Kjo nuk është loja e Albin Kurtit! Vjosa gaboi rëndë kur ra në “kurthin” e Ramës

Opinione

Kjo nuk është loja e Albin Kurtit! Vjosa gaboi rëndë kur ra në “kurthin” e Ramës

Nga: Ylli Cela Më: 9 mars 2026 Në ora: 10:35
Autori Ylli Cela

Vëllezërit e mi kosovarë,

Qetësohuni, përmbajuni…

Kjo nuk është loja e Albin Kurtit!

Vjosa gaboi rëndë kur ra në kurthin e Ramës. Ky është kurthi i Ramës, Vuçiçit, Grenellit dhe rusëve për të rikthyer sërish Thaçin, që ta vazhdojnë lojën aty ku e lanë: tek copëtimi i Kosovës, tek falja e Mitrovicës, Ujmanit dhe Berzovicës.

Kosovës sot, më shumë se kurrë, i duhet unitet dhe qetësi.

Ne po bëheshim gati të prisnim bashkimin kombëtar, por narko-fashisti sllavo-komunisti Rama punon nën rrogos që ky bashkim mos të ndodhë kurrë. Ai nuk jep dorëheqje, sepse gjen mbështetje tek qarqet sllavo-komuniste dhe tek patronazhistët fashistë shqiptarë, të cilët, të joshur nga vendet e punës të pamerrituara, po i bëjnë varrin Shqipërisë dhe Kosovës.

E keqja e kombit shqiptar ka vetëm një emër: Edi Rama, varremihësi i interesave kombëtare shqiptare. Ai një ditë do të ikë me bisht ndër shalë si Amet Zogu, gjyshi i tij (të paktën gojdhënat kështu thonë).

Miqtë e mi, vëllezër kosovarë, tregojuni të përmbajtur. Tregojuni të qetë. Shtrëngoni radhët pas Albin Kurtit, të vetmes shpresë të kombit shqiptar. Po të jemi të bashkuar, nuk ka forcë në botë që të na mundë.

Mos dëgjoni partitë opozitare që për pushtet po shkatërrojnë nënën Kosovë. Ata ende vazhdojnë të mburren me UÇK dhe luftën, por nuk kanë asgjë të përbashkët me ata trima të vërtetë që luftuan, morën plagë dhe dhanë jetën. Sepse opozitarët, sapo morën pushtetin, vodhën, vranë dhe plaçkitën një popull të tërë. Ju e dini mirë sa vodhën dhe si vodhën ata në kohën e qeverisjes së tyre.

E vetmja dritë ishte rrezja e diellit, Albin Kurti.

Ai ka trokitur dhe ka hyrë në çdo zemër shqiptari kosovar. Kjo i çmend të gjithë armiqtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Ata shpifin, trillojnë dhe fabrikojnë me qindra gënjeshtra për Albinin. Dhe kurrë më shumë se këto ditë ka dalë në dritë mllefi dhe inati i tyre. O Zot… janë bërë më të keqinj se serbët. Ju dhembin sytë nga sukseset e Albinit, nga pastërtia dhe ndershmëria e tij.

Ndaj, mos e braktisni Albinin, vëllezër. Ai sot ka nevojë më shumë se kurrë për të gjithë shqiptarët e ndershëm. Koha e tradhtarëve dhe kuislingëve serbë do të përfundojë shumë shpejt.

Rroftë bashkimi kombëtar!

Poshtë tradhtarët sllavo-komunistë!

Rroftë Albin Kurti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat