Shumica e mediave serbe në Serbi, sot janë vegla dhe në shërbim të politikës së presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilat kontrollohen dhe derigjohen nga shërbimet e veçanta të këtij diktati.
Në këto media gjithçka flitet dhe shpifet për Kosovën, dhe është e pa besueshme për gjitha ato propaganda që shkruhen në këto mediume serbe, sikur edhe bëhën gara në mes tyre, se cila prodhon gënjeshtra dhe trillime më shumë, që i atribuohen popullit dhe shtetit të këtij vendi, duke mos e thënë asnjë të vërtetë.
Këto ditë në gazetën «Alo» publikohet edhe një propagandë e re deri më tani, ku në një artikull të shpifur shkruan, kinse kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, kishte përgaditur një atentat ndaj ish të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Grenell, për të cilën ngjarje thuhet se kanë njohuri edhe disa media gjermane dhe amerikane.
Kjo gazetë shpërthen me këtë lloj propagande, e cila merr jehonë të madhe, por siq thuhet në një fjalë popullore, a ma mbush kush mendjen, se është e vërtetë, kur kemi të bëjmë me një njeri të pastër, që nuk është njeri i tillë dhe as që e ka pasë traditë në fis as në farë.
Gazeta «alo» dhe shumë të tjera shpërthejnë përditë me ato shkarravinat e tyre, të cilat shkruajnë ç’mos për Kosovën dhe popullin e saj, por asnjëherë nuk shkruajnë të vërteta, në veçanti për popullin serb që jetojnë në Kosovë, që në realitet jetojnë më mirë se në Serbi.
Po të kishte qenë Albin Kurti, një atentator, apo vrasës, nuk do të kishte në plan Richard Grenelin, i cili është një amerikan dhe një mik i Kosovës, por për të ia heqë flamën e kishte merituar Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët tij kriminel, të cilët kryen krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, ndërsa ky i fundit akuzohet edhe për aksionin e krimeve si një shnajperist në «Sarajevo Safari».
Propagandat serbe, sikur edhe kjo që polli këto ditë, nuk ndalen, të cilave nuk u beson askush, përveç atyre që janë si të tillë, duke u nisur prej asaj se ky popull të gjykon vetëm se nuk je i njejtë, apo nuk je serb.
Nëse z.Kurti, do ta kishte planifikuar një gjë të tillë, e që nuk është vënë re kurrë në jetën e tij dhe as gjatë karierës së tij politike, por njeh vetëm kufirin njerëzores dhe si njeri i thjeshtë, i urtë dhe i pranishëm për të gjithë, tani duhet ta gjejmë edhe një fjalë për të, e cila do të shprehte tiparin e tij më njerëzor që ekziston për një djal të rralë me origjinë d a r d a n e.
Edhe Grenelli dhe gjithë populli amerikan e dinë shumë mirë se kush janë atentorët dhe vrasësit e njerëzve të pafajshëm, dhe është mirë që vet Grenelli të merr parasysh një gjë të tillë dhe të hulumtojë më mirë, sepse serbët dhe Serbia, e kanë traditë rrenën dhe propagandën, nëse ky atentat është planifikuar nga vetë serbët dhe Serbia, sikur ishte edhe rasti «Panda» dhe shumë të tjera, që ua mbështesin shqiptarëve.