dashur për mua edhe në të ardhmen, por unë do të shoh, nëse mund të bëj diçka për të të ndihmuar të bëhesh një person më i lumtur.”!

Këtu mund të flasim për ndjenja të qëndrueshme.

Po, por diçka që nuk mund të themi për dashurinë.

-Dashuria thyhet shpejt, intensiteti i ndjenjave mund të jetë në kulm por qëndrueshmëria përkatësisht mund të bjen në minimum. Megjithatë, nëse flasim për dashurinë si më të lartën, ajo nuk duhet të jetë me intensitet veçanërisht të fortë, megjithatë, ajo na ngre përmes situatave më të vështira.

-Kur flasim për dashurinë e thellë midis njerëzve, a fillon të ngjajë me atë që ne e quajmë dashuri për Zotin ose hyjnoren?

-Po, në shumë raste, kjo mund të ngjajë, por nuk duhet gjithmonë të ketë pasoja të qarta në jetë, edhe  pse ndoshta shumë sish me të drejtë, do të thoshin se është dashuria për Zotin e cila të ndihmon të kalojsh vështirësitë më të mëdha!

-Ne njohim njerëz të cilët rebelohen kundër Zotit,nuk kuptojnë rrugët e Zotit, prandaj zemërohen, atëherë a do me thënë se shemben themelet e dashurisë?

-Filozofi Peter Wessel Zappfe nuk e konsideronte veten ateist, por antiteist. Ai ishte kundër Zotit, por ai e dinte plotësisht vlerën e dashurisë.

A mund ta ketë imagjinuar ai dashurinë për njerëzit ose për natyrën, dhe çfarë do të thoshit për shprehjen?

Unë e dua njerëzimin, ndërsa si humanist që jam, dashuria ime shkon për njerëzimin! 

A është kjo një klishe, apo mund të ketë vërtetë një dashuri të tillë?

-Kemi shumë histori për njerëz që e duan njerëzimin, por jo njerëzit. Këtë e  gjejmë edhe në ideologjitë utopike dhe fenomene të tjera, një ide që ka të bëjë me njerëzit, por që në praktikë  mund të jetë mjaft e frikshme, unë nuk dua të përjashtoj një dashuri të përgjithshme për njerëzimin.

Por, nëse unë tani them se dashuria ime shkon për natyrën? 

A mund të bëhet edhe natyra një ide? 

Siç mund ta shihni, unë po bëj thirrje për përmbajtjen e vërtetë të dashurisë ose të të pasurit dashuri për diçka që është kaq gjithëpërfshirëse!

-Këtu mund të bëhet lehtësisht një bisedë shumë e paqartë, kur ju  po flisni për natyrën e lirë, për diçka në natyrë, për natyrën si një tërsi këtu në tokë, apo për kozmosin si natyrë!

-Kozmosi është gjithashtu natyrë, por unë rrallë dëgjojë dikë të thotë, unë e dua kosmosin!

-Pra, unë nuk njoh askënd, por e di se ka njerëz të cilët  kritikojnë lëvizjen e thellë ekologjike për dashurinë ndaj  natyrës pa menduar fare për të gjithë brutalitetin që ndodh në natyrë!

Unë vetë, nuk them kurrë se e dua natyrën, nëse mund të kuptohet se ka të bëjë me kozmosin, atje ku gjërat shkatërrohen dhe zhduken në një shkallë tepër të madhe.

-A mendoni se ka gjëra vërtet të t’merrshme të cilat ndodhin në kozmos? 

-A është e nevojshme që diçka të vdesë, dhe pastaj diçka tjetër të jetojë? 

Këtë e gjejmë kudo, madje edhe në atome, yje dhe galaktika, por gjithçka shkon sipas planit. Pyetja tjetër është; nëse nuk është e nevojshme që të jetë kështu, kur rrjedha e jetës dhe vdekjes të mund të qeveriset nga një dashuri e thellë?

- Nuk besoj se gjithçka që ndodh në kozmos është e nevojshme. Nëse do të isha mjaftueshëm i fortë, do të ndërhyja kundër një grabitqari që fillon me ngrënë dalë-ngadalë këmbën e një kafshe më të vogël, unë do ta vrisja, sepse nuk më pëlqen kjo!

Unë besoj se ka shumë e shumë fenomene këtu në Tokë, për të cilat është e drejtë të ndërhyhet, edhe pse kam miq të cilët besojnë se nuk duhet të ndërhyjmë në rrjedhën e natyrës!

-Ju i drejtoheni natyrës për anët e mira dhe të këqija, dhe e shtrini këtë deri në kozmos?

-Po, por nuk është se unë do ta pranoja shpërthimin e një galaktike, nëse do të më duhej të supozoja se do të çonte në kushte të tmerrshme. Shumë forma shkatërrimi mund të shkaktojnë vuajtje të dhimbëshme! Një bombë, për shembull, mund të vriste çdo të pestin banor të një komuniteti ishullor dhe vuajtje afatgjata, ndërsa vuajtja do të ishte shumë më e kufizuar nëse të gjithë do të vdisnin përnjëherë!

-Megjithatë, është një fakt, sipas asaj që besohet në kozmologjinë moderne, se absolutisht të gjitha yjet, dhe planetët, lindin dhe vdesin në mënyra të ndryshme. Ashtu sikurse që ndodhë me të gjithë organizmat?

-Nuk po them asgjë kundër vdekjes, por ekziston diçka e tillë sikurse vdekja për çdo ditë në këtë tokën tonë, prandaj them se ka mënyra vdekjeje që mund të shmangen. Nëse një galaktikë do të zhdukej, do të doja të imagjinoja se qeniet e gjalla të asaj (nëse do të ekzistonin dhe do të kishin një zemër dhe tru më të mirë se njerëzit tanë), me kalimin e kohës, nuk do të mund të shkonin diku tjetër në kozmos dhe do të zhdukeshin me ceremonitë më të larta kulturore!

- Për aq sa unë të kuptoj, ju iu atribuoni të gjitha niveleve, qofshin ato milingona, njerëz apo yje!

Nuk doni të pranoni gjithçka, dhe sigurisht se jo, pra nuk duhet të ndërhyni, sepse “gjithçka është kaq mirë”, kjo mund të nënkuptojë se parimi themelor i natyrës rregullon gjithçka për më të mirën!

Jo, unë jam një aktivist, unë ndërhyj, bazuar në pikëpamjet  dinamike të jetës.

-A je i inspiruar nga Spinoza për këtë? Do të doja të dëgjoja më shumë për këtë, nëse jeni vërtetë i frymëzuar?

-Mendoj se po. Moralisht imagjinoj veten, ku e gjithë situata më thotë se duhet të ndërhyj  këtu!

Atëherë nuk ka kuptim të thuash se kjo është rrjedha e natyrës, pavarësisht nëse ka sëmundje apo çfarëdo qoftë të tjera koncepte të një natyre të vërtetë

-Çfarë do të thoshte Spinoza për ndërhyrjen aktive? A nuk rrinte ai kryesisht i qetë?

-Ai ishte aktiv si shoqërisht ashtu edhe politikisht, por rrezikonte të vritej. Në këtë kuptim ai ishte një aktivist, por  nuk jam mjaft i sigurt se si do të reagonte në diskutimin tonë. 

-Është mjaft e mundur që unë të mos e ndjek Spinozën në gjithçka, por unë jam një spinozist. Domethënë, unë e interpretoj sistemin e tij, dhe marr parasysh të gjitha fjalitë në shkrimet e tij, kjo është një çështje personale për mua. Kam konsideratë për Spinozën, por unë mbetem më shumë si humanist, bazuar në faktin se, ai besonte se ne jemi që nga lindja të predispozuar të gëzohemi me gëzimin e të tjerëve dhe të trishtohemi nga trishtimi i të tjerëve.!Dëshpërimi i të tjerëve na kaplon aq shumë sa ndiejmë se duhet të ndërhyjmë aty ku mundemi.

-Nëse Spinoza thotë se Zoti është në gjithçka dhe gjithçka është në Zot ...?

dhe dashuria për Deus është më e larta.

-Spinoza përdor latinishten Deus për një koncept!

-Por,nëse Zoti është në gjithçka dhe gjithçka është në Zot, a nuk duhet të tregojmë dashuri për gjithçka?

Kjo rezulton, se dashuria për Zotin nuk mund të shprehet në asnjë mënyrë tjetër përveçse përmes dashurisë për gjërat, dhe pastaj unë i perceptoj "gjërat” si qenie të gjalla, domethënë qenie që reagojnë qartësisht ndryshe sipas mënyrës se si trajtohen!

-Këtu duhet të pyes për dinamikën, nëse jeta shihet më shumë si procese sesa si gjëra dhe qenie të ndara, a do të bëni atëherë dallimin midis dashurisë për qenien dhe dashurisë për procesin në të cilin ndodhet qenia?

-Ne hasim atë, që Spinoza e quan lloji i tretë i njohjes! Domethënë, dashuria më e lartë intuitive nuk shkon kurrë te procesi, por te qenia individuale. Pra, Zoti ose Deus  perceptohet nga Spinoza si një qenie, ndërsa Amor intellectualis është dashuria kuptuese e një qenieje individuale.!Ndërsa Zoti si një qenie individuale, nuk mund të arrihet në një mënyrë të tillë që ai të përkulë kokën dhe t'ju falënderojë shumë. Prandaj, duhet të mësohemi t’a drejtojmë dashurinë tonë drejt qenieve individuale që keni në botën tonë të përvojës. Pastaj do të ktheheni në faktin se dashuria për Zotin të bëhet dashuri për qenien individuale!

-Gjëja më e vështirë mbetet në mua dhe vazhdon, pse proceset dhe veprimet e liga ose të shëmtuara mund të futen gjithëkund dhe tinëzisht, nëse thuhet se Zoti është në gjithçka dhe gjithçka është në Zotin, ose kur dashuria për Zotin është më e larta?

-Njeriu ka predispozitën për të vepruar drejt, kjo varet nga ajo që përjeton si individ dhe veçanërisht nga natyra e tij, atëhere kur  pasivizohet dhe kontrollohet nga ndikimet negative në vitet e para pas lindjes. Njeriu edhe mund të përkeqësohet aq shumë sa që arrin të largohet nga familja dhe të rekrutohet si ushtar njëqind për qind i qëndrueshëm në sistemin e tij, thotë Spinoza!

Unë vetë e kam thënë këtë, por është e diskutueshme nëse ndonjë filozof ka vështirësi në fjalinë e 15-të, të pjesës 1, pikërisht në atë që thuhet se Zoti është në gjithçka dhe gjithçka është në Zot!!

-A kishte pasoja serioze nga një fjali e tillë?

-Spinoza u tall me këtë, kështu kuptohet se Zoti duhet të jetë edhe në pleh! 

Kjo shprehje ishte e mjaftueshme që ai të quhej një përbindësh në sytë e shumë njerëzve!

Prandaj dihet se për një kohë të gjatë mendimet e tij u shtynë tutje si të keqkuptuara.

- Ndoshta vetëm njeriu nga poshtë, si të thuash, e sheh plehun si diçka inferiore!

-Në një perspektivë më të gjerë, unë do të mendoja për një perspektivë edhe më hyjnore për plehun, sepse plehu është absolutisht i nevojshëm për njerëzit! Ndoshta duhet të kemi dashuri për plehun?

-Unë mendoj se fermerët mund të shikojnë një grumbull plehu me një gëzim, vërtet dhe tepër të ngrohtë. Pra unë e interpretoj Spinozën si të tillë, kur ai mendon se Zoti shprehet përmes të gjitha qenieve të gjalla. Mund të themi se plehu ka vlerë instrumentale, pra ne vlerësojmë atë si të dobishëm për nevojat e qenieve të gjalla, dhe pa pasur nevojë të shkojmë më tej se kaq.

-Por a është e mundur të imagjinohet në perspektivë, ndoshta përsëri hyjnore, në të cilën gjithçka ka të bëj me aspektin e dashurisë për veprimet dhe marrëdhëniet e njerëzve?

-Në lidhje me këtë , çfarë thotë Spinoza për dashurinë e Zotit?

-A thotë ai se është e njëjtë me dashurinë e njerëzve?

-Nuk mund ta ndash një drejtim nga tjetri. Pjesërisht kjo ndodh, sepse pavarësisht se si e mendon Deusin, Deusi nuk shoqërohet me lloje të ndryshme emocionesh siç bëjnë njerëzit. Deusi bëhet shumë i njëjtë me natyrën natyralizuese ose krijuese. Por nuk mund ta fusim natura naturans kudo ku shkruhet Deusi….) Spinoza nuk është ndonjëri nga filozofët më të qartë.

-A mund të themi se dashuria për krijimin është një shprehje e dashurisë për Deusin?

- Po, dhe aty, Spinoza u afrohet më shumë, të krishterëve të sotëm kur thonë se kemi mëkatuar kundër krijimit.

-Ndoshta ky "mëkat" është i lidhur pikërisht me faktin se ne jemi kaq të shqetësuar për shtypjen ose heqjen e asaj që nuk na pëlqen, për shembull, elementë që kanë të bëjnë me vdekjen ose prishjen. Ndoshta në këtë mënyrë e mbyllim veten nga shtresat më të thella të dashurisë për krijimin, pjesë e të cilit jemi?

- Duhet të jemi në gjendje të pëlqejmë dhe të mos pëlqejmë gjërat, të vlerësojmë dhe të gjykojmë pa dënuar, pra të gjykojmë veprimin pa gjykuar personin. Por nëse doni më shumë Spinozë, së pari kemi natura naturans si natyrë krijuese, pastaj natura naturata si natyrë e krijuar - dhe kjo e fundit ndryshon nga momenti në moment.

-Së pari duhet të  gjejmë një forcë krijuese që mund ta vendosim pa kushte lart. Por nuk është e thënë të kesh të njëjtin bekim dhe qëndrim nderues ndaj gjithçkaje që ekziston në të vërtetë në një moment të caktuar.

-Për aq sa të kuptoj, po flasim për një element krijues dhe më pas për një rezultat që shpaloset nga momenti në moment. Kjo mund të të kujtojë universin e indianëve Hopi. 

A mendonte Spinoza se ishte e natyrshme t'i doje të dy në mënyra të ndryshme?

- Do të mendoja se po. Por ai ndoshta nuk e karakterizoi plotësisht ndryshimin. Ai nuk ishte aq i mirë në të menduarit abstrakt, si për shembull, filozofi Leibniz, i cili erdhi menjëherë pas tij. Spinoza kishte më shumë nga ajo që ne do ta quanim një jetë emocionale të pjekur dhe aftësinë për të parë gjithçka nga një perspektivë jashtëzakonisht e gjerë, "nga pikëpamja e përjetësisë", pastaj ai gjithashtu mund të toleronte shumë. Spinozës iu ofrua një pozicion profesori, por ai tha jo. Ai do të preferonte të mprehte lentet, të kishte lirinë për të thënë atë që mendonte për të gjitha pyetjet, pra të ruante thjeshtësinë për perspektivat të mëdha.

-Çfarë fjale përdor Spinoza për "dashurinë?

-Dashuria! Ai thoshte se ekziston një laramani e gjerë e llojeve të dashurisë.

Dashuria është thjesht "kënaqësi e shoqëruar nga ideja e një shkaku të jashtëm".

Kjo është fjalia e vetme në të gjithë librin ku ai flet në mënyrë të qartë për dashurinë. Problemi është se nuk është një trajtim i drejtë i saj, sepse dashuria ime për kafenë është e ndryshme nga dashuria ime për të dashurën time.

Por ai ka pak më shumë për të thënë rreth dashurisë për Zotin!

Me fjalë të tjera, folëm diçka në shërbim të dashurisë? 

Apsolutisht, po!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat