Kosova nga një krizë në tjetrën

Opinione

Kosova nga një krizë në tjetrën

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

U harrua konstituimi parlamentit. Lufta tash është hapur për president - e. Po thuhet, e çfarë nuk po flitet. Po propozohen e po spekulohen emra, të të gjitha ngjyrave. Po imponohen persona me grada e pa grada, që do të dëshironin t`i prinin Kosovës.

Po vetë kandidohen edhe persona, që me dashuri ta udhëheqin vendin. Gjithçka po dëgjohet këto ditë. Mediat në çdo gjysmë ore po dalin me informacione të reja. Rrëmujë e spekulime totale.

Po përmenden edhe zgjedhjet e reja, nëse nuk do të gjendet zgjidhja. Kush e di se çka do të dëgjojmë, në orët në vijim. Dy personalitete e kanë zgjedhur heshtjen.

 Presidentja momentale Vosa Osmani, nuk po inkuadrohet fare në këtë proces. Ajo po heshtë, po heshtja ka, apo s´ka një prapavijë. Ose do të jetë kandidatja kryesore, ose është e zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet.

Peronaliteti tjetër i cili po heshtë është Albin Kurti. Ky ndoshta ende po jeton në ekstazën e fitores në zgjedhjet, të cilat i lamë pas, po çfarë mund të ndodhë nëse edhe ai pajtohet me mos rizgjedhjen e Vjosa Osmani? Këtë lëvizje, do ta dëshironin edhe ata të cilët deri më tash e bllokuan parlamentin dhe qeverinë.

Albin Kurti, po hesht, por sa i përgjigjet ky potez atij? Ndoshta do të ishte më mirë që haptas, të qëndronte pas Vjosa Osmanit. Çka nëse nuk qëndron pas saj?

 Po nëse nuk arrin që ti fitoi votat kandidati tjetër dhe imponohen zgjedhjet e reja, a do të përsëritej përsëri rezultati i tashëm zgjedhor? Do të ishte ëndërr e bukur. A mund të jetë ky një kurth i ri, në të cilin vërtetë mund të fundosej Albin Kurti?  Ekziston përshtypja e përgjithshme se Kurti dhe Vjosa Osmani i fituan zgjedhjet, sepse ishin së bashku.

 Po çfarë mund të ndodhë, nëse kurorëzimi politik ka dështuar? Mendimi është se do të pësonin, që të dy. Me rëndësi do të ishte të hulumtohej psikologjia e mentalitetit të votuesve, në zgjedhjet e fundit.

Populli i dënoi bllokuesit e parlamentit, dhe i zgjodhi pragmatikët të cilët luftonin për shtet. Po nëse Kurti dhe Vjosa Osmani do ti zgjidhnin rrugët e ndarjes, kjo do të reflektohet edhe te votuesit, të cilët ose do ti votonin si të bashkuar, ose do ti dënojnë ashtu siç e dënuan opozitën.

 Ky do të ishte një sinjal i qartë, i cili do të duhej të merrej parasysh. Është koha të mendohet për të ardhmen e vendit. Këtë e kanë dëshmuar si Albin Kurti, po ashtu edhe Vjosa Osmani. Në të kundërtën, në dytë, do të humbej besimi.

 Kosova do të bjerë nga një krizë në tjetrën, me rrugën e gabuar të cilën po e zgjedhin fituesit e zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Do të ishte mirë që të analizohej edhe njëherë gjendja e përgjithshme dhe të thyhej heshtja. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat