Pse “Bordi i Paqes” të mos e zëvendësojë OKB-në?!

Opinione

Pse “Bordi i Paqes” të mos e zëvendësojë OKB-në?!

Nga: Driton Tali Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 19:50
Driton Tali

OKB është krijuar për të mbajtur ekilibrin në mes dy superfuqive të kohës (ShBA'së dhe Rusisë Sovjetike), ndonëse në praktikë ato gjithmonë mosmarrëveshjet e tyre i zgjidhnin me anë të samiteve bilaterale.

Por, nga rënia e "Murit të Berlinit" bota ka ndryshuar rrënjësisht. Tashti e kemi një superfuqi me disa fuqi tjera.

Më Rusia nuk është superfuqi. Sepse për të qenë superfuqi nuk mjafton vetëm posedimi i armëve bërthamore. Për faktin se armë atomike të mjaftueshme për shkatërrim masiv kanë edhe Pakistani dhe India, pa përmendur Izraelin, Francën apo Mbretërinë e Bashkuar.

Tani superfuqia matet me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, të cilat pastaj ju mundësojnë shteteve ndikimin global politik dhe ushtarak – e jo vetëm arsenali bërthamor.

Pastaj, në KS të OKB'ës, si anëtare permanente me të drejtë të vetos e kemi Francën dhe jo Gjermaninë, kur dihet mirëfilli se Gjermania është shtylla kryesore e UE'së, e cila ja imponon Francës (dhe anëtarëve tjera të UE'së) vullnetin e saj politik. Për mos ta përmend faktin se ekonomia e saj është dy herë më të madhe se e Rusisë.

E megjithate Gjermania nuk është anëtare e përhershme e KS kurse Rusia, Franca dhe Britania po!?

Po ashtu, India – e cila tashmë e ka kaluar Kinën për nga numri i banorëve – nuk është anëtare e përhershme. Pikërisht pesha demografike ishte arsyeja që Kina komuniste mori ulësen e përhershme në vitin 1971, duke zëvendësuar Republikën e Kinës (Tajvanin), etj.

Pra, realiteti gjeopolitik i vitit 1945 nuk përputhet më me realitetin kontaporan.

Fakt tjetër është se reformat në OKB, sidomos në Këshillin e Sigurimit, janë praktikisht të pamundura, sepse secili nga pesë anëtarët me të drejtë vetoje mund ta bllokojë secilën nismë që cenon interesat e tij, dhe ky fakt e bën strukturën aktuale të ngrirë dhe joefektive.

Shih për këtë, ngase OKB'ja – dhe sidomos Këshilli i Sigurimit – e ka konsumuar modelin e vet historik, atëhere pse nuk po bëjka që "Bordi i Paqes" të zhvillohet paralelisht dhe në një të ardhme të afërt ta zëvendësojë OKB'ën, afati së cilës i ka skaduar?!

Sidomos kur edhe ne – Kosova dhe Shqipëria – jemi pjesë e kësaj nisme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat