Është imperative e kohës dhe momentit që z. Murat Jashari të vijë në krye të Republikës së Dardanisë (Kosovës).
Kjo nuk është kurrfarë befasie, duke parë se ai (Vuçiçi i Tiranës) po punon shumë zellshëm kundër shtetit të Dardanisë dhe interesave të krejt shqiptarëve, në favor të Serbisë.
Faji kryesor është i popullit të Shqipërisë, që e duron kaq gjatë një autokrat të ndyrë, pa ndjenja dhe mëshirë ndaj asaj pjese të popullit të ndarë të tij. Ai asnjëherë nuk i vizitoi varrezat masive gjithandej Dardanisë, as familjen emblematike heroike Jashari.
Përveç tjerash, e vetmja arsye pse Murat Jashari duhet të zgjidhej President i Republikës së Dardanisë është se këmbët e këtij narkotradhëtari nuk do të shkelnin kurrë në Dardani si person i vetëshpallur non grata.
Në përqafim me xhelatin e shqiptarëve dhe për interesat e tij, duke u përzier thellë në punët e brendshme dhe të jashtme të Dardanisë bashkë me klanin e tij, duhet t’i ndalohet që kjo kurrë të ndodhë.
Duke u pajtuar thellë me arsyetimin e z. Murat Jashari se në postin e kryetarit të shtetit do të vijë vetëm në rast rreziku, i nderuari Murat, kurrë Dardania nuk ka qenë më e rrezikuar pas luftës, për shkak të komploteve të përgatitura nga brenda dhe jashtë nga dy Vuçiçët — ai i Tiranës dhe ai i Beogradit — si dhe nga opozita me Shtabin e milionerëve, të cilët, nga frika se do t’u zbulohen veprat hajduto-kriminale dhe tradhtare në bashkëpunim me atë që tentoi të na zhdukë nga faqja e dheut dhe ende po punon në këtë drejtim, përsëri në bashkëpunim me “vëllain” e tij në krye të Qeverisë së Tiranës.
Kurrë më e nevojshme se ardhja e z. Murat Jashari në krye të shtetit nuk ka qenë.
Prandaj, Kryeministri Albin Kurti duhet edhe njëherë t’i takojë udhëheqësit partiak rreth këtij propozimi, dhe pastaj t’u drejtohet Jasharajve për pëlqim. Pasi i tërë spektri (edhe pse disa nuk guxojnë të deklarohen publikisht se nuk do të jenë për këtë zgjidhje, për të mos prishur planet) është deklaruar se ky do të ishte kandidati konsensual, duhet shkuar tek Familja Jashari në Kulën Heroike dhe, bashkë me kryefamiljarin Rifat Jashari, t’i kërkohet edhe njëherë të bisedojë me meshkujt e tij rreth kësaj çështjeje gjithëkombëtare, që ta pranojnë si një barrë të lehtë, gati sikur gjatë luftës, me shpresën se kurrë çështja dardane dhe ajo kombëtare nuk do të tradhtohet.