Nga cilët pritet shpëtimi i Ramës?

Opinione

Nga cilët pritet shpëtimi i Ramës?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 13:53
Sherif Ramabaja

Është mbledhur paria e Kosovës. Ramën duhet ndihmuar, ishte mendimi i përgjithshëm. Takimin po e kryesonte Baton Haxhiu. Nga pamja vërehej se ishte i zymtë, i merakosur dhe i trazuar.

Të pranishëm kishte nga kryesia e PD, nga LP e Kosovës dhe nga partitë e tjera të cilat deshën të mbeteshin anonime. Haptas u paraqitën Lirim Mehmetaj, Molliqaj, Milaim Zekaj, Shefqet Krasniqi, Buzhala e shumë të tjerë.

Nga diskutimet e pjesëmarrësve vërehej brengosje e thellë për fatin e zotit Rama. Mendimi i përgjithshëm ishte se ai i ka ditët e numëruara, prandaj duhet vepruar me shpejtësi të madhe. 

Baton Haxhiu rrëfeu për hapin e fundit të zotit Rama, në ri formatimin e qeverisë. Ky hap i kryeministrit ishte i domosdoshëm dhe vendimtar, për të bërë përpjekje nga ndjekjet e paskrupullta të opozitës në krye me Berishën.

Ne duhet ti dalim në mbrojtje dhe të mobilizohemi për shpëtimin e tij, vazhdoi në vazhdim Batoni. Linçimin e tij po e kërkojnë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. Pas Enver Hoxhës, nga i cili për çudi është distancuar edhe vetë Rama, ne kishim një personalitet që 4 herë radhazi i fitoi zgjedhjet. Ky është një sinjal se si punohet për vendin.

Prandaj ky ishte një nga shkaqet kryesore që u gjurmua në mbarë Shqipërinë, t´i gjendej një shkak, që ta fundosnin. Më në fund Zonja Balluku po bie viktimë e kurdisjeve që po i bëhen kryeministrit Rama,

Që ta fillonin ndjekjen kundër tij e nxitën së pari edhe SPAK, për formimin e të cilit ishte angazhuar edhe vetë Rama, duke menduar sikurse Thaçi, se nuk do të ishte cak i hetimeve.

Në këto momente tejet të rënda zoti Rama mund ta humb kontrollin, drejtpeshimin, peshën, arsyen, mendjen, memorien prandaj mund të thur edhe fjali që s´kanë të bëjnë fare me realitetin, kohën, përmbajtjen, ngjarjen, vendin dhe atdheun dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund saktësisht ta vlerësoi rrezikun, në të cilin ndodhet. Pra në këtë rast delikat për jetën, ne duhet ta marrim përgjegjësinë që ta shpëtojmë.

Vëllezër e motra unë e hapa diskutimin dhe tash fjalën e keni të gjithë ju, të paraqitni ide dhe konkluzione se si do ia bëjmë. Është momenti i fundit. Ju lutem të jeni sa më konkret dhe të qartë.

I pari për diskutim u lajmërua Shefqet Krasniqi. Unë kisha propozuar që me ndihmën e miqve të mi nga Lugina, t´ia mundësojmë zotit Rama ikjen dhe shpëtimin, përmes Serbisë.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe i kemi parë pamjet, sekuencat apo fotot e klerit mysliman shqiptar nga Lugina me Vuçiqin. Jam i sigurte që ata do ta dorëzojnë Ramën te Vuçiqi, pa therë në këmbë.

Më vonë Rama mund të vendos vetë se a donë të qëndroi në Serbi, apo dëshiron të largohet drejt Moskës, Turqisë, Arabisë, Çeçenisë apo Bjellorusisë. Po flas i sigurt: Të gjitha këto vende, do ia sigurojnë jetën Ramës . Për këtë po garantoi unë, deklaroi me krenari Shefqet Krasniqi.

Nga të pranishmit, mbi deklaratën e Shefqet Krasniqit, u dhanë vlerësime pozitive, po kishte të tillë që shfaqnin rezerva, sidomos nga Lëvizja Popullore e Kosovës, të cilët janë në armiqësi me klerin mysliman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat