Entuziazmi i zgjedhjeve shpejt u tret si një pikë uji. Ishte e parashikueshme se Kosova po rrëshqet, nga një krizës në tjetrën. Krerët e opozitës këtë e kishin të qartë. Loja e re ndoshta, sapo do të fillon. Fronti për vota po përgatitet. Këtë po e parashikon edhe diplomati amerikan, pro serbi Grenell.
Ai po shkon edhe më larg: Po prognozon lirimin e Thaçit nga Gjykata e Hagës dhe uljen e tij në postin e presidentit në Kosovë. Kjo do të ishte ëndërr edhe e PD të Kosovës, Kryeministrit shqiptar Edi Ramës (të cilit iu ka ndezë bytha në shtëpinë e vet), Vuçiqit, (sepse Daçiqi than se ka ngordhur) dhe e krerëve të opozitës, duke shpresuar se për besnikërinë e treguar, do të merrnin ndonjë post nga Thaçi. Për krerët e opozitës do të mjaftonte që Albin Kurti, politikisht të shkërmoqej.
Pra siç po qartësohet, nëse Kushtetuesja do ti pranonte zgjedhjet e reja, lufta për vota do të hapej shumë shpejt. Nuk duhet harruar se kjo luftë e votave, do të fitonte edhe dinamikë të re në vjedhjen e tyre, ashtu siç u vërtetua në zgjedhjet e fundit.
Momentalisht nën breshërinë e sulmeve ndodhen Vjosa Osmani nga mediat elektronike të afërta me Lëvizjen, por edhe të pavarurat, portalet, gazetarët, analistët, juristët, qytetarët dhe të gjithë ata që u zhgënjyen me veprimin dhe qëndrimin e saj, mbi shpërndarjen e parlamentit.
Albin Kurti si gjithherë po sulmohet nga presidentja që nuk e kandidonte për rizgjedhje, po sulmohet nga udhëheqësit opozitar dhe po shfrytëzohet mundësia duke shpresuar se u erdhi momenti, që ta akuzojnë se punon kundër interesit të Kosovës.
Ata duke ia hedhur tërësisht fajin Kurtit, për gjendjen e krijuar, pa marr parasysh se a kanë prova apo jo, shpresojnë që votuesit ti mobilizojnö për vete. Po ashtu po shfrytëzohet një moment që ta akuzojnë Kurtin mbi tokën e falur Manastirit të Deçanit, nga një deklaratë e një ministri serb, që më vonë e korrigjoi edhe vetë ministri, po kjo s’qon peshë tutje. Merret vetëm versioni që u duhet.
Frontet janë ashpërsuar dhe tash secili po niset nga egoja e tij. Akademia e Shkencave të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Instituti Albanologjik, intelektual, gjuhëtar e poet, reaguan ndaj Vjosa Osmanit e cila tha se nuk është pejgambere që mos të gaboi.
Ata ia nxunë për të madhe që e përdori këtë shprehje, e jo frazën se nuk është e shenjtë, nuk është e pagabueshme, apo nuk është engjëll, ngase fjala pejgamber duhet të jetë fjalë arabe, e jo shqipe. Ky ishte vetëm një shembull, sepse po ta kishte thënë këtë fjalë në xhami, ndoshta të pranishmit do i duartrokisnin, kurse ajo duhet të ketë qëndrim se po e përfaqëson shtetin, e mbi të gjitha është shqiptare.
Për momentin situata ka mbete e ngrirë. Asnjëra palë nuk po e bënë hapin e parë drejt de eskalimit.
Ndoshta do të duhej që të formohej një këshill, mbi pajtimin e palëve. Këshilli do ta kishte për detyrë që t´i ulë gjakrat dhe palët t´i bëjë bashkë që t´ia shtrijnë dorën njëri tjetrit. Kjo nuk do të ishte vështirë nëse hiqet dorë nga egoja personale e mendohet për atdheun.
Mars - Rover (Satirë)