LDK mes historisë, sakrificës dhe rikthimit si alternativë!!

Opinione

LDK mes historisë, sakrificës dhe rikthimit si alternativë!!

Nga: Mustafë Shabani Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 19:48
Mustafë Shabani

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ishte thjesht një parti politike e radhës. Ajo u krijua si lëvizje kombëtare për mbijetesë, si mekanizëm mbrojtës institucional ndaj represionit serb dhe si platformë për artikulimin e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës në vitet më të rënda të historisë sonë moderne.

LDK i çoi përpara proceset politike deri te momenti kulmor ndërkombëtar – mendimi pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte rezultat i një rruge të gjatë institucionale, diplomatike dhe politike.

Përçarjet e brendshme dhe kostoja politike

Pas pavarësisë, LDK hyri në një fazë përplasjesh të brendshme. Rrëzimi i presidentit Fatmir Sejdiu shënoi një pikë kthese të dhimbshme. Roli i Isa Mustafës në këto zhvillime u perceptua nga shumëkush si goditje e brendshme që e dobësoi partinë.

LDK jo vetëm që u sakrifikua për procese shtetndërtuese, por – sipas shumë vlerësimeve – edhe për karriera individuale. Kjo e rrëshqiti partinë nga forca kryesore politike në një subjekt të tretë, duke humbur peshë elektorale dhe ndikim institucional.

Vjosa Osmani, “Guxo” dhe dilema e rikthimit

Shkëputja e Vjosa Osmani nga LDK dhe krijimi i Listaës Guxo ndikoi drejtpërdrejt në dobësimin e mëtejshëm të LDK-së. Lista u mbështet në votën tradicionale të LDK-së, por ekzistenca e saj politike mbetet e lidhur ngushtë me bashkëpunimin e saj me Lëvizja Vetëvendosje,ose me rikthim te LDK,dhe zgjidhja e nstyrshëme e më e mirë për te elektoratin e vendin do të ishte rikthim te LDK.

Nëse ky bashkëpunim do të prishej, atëherë realiteti politik do ta vinte “Guxo”-n përballë një fakti të thjeshtë: pa mbështetjen e LVV-së, perspektiva elektorale është e pasigurt. Në një skenar të tillë, rikthimi i Osmanit në LDK do të ishte një zhvillim më logjik sesa përpjekja për të mbajtur një subjekt që nuk ka bazë të qëndrueshme votash.

Megjithatë, LDK nuk ka as obligim moral e as politik për ta shpëtuar askënd. Ajo u dëmtua pikërisht nga kso vetsakrifikimesh për procese, e individ ksrierist të cilat pasuan largime të tilla nga ajo.

Përgjegjësia aktuale: LVV dhe PDK

Si forcë fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti dhe LVV mbajnë barrën kryesore për zgjidhjen e çështjeve institucionale, përfshirë atë të presidentit. Ata e krijuan shumicën dhe ata duhet të ofrojnë zgjidhjen.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës si forca e dytë mban po ashtu përgjegjësi shtetërore,sepse ishte kjo parti e cila për interesa personale të lidershipit të saj dëmtoj rëndë LDK-në e Isa Mustafës e cila u bë pazericë e saj ,proceset dhe shtetndërtimin.

Të gjitha këto roli dhe përgjegjësia e saj aktuale po dhe historike e shumëfishon sjellja e saj për qeverisje e obligon atë dhe e bën pjesë të pashmangshme të çdo ekuilibri institucional,i cili do bashkonëte LVV dhe PDK si forca të një ekstremi të majtë e revolucionar,dhe një përafrim i tillë do të duhej të rikrijonëte LDK-në e Ibrahimit në anën tjetër .

Çështja e Presidentit.

Figura e presidentit duhet të kërkohet brenda spektrit politik institucional – mes emrave si Vjosa Osmani apo figura akademike e politike si Prof.Dr.Arsim Bajrami. Institucioni i presidentit nuk duhet të jetë produkt improvizimesh apo presionesh të momentit.

Familja Jashari është emblemë dhe simbol kombëtar, duhet të mbetet mbi kalkulimet ditore politike.

LDK dhe thirrja për unitet

Kosova ka nevojë për më shumë unitet politik, veçanërisht në faza të ndjeshme institucionale. Megjithatë, është e rëndësishme të thuhet qartë:

LDK as nuk mund ta krijojë e vetme unitetin kombëtar, por as nuk është e obliguar ta bëjë këtë në kurriz të vetvetes.

Uniteti nuk ndërtohet duke e dobësuar njërën palë e për ta forcuar tjetrën. Ai ndërtohet mbi reciprocitet, respekt institucional dhe përgjegjësi të barabartë.

Përfundim: Rikthimi si alternativë

LDK ka një obligim – jo ndaj individëve, por ndaj elektoratit dhe historisë së saj: të këndellet, të reformohet dhe të rikrijohet si alternativë serioze shtetformuese.

Nuk është detyrë e saj të mbajë mbi supe projektet personale të askujt.

Nuk është detyrë e saj të shpëtojë koalicione të krijuara pa të.

Por është detyrë e saj të rikthehet tek filozofia e saj bazë ti rikthej njerëzitë dhe bartësit e rrugëtimit të saj dhe të forëcohet si bosht institucional i qendrës së djathtë politike në Kosovë.

Vetëm një LDK e fortë, një LVV e përgjegjshme dhe një opozitë konstruktive mund ta nxjerrin vendin nga ngërçet ciklike politike.

Uniteti është i domosdoshëm – por ai duhet të jetë produkt barazie, jo imponimi.

 

M.Shabani 27.02.26

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat