Pakënaqësia e ka arritur kulminacionin. Askush s´po merr guximin ta intervistoi Ramën. Balluku, SAK, Korrupsioni, protestat, imazhi i humbur, rreziku nga ndjekja etj. etj. janë vetëm disa nga maja e Ajsbergut.
Të gjitha këto po bëjnë që Ramës, vendi - vend nuk po i zihet. Së fundmi e vizitoi Kosovën që t´i ikte sado pak presionit, po as atje mediat dhe portalet nuk e lenin të qetë. Ka ardhur vetëm ta helmoi situatën në Kosovë, e akuzonin. Apo vetëm për interes të vetin po e viziton Kosovën, se nuk e ka hallin e saj, i thanë.
Akuza të rënda vërtet për dike që krenohet dhe e identifikon veten si lider i kombit. Çfarë i bëri Balluku, këtë nuk po e përpinë dot.
Më në fund, pas kaosit të pafund, vendosi që të flas vetë. Ajo është e pafajshme deklaroi. SPAK, ka dalë jashtë kontrollit. Organet shtetërore dhe qeveritare duhet mbrojtur dhe duhet të jenë të paprekshme, tha Rama.
SPAK është krijuar që ta luftoi korrupsionin, po jo t´i ndjek organet qeveritare. Ta hulumtoi të kaluarën e Berishës dhe Metës, e jo t´i terrorizoi ministrat e mi. Unë me stafin tim po përpiqemi për atdhe dhe këtë Shqipëri, deklaroi.
Sapo e dha vetë këtë intervistë, sikur të ishin të porositur, u ngrit opozita, u ngrit SPAK, u ngrit i madh e i vogël kundër tij. SPAK shkoi edhe një hap më tutje. Ballukut ia ndaloi ushtrimin e funksionit. Parlamentin e urdhëroi, t’ia merrnin imunitetin, që ta burgosnin.
Rama nga urdhrat e SPAK, po çmendet. Ku kam mbetur unë? Të mos ma vejë askush, tha.
Ma morën Tahirin, pastaj Veliajn, kurse tash duan të ma rrëmbejnë edhe Ballukun, po kujt do t´i vjen radha pastaj? Ky maskarallëk duhet përfunduar, tha me rrëmbim, duke e goditur tavolinën.
Dua që ta mbledh parlamentin, t´i ndërroi amendamentet. Për këtë nuk më pengon dot kush. Evropës nëse i pëlqen kështu në rregull, nëse jo të marrin udhë kah të duan. Po t‘ishin si duhet, nuk do të kishin rënë në këtë gjendje, tua qaj hallet Rusia e Serbia. Mua më duhet ta shpëtoi kombin, deklaroi Rama.
Derisa mendonte, si t´ia mbyllë thesit grykën, pas vizitës së Kosovës ku mori frymë lirisht, i erdhi ftesa për vizitë në SHBA, të merrte pjesë në Këshillin e Paqes, të iniciuar nga presidenti Trump. Para se të nisej, Parlamentin e ka urdhëruar mbi ndërrimin e amendamenteve.
Sikur të ishte ky moment i porositur, mendoi. Atje do ta ketë rastin që ti paraqes pikëpamjet mbi Këshillin e Paqes dhe rëndësinë që ka ky këshill, në zëvendësimin e OKB, tërësisht të bllokuar.
Sapo të kthehet në vend do ti drejtohet popullit se ku ishte, çfarë roli lozi atje dhe me cilët burra shtetërorë e delegacione ishte takuar. Kjo është një mirënjohje për Shqipërinë, do ta shes vizitën e tij në SHBA.
Popull, durim vetëm edhe pak kohë, derisa ti ndërroi amendamentet dhe jam i shpëtuar, do të deklaroi. Sapo të jem i paprekshëm, gjithçka do të jetë si më parë, i premtoi Rama popullit.