Pas zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit dhe të kryetarit e të qeverisë, Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë Presidentin e Republikës.
Përgjegjësinë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, e ka LVV,në mënyrë që të mos shkaktohet një krizë Presidenciale dhe as të shkohet në mënyrë të panavojshme në zgjedhje të tjera të parakohshshme.
I takon LVV që të gjejë një kandidat të merituar dhe të pranueshëm edhe nga opozita, është mirë që të mos jetë antarë i LVV, por jashtë politikës.
Nëse nuk arrihet kjo, atëhere këtë të drejtë ta marrë përsipër opozita politike që ajo të propozojë një kandaturë jopolitike, konsensuale dhe të pranueshe nga partia fituese, LVV.
Pra duhet një konsensus parlamentar për gjetjen e një kandidature jashtë politikës, që përfaqëson unitetin kombëtar.
Kurtit i takon ta bëjë këtë kompromis me interes të lartë kombëtar, interes i cili është mbi intersin personal dhe atë partiak.