Edhe nisma e fundit e përbashkët, drejtuar EU, mes Ramës dhe Vuçiqit, pësoi debakël dhe në fund, si të tjerat, u hodh në legenin e WC.
Injorantët e dy popujve po pyesin se cila do jetë nisma e radhës e këtyre dy figurave, me të cilat po krenohen shqiptarët dhe serbët si popuj.
Nisma e radhës nga Rama mund të jetë që ta shfajësoi Vuçiqin nga akuzat e Sarajeva - Safari, duke e ditur se po i përpilohet aktakuza, derisa Albin Kurti ka kërkuar gjykatë speciale për gjykimin e Vuçiqit.
Tash për tash shfajësimi i Vuçiqit, për gjuetinë në njerëz ndaj boshnjakëve dhe masakrave në Kosovë, do të ishte ndihma më e çmuar, që do të mund ti ofronte Rama atij.
Kjo nismë nga Rama do ti shërbente Vuçiqit ta çmoi Ramën edhe më shumë, se sa atë që kishte bërë ai në hartimin e Draft - Statutin e Asociacionit, mbi Veriun e Kosovës.
Draft - Statuti i hartuar nga Rama ishte fenomenal, për ta kontrolluar e përvetësuar Serbia Veriun, po çfarë i duhet ai tash Vuçiqit, kur po e mendon akuzën, e cila po merr formë ndaj tij mbi Sarajeva - Safari, që do ta fundoste përgjithmonë si një kriminel lufte.
Kjo aktakuzë pritet të jetë edhe varri i tij. Iniciativat me Ramën po e ngushëllojnë sado pak, që ta largoi vëmendjen mbi hetimin dhe zbulimin që iu bë ndaj gjuetisë në njerëz nga ish rrethimi i Sarajevës nga forcat serbe dhe roli i Vuçiqit aty.
Rama me sukses, duke iu hedhur shqiptarëve hi syve, sidomos atyre në Shqipëri, e kishte ndihmuar Vuçiqin sa herë që ndodhej në vështirësitë, ndaj akuzave të bashkësisë ndërkombëtare, por krahasuar me rastet e tjera kjo i fundit, do ta fundosë përjetësisht.
Megjithatë, kur të mendohet se Rama e shpëtoi Ballukun nga akuzat milionëshe mbi korrupsionin, pse të mos tentoi që ta shfajësoi edhe Vuçiqin, nga akuzat mbi gjuetinë në njerëz në Sarajevë dhe masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Kjo është një çështje që i takon së kaluarës, do ta formulonte mbrojtjen. Duhet të orientohemi nga e ardhmja, kështu i ngushëllonte shqiptarët e Kosovës kur e kritikonin dhe e gjykonin, se po e mbron një kriminel lufte, i cili duke qenë ministër i propagandës, u kishte paraprirë edhe masakrave në Kosovë.
Rama këto ditë e mori edhe një vetiniciativë në favor të Vuçiqit. Hartën e Kosovës në pjesën ku kufizohet me Serbinë, kufirin e paraqiti vetëm me pika ndarëse. Kjo len të kuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Pamjen e punës së tij Rama së pari ia dërgoi Vuçiqit, për ti treguar se iniciativat e tyre të përbashkëta ende s´kanë përfunduar, edhe pse dihet se si do të përfundojnë këto nisma, në legenin e WC.
Mars - Rover (Satirë)